Forumi Kuq E Zi
FAMILJA KASTRIOTEVE (1383-1474)  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FAMILJA KASTRIOTEVE (1383-1474)  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
FAMILJA KASTRIOTEVE (1383-1474)  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FAMILJA KASTRIOTEVE (1383-1474)  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
FAMILJA KASTRIOTEVE (1383-1474)

Famlija e Kastrioteve kishte nje principate te vogel ne malet midis
Matit dhe Dibres,ne kufirin verior ne zoterimet e Topijave. Kostandin
Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi kete principate ne vitin 1383. I
biri, Gjergji, me trupat e tij, mori pjese ne betejen ogurzeze te Kosoves
me 1389. Venediku e pushtoi Kryeqytetin e saj, Krujen me 1392. Ne
vitin1395, kur Gjergji e vendosi e vuri serish sundimine tij ne
Kruje.Venediku e shpalli armik dhe i preu koken ne Durres ne vitin
1402. Pas atij erdhi i biri Gjoni, i cili e mori Krujen perseri dhe
gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranen, Matin, Dibren dhe
Mirditen, nga Prizreni ne lindje, deri ne detin Adriatik ne perendim. Kala
te fuqishme ishin ajo ne Kruje, Petrel, afer Tiranes, Petralbene
Mat, Stefigraf ne Dibren e Eperme dhe Tornak. Nga viti 1407 deri me
1430 Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 here dhe u detyrua
te pranonte kushte te renda paqeje. Kur turqit, me ne krye Muratin 2, e
thyen ate ne vitin 1421, ata e ndoqen praktiken e tyre te
zakonshme, duke lejuar qe te mbante ne kontroll te kufizuar mbi
principaten e tij. Mirepo i kerkuan te paguante harac vjetor dhe te
dorezonte kater djemte e tij si pengje per garantimin e neshtrimin e tij
te perhershem ndaj Sulltanit.Gjithashtu,Gjonit i premtuan se pas
vdekjes se tij ata do ta kthenin djalin e pare qe te zinte vendin e
sundimtarit. Me i vogli ishte Gjergji 9 vjecare,i cili do te njihej me vone
si heroi SKENDERBEU.
Ne kohen kur Turqia dhe Venediku hyne ne lufte per shkak te zoterimit
te Selanikut,me 1430,Venediku e nxiti Gjon Kastriotin te ngrinte
krye.Pastaj,me 1430,Venediku ua dorezoi turqve portin e
lakmueshem,nenshkroi nje marreveshje paqeje me ta dhe e la aleatin
e saj ne meshiren e reprezaleve Turke.Sulltani fitimtari menjehere iu
kunderpergjigj Shqiperave kryengrites,duke e mundur Kastriotin e duke
kofizuar ate ne nje zone malore.Pastaj,duke perdorur si baze
Krujen,nga viti 1431 deri ne 1433 Ali Pashe Evrenozi shkreti
Shqiperine nga Shkodra ne Veri ,deri ne Vlore ne jug.Me perjashtim
te kalase te Shkodres dhe te qytete-porte nen zoterimin e
Venedikut,Pothuajse e gjithe shqiperia ishte tashme ne duart e
Turqve.Feudalet individualist njeri pas tjeterit u shtrenguan te benin
thirrje per paqe dhe ti nenshtroheshin haracit.Megjitheate,deshira per
pavarsi nuk ishte zhdukur.Pritej vetem prijesi i duhur,i cili do t"i
bashkonte prijesat krahinore ne nje fron te vetem.Koha e tij kishte
ardh.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Skenderbeu
Kastriotet e kane origjinen nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skenderbeut, Pal
Kastrioti, mund te jete larguar nga Hasi dhe te jete vendosur si pronar
i dy fshatrave ne luginen e Drinit te Zi (sinjes dhe Gardhit te
poshtem). Zoterimet e Kastrioteve Filluan te zgjeroheshin qe ne fund te
shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Ne dy dhjetevjecaret e pare
te shekullit te XV, Principata e Kastrioteve arriti fuqizimin e saj me
te madh. Ajo siguroi daljen ne detin Adriatik, ku kishte skelen dhe
qendren doganore te Shufadase ne gryderdhjen e lumit Mat dhe prane saj
kriporet e Shenkollit. Ne lindie principata shtrihej te pakten deri ne
rrethinat e gostivarit dhe kufizohej me rrethinat e vjehrit te Gjonit qe
banonte ne rrethinat e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur me
bregdetin e Eugjeut ku ndodhej manastiri i Hilandrit, te cilit ai i
dhuroi dy fshatra ne rrethinat e Gostivarit dhe i bleu nje kulle. Ne
keto rethina jetoi si murg nje djal i tij ku edhe u varos.Principata e Kastrioteve ne Veri kufizohej me Principaten e Dukagjineve
dhe ne jug me ate te Topiajve. Ne principaten e Kastrioteve kalonin
rruge te rendesishme qe lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore
si dhe viset perendimoreme ato lindore te vendit. Ne to ishin perfshire
nje numer i konsiderueshem keshtjellash dhe qendrash ekonomike si
Prizreni, shufadaja, kriporet e Shenkollit, keshtjella e gurit te
bardhe, ajo e Stelushit etj.

pozita e rendesishme strategjike e principates se Kastrioteve beri qe
Gjon Kastrioti te kishte lidhie te shumta politike e martesore me
principatat e tjera Shqiptare. Ai hyri ne marreveshje ekonomike dhe
politike te ngushta edhe me vendet e huaja, aq sa Venedikun dhe Raguza
ne fund te viteve 30 te shekullit te XV u dhane Gjonit dhe djemve te tij
privilegje dhe te drejten e qytetarise.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriot Skenderbeut (deri ne 1443)

Gjergj Kastrioti - Skenderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali me i
vogel, dhe femija i parafundit i families me shume femije te Gjonit dhe
te Vojsaves, familia e se ciles banonte ne krahinen e Pollogut. Ata
kishin kater djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe
pese vajza ( Maren, Jellen, Angjelinen, Vllajken e Mamicen). Gjergji
lindi ne nje kohe kur principata e Kastrioteve ishte e fuqizuar. Kur
turqit moren Krujen (ne fund te vitit 1414 ose ne fillim te vitit 1415),
qe ishte ne kufi me principaten e Kastrioteve, Gjoni i cili ne 1410 u
kishte dhene nje djale peng Turqve (ndoshta Stalishin) u detyrua edhe
tani tu jepte atyre peng djalin e vogel, Gjergjin.Per nje periudhe rreth dhjete vjecare, Gjergji vashdoi shkollen e
icogllaneve te Edrenise, ku pergjithesisht futeshin djemte e
sundimtareve te porsanenshtruar e vasale, per te pergatitur e edukuar me
frymen osmane, si komandante te forte e feudale te bindur.

Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin me dhunti te vecanta, shume te
cmuara. Ai ishte shtatlarte dhe shume i fuqishem. Ishte mendie mprehte
dhe mesoi disa gjuhe te huaja. Gjate viteve te shkollimit Gjergji u
dallua nga te tjeret. Atij ia vune emrin myslyman Skender dhe mori pjese
ne fushata te ndryshme ushtarake ne Ballkan dhe ne Azine e vogel.
Luftonte mbi kale e ne kembe dhe ishte mjeshter i pashoq ne perdorimin e
shpates e te armeve te tjera.

Pasi mbaroi shkollen eic_ollganeve, Skenderbeu hyri ne kuadrot ushtarake
dhe mori titullin e beut, duke perparuar shpejt ne karieren shteterore
nga spahi ariti deri ne spotin me te larte te sanxhakbeut.

Ne mesin e viteve 20 ai u dergua ne Shqiperi dhe qendroi si kuader i
Perandorise Osmane deri ne fund te viteve 30. Si spahi Skenderbeu pati
nje timar te madh ne zonen midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe
porti i Shufadase dhe kriporet e Shenkollit. Ne vitet 1437-1438
Skenderbeut iu tha posti i subashit te Krujes, nderkohe qe me detyren e
kryetarit te sanxhabakut shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakes, Jakup
beu.

Gjate viteve te qendrimit ne Shqiperi Skenderbeu, ashtu si Jakup beu,
favorizoi elementin Shqiptar ne marredhenie me administrativen osmane
dhe i kujdes per mbarevajtjen e Principates se Kastrioteve. Ne fund te
viteve 30 kur ne ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati
II transferoi Jakup beun dhe Skenderbeun nga postet e larta qe kishin
ne Shqiperi. Emerimin e tij si sanxhakbej larg Shqiperise (besohet ne
Nikopol te Bullgarise) Skenderbeu se shikonte si gradim, por si shprehje
e mosbesimit te sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit Shqiptar qe ishte
perfshire ne administraten e shtetit osman, (aq me teper qe ne ate kohe
atij i kishte vdekur i jati dhe dy vellezer dhe ne krye te principates
duhej te vihej ai me Stanishin).

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons