Kjo nuk vlen për shtatzanitë e ndihmuara nga procedurat mjekësore, por vetëm për ato që vijnë në mënyrë natyrale.
Revista shkencore “Proceedings of the Royal Society” ka publikuar rezultatet e studimit të ri, të cilat tregojnë se, gratë që kanë lindur binjakë, jetojnë më gjatë.
Shkencëtarët e Universitetit të Utah në SHBA, theksojnë se kanë përdorur të dhënat nga 58.786 femra, të cilat kanë jetuar në një periudhë që shtrihet deri në shekullin XIX, si dhe kanë shtuar se të dhënat e studimit të tyre nuk mund të përdoren te shtatzanitë arificiale.
Sipas fjalëve të tyre, shtatzënësitë me binjakë më shpesh hasen të gratë më të fuqishme fizikisht, gjë që tregon për mundësinë se bëhet fjalë për një përshtatshmëri evolutive, e cila nënave më të shëndetshme ua rritë gjasat që të përcjellin gjenet e tyre.
Të dhënat aktuale tregojnë se shtatzënësitë binjake të cilat nuk janë rezultat i shtatzënësive të asistuara nga mjekët, përbëjnë 0,6% të lindjeve në Azi, 1-2% të lindjeve në Evropë dhe SHBA dhe 4% të lindjeve në Afrikë.