Një 39 vjeçar banues në një fshat të rrethit Fier është arrestuar sot nga forcat e policisë. Lirim Lani, i shpallur person në kërkim nga Interpoli, kërkohej nga drejtësia italiane pasi ishte dënuar me 10 vite heqje lirie.
Ai është kapur në vendlindjen e tij dhe nuk i ka rezistuar policisë. Kjo fundit e ka nxjerrë para gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.
Lani akuzohet nga drejtësia italiane dhe pikërisht nga gjykata e Leçes për veprën penale “Shfrytëzim të prostitucionit” dhe “Favorizim të emigracionit klandestin”. Për këto vepra 39 vjeçari është dënuar me 10 vite burg.