Dy qytetar nga Shkodra janë ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare me akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas policisë ata janë ndaluar në flagrance pasi janë kapur duke ndihmuar shtetas të vendeve të treta për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit Zi.
Të ndaluarit janë Admir Sholli, 28 vjeç lindur dhe banues ne lagjen “Guerile” të qytetit Shkodër i dënuar më parë dhe Denis Alushi, 24 vjeç lindur në fshatin Grude e Re në Shkodër dhe banues në lagjen “Guerile” qytetit Shkodër.