Një i vdekur dhe katër të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti i cili ka ndodhur mbrëmjen e së martës tek Shkëmbi i Kavajës.
Sipas policisë, mësohet se kanë qënë dy makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë dhe një viktimë. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Rezart Hoxha.
Ndërkohë, policia rrugore po heton për rrethanat, pasi ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në këtë aksident.