Për shkak të motit të keq është pezulluar sërish nisja e mësimit në Dibër, kjo pa një afat të caktuar. Ky vendim vjen pas një urdhëri të dytë nga Ministria e Arsimit.
Dëbora e dendur e ditëve të fundit ka sjellë jo pak probleme në tërë vendin.
Ministria e Arsimit ka vendosur që për ditët në vazhdim, shkollat në Dibër të mos zhvillojnë procesin mësimor, pasi moti është tejet problematik.
Ambientet në këto shkolla nuk kanë lëndën e mjaftueshme drusore për ngrohje si dhe rrugët janë tërësisht të pakalueshme nga dëbora.