Pas takimeve me krerët e shtetit shqiptar drejtori i zgjerimit në KE, Stefano Sannino ka vizituar sot zyrën e Avokatit të Popullit, Igli Totozani. – “Zyrën e Avokatit të Popullit e ka vizituar sot dt.07.02.2012, z. Stefano Sannino, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerim në KE, i shoqëruar nga Ambasadori i BE në Tiranë, z. Ettore Sequi. Në takim z.Sannino dhe z.Sequi u shprehën se e konsiderojnë Institucionin e Avokatit të Popullit, një institucion shumë të rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë në vend, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe si i tille do të gjejë të gjithë mbështetjen nga Bashkimi Europian dhe strukturat e BE-së” – thuhet mes të tjerash në një njoftim të kabinetit të AP-së lidhur me takimin
********
Avokati i Popullit Igli Totozani ka vizituar dje pasdite rreth orës 16.00 Shtëpinë e të Moshuarve në rrugën Ali Demi në Tiranë. Totozani dhe këshilltari i kabinetit Sokol Pasho, të shoqëruar nga drejtori i këtij institucioni qëndruan me të moshuarit për të folur rreth problemeve të moshës së tretë. “Unë e di që ju keni një mungesë që askush nuk e mbush dot, familjen. Por mund t’i telefononi zyrave të Avokatit të Popullit njësoj siç do t’i telefononit familjes suaj, ne do të përpiqemi t’ju jemi pranë” – u tha Totozani të moshuarve, duke premtuar rekomandime dhe bashkëpunim me institucionet e shtetit për të trajtuar problematikat e këtyre qendrave sociale. Të moshuarit u ankuan për mungesën e vëmendjes së shtetit ndaj problemeve të tyre. I pyetur nga mediat e pranishme rreth situatës me familjet rome, Totozani tha se emergjenca e 8 familjeve rome të marra në mbrojtje në kushtet e dëbimit dhe ngricës në fillim të shkurtit po trajtohet me përparësi. “Nuk mund t’i lemë njerëzit të vdesin vetëm për shkak të ngjyrës së lëkurës, çështja do zgjidhet patjetër në përputhje me detyrimet kushtetuese të secilit institucion shtetëror, – tha Totozani.