Forumi Kuq E Zi
Ligji i Tërheqjes: Supozo atë që dëshiron... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ligji i Tërheqjes: Supozo atë që dëshiron... Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Ligji i Tërheqjes: Supozo atë që dëshiron... Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Ligji i Tërheqjes: Supozo atë që dëshiron... Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Njëri nga hapat më të rëndësishem duke përdorur Ligjin e Tërheqjes (që thotë se mendimet dhe ndjenjat tona tërheqin përjetimet tona) është të ndërrojmë pritjet tona. Pse? Sepse universi furnizon saktësisht atë që presim të shohim. Pritjet tona janë bazamenti i besimeve tona ekzistuese.

Në qoftë se besojmë që kemi mungesë financiare, presim që shpenzimet tona të jenë më të mëdha se të ardhurat tona – dhe universi furnizon. Nëse besojmë që jemi të sëmurë, tepër të shëndoshë ose të dobët, presim që ndiejmë dhembje dhe lodhje – dhe universi furnizon. Nëse besojmë që jemi të padenjë për dashuri, presim që njerëzit nuk na duan – dhe ç’mendon që uiversi furnizon?

Kujtoji përjetimet që ke pasur në të kaluarën dhe pyete veten nëse e more atë që po prisje. A ke ndonjëherë shqiptuar deklarata si ato?

Nuk mund të vazhdoj më!

Jeta është luftë, dhe kjo më vret.

Gjithçka shkon gjithmonë mbrapsht për mua.

Po të mos kisha fat të keq, nuk do të kisha fat fare.

Kjo është tepër e mirë për të qenë e vërtetë, diçka do të shkojë keq.

Fjalë si këto janë në të vërtetë parashikime vetëplotësuese. Në fakt ti ia bën universit porosinë tënde në çastin kur fillon t'i ndiesh ndjenjat prapa fjalëve (po, bile para se t'i THUASH fjalët!). Universi nuk çan kokën për fjalët që përdor, por u kushton vëmendje vibracioneve të tua - sinjalit energjetik që ti po dërgon. Ky sinjal formohet nga besimet dhe pritjet e tua.

Pra si mund t’i ndërrojmë pritjet tona? A është e mundur?

Absolutisht po!

Njëra nga gjërat më të fuqishme që mund të bësh është të presësh qëllimisht më të mirën. Gjatë ditës kalo disa çaste në pushim dhe prit diçka të mrekullueshme. Thuaji vetes: “Sot do të jetë një ditë e shkëlqyeshme!” Mundohu të gjesh një pritje pozitive në çdo përjetim.

Nëse shefi yt kërkon të bisedojë me ty privatisht, në vend që të presësh që do të të qortojë ose largojë nga puna, prit që do të të lavdërojë dhe të ta rrisë rrogën! Në vend që të presësh fatura, prit një çek!

Sa më shumë mund ta mbash në zemrën tënde këtë ndjenjë pritjeje të gëzuar, aq më shumë do të shohësh rezultate që pasqyrojnë drejtpërdrejt pritjet e tua.

A tingëllon kjo e pabesueshme? E panatyrshme? Provo këtë eksperiment të vogël:

Para se të dalësh nga shtëpia një mëngjes, thuaji vetes: “Dikur sot do të shoh imazhin e një grerëze (ose çfarëdo imazhi që zgjedhësh – duhet të jetë diçka që nuk sheh zakonisht gjatë aktiviteteve të tua të përditshme).

Unë vendos ta tërheq këtë imazh në vëmendjen time, dhe do të më hidhet përsipër, kështu që nuk do ta humb. E DI që do ta shoh këtë grerëz, dhe kjo do të më vërtetojë që pritjet e mia NË TË VËRTETË ndikojnë përjetimet e mia.”

Duke thënë këto fjalë, mbushi me fuqi dhe bindje! Beso me gjithë zemrën tënde që në të vërtetë do ta tërheqësh këtë imazh. Pastaj largoje dhe vazhdo me ditën tënde si gjithmonë.

Nëse nuk e sheh imazhin që e ke zgjedhur, ti di që nuk ke mbushur pritjen tënde me mjaft fuqi dhe besim!

Kur e provova këtë eksperiment për herë të parë, nuk funksionoi. Duke e rikujtuar, kam parasysh se nuk BESOVA se do të shihja një grerëz. Shpresova se do ta shihja, por kisha dyshime. Megjithate vendosa ta riprovoja të nesërmen.

Atëherë vërtet ia dhashë pritjes sime energji me bindje dhe besim të patundshëm. Isha e VENDOSUR të shihja një grerëz dikur gjatë ditës sime dhe nuk do të pranoja asnjë rezultat tjetër. Obobo, sa mora atë që kërkova!

Atë ditë pashë grerëz kudo që shkoja. Logo grerëze në kamione që kalonin, bleta që u përmendën në radio, një arkëtar në dyqan që mbante një karficë me grerëz kur bëra pazar, dhe kur u ktheva në shtëpi, burri im po shihte një dokumentar për bleta në televizion!

Sapo të fillosh të shohësh që mund t’i ndikosh përjetimet e tua edhe në gjëra të vogla, imagjino se sa i fuqizuar do të ndihesh kur të vendosësh të presësh diçka më të mirë në aspektet më të mëdha të jetës. Përpiqu, do të mbetesh me befasi të këndshme!

Wendy Betterini

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
-Të gjithë punojmë me fuqi të pafundme.

-Sekreti është Ligji I Tërheqjes.

-Çfarëdo që shkon ne mendjen tënde atë po tërheq.

-Ne jemi si magnete, dhe tërheqim atë që duam. Ju shëndroheni atë që tërhiqni.

-Të gjithë kanë një frekuence. Mendimet dërgojnë energji magnetike.

-Njerëzit mendojnë per gjërat që nuk duan dhe atotërheqin.

-Mendimi= Krijimin. Nëse këto mendime janë të lidhura me emocione të forta (të mira apo të këqija) që përshpejton krijimin.

-Ju tërhiqni ato që mendoni me shumë.
Ata që flasin më shumë mbi sëmundjet, ata që mendojnë për prosperitetin etj.

-Nuk është ‘të shprehesh dëshirë’.

-Ju nuk mund të keni universin pa menduar për të.

-Zgjidhini me kujdes mendimet…ju jeni mjeshtri I jetës tuaj.

- S’ka problem nëse mendimet nuk po japin rezultat që në fillim.

-Çdo gjë në jetë që ju keni tërhequr…përveç faktit se është e vërtetë.

-Mendimet tuaja shkaktojnë ndjenjat.
Ne nuk kemi nevoje të komplikojmë të gjitha ‘arsyet’ pas emocioneve tona. Është më e thjeshtë se aq. Dy kategori…ndjenja të mira, ndjenja të këqija.

-Mendimet që ju sjellin emocione pozitive do të thonë që je në rrugën e duhur. Mendimet që ju sjellin ndjenja negative do të thonë qe je në rrugën e gabuar.

-Çfarëdo që po ndjeni është një refleksion e asaj që quhet proces I formimit.

-Je jeni ajo që ndjeni.

-Ndjenjat pozitive do të tërheqin ngjarje pozitive.

-Ju mund të filloni të ndjeni çfarë të doni (edhe pse mund të mos jeni aty)…universi do të përgjigjet.

-Ajo që ju përqendroheni me mendime dhe ndjenje do të tërheq eksperiencën tuaj.

-Ajo që mendoni dhe ajo që ndjeni dhe ajo që ndodh është gjithnjë e njëjtë, s’ka përjashtime.
Ndërgjegjësohuni.

--‘Ju krijoni universin tuaj’-Uinston Churchill.

-Është shumë e rëndësishme të ndiheni mirë.

-Ju mund ti ndryshoni direkt emocionet tuaja…thjesht duke menduar për dicka që ju bëri të lumtur, duke kënduar një kënge, etj.

-Sapo t’ia keni marrë dorën përpara se ta kuptoni ju do jeni krijuesi.

-Jeta mundet dhe duhet të jete fenomenale…dhe do të jetë kur ju të filloni të aplikoni ligjin e tërheqjes.

-Universi do të ri organizojë vetën për të ju ndihmuar.

-Filloni duke përdorur këtë fjali për të gjitha dëshirat: ‘Jam shumë I lumtur dhe mirënjohjes tani që…’

-Nuk keni pse ta dini si universi do të riorganizoje vetën.
Ligji I Universit është thjesht kuptimi se vetëm ti mund të gjenerosh ndjenja pozitive dhe duhet ta besh këtë gjë.

- Ju mund të keni ndonjë ide frymëzuese dhe ju ndihmon të arrini atë që doni në një mënyrë më të shpejtë.

-Universit I pëlqen shpejtësia. Mos e vono, mos dysho…

-Kur e keni mundësinë apo impulsin për të vepruar…VEPRO

-Ju do të tërhiqni çdo gjë që kërkoni-para, njerëz, lidhje…por ki vëmendjen te gjerat që po ecin për ju.

-Sa kohe? S’ka rregulla mbi kohen…sa me pozitive të jeni aq më shpejt do të ndodhin.

-Masa nuk ka rëndësi për universin…ju mund të keni çdo gjë që dëshironi.

-S’ka rregulla për sa I përket universit …çfarëdo që ndjeni tani universi do ju përgjigjet.

-Shumica e njerëzve I kane mendimet si një përgjigje të asaj që po shohin si faturat, vonesat, fati I keq etj.

-Duhet të gjeni një qasje të re.

-‘Ne jemi rezultat I mendimeve tona.’-Buddha.

-Çfarë mund të bëni tani për të ndryshuar jetën tuaj? Mirënjohja.

-Mirënjohja do të ju sjelle më shumë gjëra pozitive në jetë.
Ajo për të cilën mendojmë dhe falënderojmë ajo do të vi.

-Cilat janë gjërat për të cilat jeni falënderues? Ndiheni mirënjohjen…përqendrohuni të ato që keni dhe që vlerësoni.

-Imagjinojeni vetën me atë që doni të arrini dhe përqendrohuni në rezultatin final.

-Vizualizoni!! Bëni prova për të ardhmen tuaj.

-Vizualizoni! Shiheni, ndiheni! Këtu fillon veprimi.

-Ndjeni lumturinë…gëzimin.

-Një ndjenjë pozitive është 100x më e fuqishme se një negative.

-‘Se çfarë është fuqia unë nuk e di. Di vetëm se ajo ekziston.’-Alexander Graham Bell.

-Detyra jonë nuk është të shqetësohemi për ‘mënyrën’. “mënyra’ do të dalë nga angazhimi dhe besimi në atë që doni të arrini

Mënyra janë domenet e universit. Vetëm ai e di mënyrën më të shpejtë për të realizuar ëndrrat e tua.

-Nëse I beson universit ju do të habiteni nga ajo që do të merrni…këtu ndodhin mrekullia.

-Bëje me dëshirë këtë gjë çdo ditë, por jo si detyrë.

-Ndihu I çliruar nga I gjithë procesi…mirë, I lumtur.

-I vetmi ndryshim mes njerëzve që po jetojnë kështu është se ata nuk e bëjnë si detyrim.

-Ata kujtohen ta bëjnë përditë këtë gjë.
Krijoni një Tabele Qëllimesh…me foto të gjërave që doni të arrini..shikojeni përditë dhe ndjeni veten sikur I keni këto gjëra.

-‘Imagjinata është gjithçka. Është një parashikim gjërave që do të ndodhin në jetë.’

-Vendosni çfarë doni…besoni se mund ta keni, besoni se e meritoni, besoni se do të ndodhë për ju.

-Mbyllini sytë dhe vizualizoni vetën duke pasur çdo gjë që keni dashur dhe do e keni ndjesinë.

-Përqendrohu të gjërat për të cilat je mirënjohës…shijoji ato! Lëshoja universit ai do ti manifestojë.

-‘Çfarëdo që mendja mund të imagjinojë, njeriu mund ta arrije’. W. Clement Stone.

-Përcaktoni një objektiv të madh.

-Kur keni një mendim frymëzues, ki besim dhe vepro mbi atë.

-Si mund të keni prosperitet? Ki qëllimin për ta pasur atë!

-‘Çeqet vijnë në postë rregullisht’ .
Jeta ka për qëllim të jetë e bukur në të gjitha fushat.

-Kërko lumturi të brendshme dhe paqe me pas ato do të manifeston dhe jashtë.

-Ne jemi krijuesit e universit tonë.

-Marrëdhëniet: Trajtoje vetën në të njëjtën mënyrë që dëshiron të trajtohesh nga të tjerët…duaje vetën dhe do të duan.

-Ki respekt për veten.

-Për ata persona me të cilët ke përditë punë gjej një bllok dhe shkruaji aspektet pozitive për secilin prej tyre.
Shkruani gjërat që ju pëlqejnë prej tyre( mos kërkoni ti ndryshoni ata). Ligji I tërheqjes nuk do të ju vendosë në të njëjtën hapësirë nëse frekuencat tuaja nuk janë njësoj.

-Kur ju e kuptoni potencialin për tu ndjere mirë, nuk do e ndryshoni më këtë.

-Ju do të largoheni nga gjërat e pamundura dhe rrethanat që nuk ju ndihmojnë.

-Ju jeni I vetmi që krijoni realitetin tuaj.

-Asnjë njeri tjetër nuk mund të mendojë apo ndjejë si ju…vetëm ti e bën këtë gjë.

-Shëndeti: falënderoje universin për shëndetin tënd. Qesh, mos u streso dhe lumturia do të ju mbajë të shëndetshëm.
Sistemi imunitar do të rregullojë veten.

-Pjesë të trupit tonë zëvendësohen përditë, për jave etj. Brenda pak viteve ju do të keni një trup të ri.

-Imagjinoje veten me një trup të ri. Shpresa sjell shërbimin. Gëzimi sjell lumturinë. Stresi e shkatërron trupin.

- Largojeni stresin nga trupi juaj dhe do e rinovoni veten. Ju mund ta shëroni veten tuaj.

-Mësoni sit ë qëndroni, dhe zhvendose vëmendjen te ajo që do të përjetosh.

-Kur zëri dhe vizioni brenda bëhen aq të rëndësishme dhe të qarta se mendimet jashtë atëherë ju jeni mjeshtri I jetës suaj.

-Ju nuk jeni këtu për të ndryshuar botën siç doni. Ju jeni këtu për të krijuar një botë rreth teje që dëshiron.
Prano mendimet e të tjerëve.

- Njerëzit mendojnë se po ta dinin të gjithë ligjin e tërheqjes nuk do të mjaftonte më. Kjo është një gënjeshtër e cila na ka bërë më egoist.

-E vërteta është se ka plot dashuri, ide kreative, fuqi, lumturi dhe gëzim për të gjithë.

-E gjitha kjo bëhet më e qartë për një mëndje e cila e di kapacitetin e saj. Ka mjaftueshëm për të gjithë. Shikoje! Besoje! Dhe kjo do të vi për ju.

-Lejoni që realiteti juaj t’iu emocionoje dhe të zgjidhni gjërat që dëshironi.

-Shkruaji skenarin tënd. Kur sheh gjëra që nuk do, mos u përqendro te to, shkruaj mbi to, fol për to , shkruaj kundër tyre. Pra largoje vëmendjen nga gjërat që nuk do por përqendrohu te to që do.

- Ne jemi energji. Çdo gjë është energji.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ne jemi energji. Çdo gjë është energji.

-Mos e përcakto veten si trupi juaj.

-Një fushë energjie. Trupat tanë na kanë shpërqendruar nga energjia jonë. Ne kemi pafundësi mundësish për të krijuar.

-Nëse jo tani kur? Fillo e ndryshoje jetën tënde tani.

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons