Tirana ka kaluar sërish një mbrëmje traumatike. Një person është qëlluar tre herë me armë zjarri pistoletë në automjetin e tij me targa të Tiranës ne krahun e drejtuesit të automjetit, por për fat të mirë ka shpëtuar.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, 30-vjeçari i cili priste të kalonte kryqëzimin e rrugës “Sami Frashëri” me Pallatet Agimi, kur atentatori i është afruar automjetit të tij dhe e ka qëlluar disa herë me qëlllim për ta vrarë, vetëm pak metra nga godina e Drejtorisë se Policisë së qarkut të Tiranës.
I riu është shoqëruar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 minuta të mbrëmjes të së hënës, në të njëjtën kohë kur në lagjen Kombinat forca të shumta policië kanë rrethuar një automjet tip Benz me targa gjermane, pasi kishte marrë informacion se ishte vendosur një sasi eksplozivi.
Automjeti ishte i parkuar në afërsi të një pallati. Sipas xheniereve që u morën me çaktivizimin e saj në sediljen e automjetit Benz Mercedes ka patur të paktën 400 gramë lëndë eksplozive, e cila mund të shkaktonte dëme të mëdha.
Policia është njoftuar nga një telefonues i cili nuk bëhet publik për arsye hetimi. Telefonuesi i identifikuar është dhe dëshmitari kryesor i kësaj ngjarjeje, që pritet të zbardhet në orët në vazhdim.
Këto dy ngjarje ndodhin vetëm pak ditë pas vrasjes së një farmacisteje në zonën e Shkozës, në po të njëjtën natë nga ku në një atentat, mbeti viktimë kalimtarja Megi Jukiçi.