Në video shihet një krijesë në formë gjarpri, duke lëvizur nëpër liqenin e ngrirë Lagarfljot.
Krijesa mitike Lagarfljotsormur për herë të parë është përmendur në vitin e largët 1345. Sipas pohimeve, kjo krijesë ka formën e një krimbi gjigant, i cili arrin gjatësinë deri në 90 metra dhe kohë pas kohe është parë duke u zvarritur edhe në tokë.
Sipas tregimeve popullore, Lagarfljotsormur dikur ka qenë krimb i vogël të cilin një grua e futi në rrethin e unazës së artë për ta rritur unazën. Kur u kthye në shtëpi, unaza ishte në madhësinë e njëjtë, por jo edhe krimbi. E tmerruar me pamjen, ajo hodhi në liqen edhe krimbin edhe unazën dhe prej asaj kohe besohet se kafsha jeton aty.
Për fat të keq, në këtë video është vështirë të vërtetohet ekzistimi i Lagarfljotsormurit.