Forumi Kuq E Zi
Alkatraz dhe shpirtrat e te burgosurve te vdekur qe enden neper korridore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Alkatraz dhe shpirtrat e te burgosurve te vdekur qe enden neper korridore Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Alkatraz dhe shpirtrat e te burgosurve te vdekur qe enden neper korridore Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Alkatraz dhe shpirtrat e te burgosurve te vdekur qe enden neper korridore Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Alkatraz dhe shpirtrat e te burgosurve te vdekur qe enden neper korridore 417900_367474683263959_141388129205950_1593910_534456631_n
Shume kohe perpara se sa burgu te mbyllej, ngjarje me fantazma ishin duke ndodhur ne Alkatraz.

Alkatraz eshte nje prej burgjeve me te poshter ne historine e Amerikes, por tani eshte me i njohur si nje prej vendeve me te njohura me fantazma ne Amerike.

Gjate oreve te dites, burgu eshte nje atraksion interesant per turistet, me guidat turistike qe i shoqerojne grupet e turisteve verdalle per te pare qelite dhe pjese te tjera te burgut qe njehere e nje kohe mbanin kriminelet me te keqinj dhe te dhunshem te shekullit te 20, shume prej te cileve vdiqen ne burg ne menyre te dhunshme nga duart e rojeve te burgut apo te burgosruve te tjere.

Shume te tjere u cmenden nga stresi dhe tensioni mendor i shkaktuar nga kushtet e tmerrshme te ketij burgu qe ka marre nofken e merituar "Guri".

Mesa duket, shpirtrat e torturuar e ketyre te burgosurve vazhdojne te vertiten neper korridoret e erreta, te ftohta dhe te lageshta dhe ne qelite e Alkatrazit.

Ne vitin 1946, 3 krimiele te njohur te quajtur Joseph Paul Cretzer, Bernie Coy dhe Marvin Hubbard ishin liderat e tentatives me te pergjakur te arratisjen ne te gjithe historine e Alkatrazit.

Gjate perpjekjes, Coy, Cretzer, dhe Hubbard vrapuan neper koridorin e sherbimit ne Bllokun e Qelive C ku ata u vrane nga nje kombinim goditjesh me arme dhe shperthime granatash.

Sot, nje dere e madhe e celikte, e bllokon kete korridor dhe asnje nuk mundet te hyje aty.

Megjithate, shume turiste, pastrues, dhe roje nate kane raportuar qe kane degjuar tinguj ulerimash, te bertiturash, renkime, zhurma te cuditshme, si edhe zhurmen e te shtenave dhe shperthimve qe vijne nga ajo zone.

Shume prej rojeve te nates, qe kane patrullimin ne Alkatraz thone qe kane degjuar zhurma burrash qe vrapojne apo qe ecin neper kate.

Si zakonisht, rojet kur degjone zhurma dhe tinguj, shkojne ne vendin nga vinte zhurma per te kontrolluar nese ndonje prej turisteve eshte fshehur ne perpjekjen e tij per te qendruar dhe per te kaluar naten ne ishullin e famshem Alkatraz, qe ndoshta do te provoje drithma apo tu mburret miqve per eksperiencen e tij.

Por gjithmone rojet nuk kane gjetur asgje apo asnje qe te mund te kete bere ato zhurma.

Shume prej drejtuesve te turisteve, turistet apo rojet kane permendur gjithashtu shume shpesh edhe ndjesine e cuditshme qe ju krijohet nga njera prej qelive "vrima", ajo qe mban numrin 14D.

Qelia 14D eshte gjithmone e ftohte, nuk ka rendesi se sa vape dhe sa nxehte eshte ne te gjithe pjesen tjeter te burgut. Dhe njerezve gjithmone u krijohet nje ndjenje frike dhe parandjenje te keqe prej kesaj qelie.

Megjithate, fantazmat apo cfaredo qofshin ato qe ndodhen ne Alkatraz, kane qene aty qe perpara se sa Alkatraz te mbyllej.

Disa prej ish rojeve te burgut qe jane ende gjalle dhe disa prej ish te burgosurve ende gjalle gjithashtu kane treguar histori te frikshme dhe ndonjehere edhe terrifikuese ne lidhje me ngjarjet ne "vrima" dhe vecanerisht ne Qeline 14D.

Nje prej ketyre incidenteve ishte rreth viteve 1944 apo 1945 kur nje prej te burgosurve ishte mbyllur nje qeline 14D per shkak te nje shkelje te rregullave. Nje prej ish rojeve te burgut tha qe i burgosuri filloi te ulerinte qe ne momentin qe dera u mbyll. Ai vazhdonte te bertiste qe aty ishte nje moster me sy te kuq qe i shkelqenin dhe me pas ulerimat pushuan ashtu sic kishin filluar menjehere.

Te nesermen kur rojet e burgut hapen qeline, i burgosuri u gjend i vdekur me shenja te qarta dhe te pangaterrueshme duarsh rreth qafes se tij. Autopsia qe u be mbi trupin tregoi qe ato shenja nuk i kishte bere vete i burgosuri.

Ne diten e neserme mbas vdekjes se burrit, nderkohe qe rojet po benin numerimin e zakonshem te perditshem te te burgosurve, ne fund te rrjeshtit dalluan te burgosurin qe kishte vdekur nje dite me pare ne 14D. Thuhet se ai i pa ata me nje veshtim dhimbje dhe nervozizmi, dhe me nje veshtrim akuzues, dhe me pas ai u zhduk.

Me te gjithe dhimbjen dhe dhunen qe kishte brenda mureve te burgut shume te famshem Alkatrazit, nuk eshte edhe aq e pabesueshme qe ata qe kane vdekur ne ate vend te tmerrshem te mos jene larguar kurre prej aty, e duket sikur jane te zene lehetesisht ne kurthin e quajtur Alkatraz.

A eshte e vertete kjo histori? Ky mbetet ende nje mister.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons