Një fëmijë vetëm 4- vjeç ka humbur jetën aksidentalisht pasi është mbytur në një kanal pranë shtëpisë së tij në Belsh.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në fshatin Guri i Bardhë në Elbasan, ku fëmija me iniciale XH.H, ka dalë nga shtëpia në oborr teksa jashtë po binte shi dhe aksidentalisht ka rënë në kanal.
Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, ku më pas e kanë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndonëse fëmija nuk ka arritur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.