I ftohti në Itali ka shkaktuar edhe dy viktima të tjera në kryeqytetin e Romës.
Një e pastrehë 78-vjeçare është gjetur e vdekur në një stacion treni, ndërsa një 66-vjeçare ka vdekur në shtëpinë e saj në Palestrina.
Në këtë mënyrë shkon në 15 bilanci i viktimave për shkak të motit të keq.
Pritet që nga dita e sotme deri të martën i ftohti Siberian të arrijë maksimumin e intensitetit në Itali.