FJALOR I FJALËVE MISTIKE
Adept = rrjedh prej fjalës latine: adeptus =”ai që e ka ruajtur”. Në okultizëm do të thotë: “një që e mban një të fshehtë”, mjeshtër në shkencë apo në ezoteri; ai që ka shkelur në perandorinë shpirtërore; ai që e njeh evolucionin njerëzor, i dituri, mësuesi i jetës etj.
Avatar = në gjuhën vedante do të thotë manifestim i plotë i Zotit në formën njerëzore, në tokë, si mësues i përjetshëm dhe mësues i përsosur i gjallë; sjellja direkte e të vërtetës në botën iluzore, shpëtuesi, më i larti ndër më të lartit, i lashti, po ashtu: Zoti njeri, Mesija, Buda, Krishti, Rasool.
AUM (OM) = do të thotë Zot. Gjithashtu është edhe Fjala e Parë. Om-i është zëri i parë pranues në fillim të Fillimit të krijimit në Univers.
Ashram = është një vendbanim, një shkollë ku një apo më shumë mësues i ushtrojnë nxënësit për një zhvillim të lartë shpirtëror.
Antenat “L” = Janë tela metalikë; më të mirat janë prej telit të bakrit, të cilat duhet ta kenë formën e germës “L”. Me këto antena njeriu mund të hulumtojë ujërat nëntokësorë ose rrezatimet, të cilat janë të padukshme për syrin e njeriut. Te ne, në trojet shqiptare, vendet ku ka ujë nëntokësor hulumtohen për të hapur bunar (pus) për ujë.
Autohipnozë = Vetëhipnozë, kur personi vetushtron për ta arritur këtë gjendje ose ia mundëson hipnotizuesi, ku më vonë e merr vetëkomandën, me vetëdije, të ndërdijes së vet. Autohipnozën unë e quaj gjendje e vetëdijshme gjumi .
Bota eterike = Është botë e ngjashme me fiziken. Kur njeriu del me trup eterik në botën eterike, e ka të vështirë për ta dalluar botën fizike prej asaj eterike, sepse kjo botë plotësisht i përngjan botës fizike, edhe pse i ka ligjet pak më tjetërfare nga fizikja. Në këtë botë ka fortësi, ftohtësi ngrohtësi etj. Kur del në këtë botë, nëse ke vetëdije mund të fluturosh, të hysh nëpër mure dhe të marrësh forma të ndryshme; kjo varet se në çfarë shkalle të zhvillimit je. Në këtë botë, përveç se janë të gjitha krijesat e tokës, ekzistojnë edhe krijesa që gati kurrë në materie nuk dalin, si p.sh. zanat e malit, djajtë, patulakët apo xhuxhmaxhuxhët dhe të gjitha krijesat e elementeve të ndryshme kosmike, si të elementit të zjarrit, të ajrit, të ujit dhe të tokës.
Bota astrale = Është botë pak më e lartë se eterikja, po është e përzier pak me këtë dimenzion dhe me dimenzionin mental. Okultistët e quajnë ”mbeturinat e mendjes”, sepse në kët botë janë edhe mendimet e mira, edhe të këqijat të njerëzve, të cilat kanë krijuar si një lloj elemenarësh (shih: Elementarët) të gjallë, të mirë ose të këqij. Kjo botë është botë me shumë ngjyra, por edhe kjo i ka banorët dhe ligjet e veta.
Budist = personi që merret me budizëm: mediton, lutet, pastrohet shpirtërisht.
Dervish = rrjedh prej fjalës persishte darvish që don të thotë i varfër. Ky kuptim ekziston edhe në turqishte. Dervishi është një asket, i cili udhëton gjithkah, ka fuqi shumë të madhe magjike-shpirtërore dhe i cili, pas shkallës së gjashtë, arrin deri te shehu.
Djalli = Është qenie e ferrit, e dëmshme, me fuqi magjike të errëta; është mashtrues i madh; ka aftësi të mëdha hipnotike dhe është mjeshtër i formimit të vizioneve të qarta tek të tjerët; ka aftësi të merrë edhe formë njeriu dhe të krijesave të tjera. Ka lloje të ndryshme, simbolikisht duken të kuq dhe të zinj; kanë fytyrë njerëzore, po të shëmtuar; janë me brirë dhe këmbë të dhisë. Ka djaj të zinj, të gjelbër etj.
Diadë = komunikim i dypalshëm; dy vetë kur komunikojnë dhe e dëgjojnë njëri-tjetrin me vëmendje.
Elementarët = Janë krijesa, që njeriu i krijon vetë me forcën e vet magjike, dhe pastai elementari bëhet i dëgjueshëm për njeriun dhe ia kryen shumë punë magjistarit, si në botën astrale, ashtu edhe në atë fizike. Elementari përbëhet prej energjisë së magjistarit dhe duhet të ruhet shumë që të mos bjerë në dorë të huaj, se magjistarit mund t’i shkaktohen dëme të mëdha. Elementarit duhet t’i caktohet vdekja në Akashë, se përndryshe, me vdekjen e papritur të magjistarit, elementari mund të merrë kontrollin vetë dhe të bëhet si një dhampir e t’iu shkaktojë dëme të tjerëve.
Engjëjt = Janë qenie të dritës, të cilat nuk kanë gjini. Engjëjt ekzistojnë në botën shpirtërore dhe janë absolutisht pa ego. Ata ekzistojnë edhe në ne. Engjëj ka të kategorive të ndryshme dhe kryejnë urdhërat dhe ligjet e Zotit në mënyrë absolute.
Ego = nevci (arabisht) ose mendja, ”un-i”, shpirti si formë.
Hipnozë = fjalë greke: hypnos=gjumë. Edhe pse kjo gjendje shpirtërore duket si gjumë, nuk është gjendje gjumi, sepse hipnotizuesi flet me mediumin dhe ai i jep përgjigje. Mediumi në hipnozë është nën udhëheqjen e hipnotizuesit.
Hipermnezia = Të mbajturit mend të tepërt.
Hartat për hulumtim me lavjerrës = Janë harta normale, me të cilat, me anë të lavjerrësit hulumtohen gjërat e ndryshme në largësi.
Guri i murmurimës = Pas zbrazjes së vetëtimes lirohet një energji jashtëzakonisht e madhe, e cila gjuan në një vend, në të cilin lihet një gjurmë, si vrimë, në tokë; në atë vend, pas 40 ditësh, del nga toka një si lloj guri, me fuqi magjike jashtëzakonisht të madhe. Ky është “Guri i murmurimës”, i cili njihet në popullin tonë.
Iluminim = Përndritje. Njohje e vetvetes - Zotit në ne; njohje e të Vërtetës; arritje e vetëdijes Kosmike; realizim i të Vërtetës. Ky është qëllimi i ekzistimit njerëzor, bashkim me Zotin me vetëdije të plotë.
Impresionet apo Sanskara = Impresionet janë përjetimet tona të përditshme, qofshin fizike, mendore apo astrale; pra, çdo gjë që shohim, përjetojmë, veprojmë, mendojmë -në materie dhe astral. Impresionet janë edhe të jetërave të kaluara, dhe atë me mija vite dhe me neone, si në evulucionin njerëzor dhe inkarnimin si njeri, ashtu edhe në involucion, kur njeriu punonte për të realizuar Zotin dhe për t’u bërë Zot.
Joga apo Yoga = rrjedh prej gjuhës sanskrite, që do të thotë: ”union”, “shoqatë”. Joga është metodë e meditimit dhe e ushtrimeve fizike, me anë të të cilave njeriu fillon rrugën e vet spirituale të zhvillimit të lartë. Ka shumë degë të Jogës, dhe drejtime, të cilat më së shumti përdoren në Indi. Joga trajtohet si një shkencë psikike, e cila ka të bëjë drejtpërdrejt me njohjen e vetvetes. Me praktikimin e jogës shkon duke u zgjeruar vetëdija deri në vetëdijen kosmike; pra, deri te iluminimi apo përndritja - njohja e Zotit në ne, njohja e së vërtetës, realizimi i qëllimit kryesor të njeriut në tokë.
Jogin = Personi i cili e praktikon jogën.
Jin-Jang (yin-yang) = Rrjedh prej gjuhës kineze; janë simbole të dy fuqive kosmike. Yang: princip mashkullor, aktiv, nxehtësi, zjarr, princip i thatësisë; dhe Yin: princip femërot, pasiv, errët, ftohët, lagështirë. Janë dy principe të kundërta nëpërmes të cilave tërë univerzi iluzor ekziston. Ne i njohim si: mirë-keq, hëna-dielli, toka-qielli etj.
Koan = Në zenbudizëm njihet një fjalë apo fjali, e zgjedhur prej mësuesit shpirtëror, që nxënësi gjithnjë, pandërprerë, e përsësit derisa ta ndalë plotësisht mendjen dhe të iluminohet (përndritet). Kjo është ngjashëm si dhikri te sufitë e tarikatit Mevlani “Hu-Allah” e të tjera.
Kanalizimi spiritual = Është kur një medium, në transin autohipnotik ose hipnotik, bëhet kanal për ndonjë inteligjencë jashtëtokësore apo nga botërat shpirtërore, ku mediumi e lëshon trupin fizik, del me trupin e vet astralo-eterik dhe, në gëzhojën trupore të tij, hyn krijesa e dimenzionit tjetër dhe ia shfrytëzon trupin fizik për të sjellë porosi nga bota tjetër në botën fizike, kuptohet: në marrëveshje me mediumin.
Kundalini = Ose energjia kosmike e cila flen në çakrën e parë (Muladhara çakra), e cila gjendet në fund të boshtit kurrizor dhe te organet seksuale. Me zgjimin e kundalidinit, të gjitha çakrat mund të çilen dhe personi të arrijë vetëdijen më të lartë kosmike. Rreziku qëndron në faktin se me hapjen e këtyre botërave tek një person i papërgatiur sa duhet për këto gjëra ose pa mësues mund t’i shkaktojë vetes dhe të tjerëve dëme të mëdha me aftësitë e veta të pakontrolluara psikike dhe shpirtërore.
Lethoteknika = Fjalë greke që do të thotë: Teknikë e Letës - teknikë e lumit të harresës.
Lavjerrësi = Lavjerrësi ka forma të ndryshme; bëhet nga metali, druri, kristali dhe përdoret në radiestezi për hulumtimin e shumë gjërave. Lavjerrësi është vetëm mjet, i cili e transmeton përgjigjen prej ndërdijes në vetëdije, ku vetëdija ka qenë parashtrues i pyetjes. Lavjerrësi përdoret për shumë qëllime, si në hulumtimin dhe zbulimin e ujërave nëntokësorë, të rrezeve të dëmshme në dhomë; bën zbulimin e sëmundjeve te njeriu; shërben për marrjen e përgjigjeve të sakta nga ndërdija etj.
Magjia e bardhë = Merret me shërimin e njerëzve - me anë të hipnozës, sugjestionit pozitiv etj.; merret me zbulimin e magjive të zeza, bën largimin e qenieve të ferrit nga trupi astral-eterik; jep këshilla pozitive për jetën. Magjistari ose magjistarja e bardhë iu ka dorëzuar Zotit dhe punon me ndihmën e krijesave të dritës, si me shpirëta të mirë dhe me engjëj.
Magjia e zezë = Shkakton sëmundje tek njerëzit, bën shkatërrimin e jetës së njerëzve nëpërmes ritualeve të ndryshme, ku shtrigat ose shtriganët dinë t’i sëmujnë njerëzit, t’u shkaktojnë dëme në jetë. Këto rituale i dijnë edhe njerëzit e thjeshtë. Në trojet tona këto rituale të magjive të zeza më së shumti i bëjnë femrat dhe atë, për fat, në mënyrë primitive. Tepër rrallë dikush di të punojë në mënyrë profesionale në këtë drejtim. Për t’i sëmurë njerëzit këta persona përdorin lloj-lloj ritualesh, duke i marrë ndonjë send personit që i mësyhet e keqja, dhe kështu ndodh: prerje e teshave, e flokëve; marrja e gjakut, marrja e spermës etj.
Mnemoteknika = teknikë e lartë e të mbajturit mend.
Mbidija = Dija kosmike. Mbidija arrihet kur njeriu pastrohet tërësisht prej sanskarave dhe arrihet përndritja (iluminimi), njohja e Zotit të vërtetë si në ty ashtu edhe jashtë teje.
Mugjizet = Janë mrekulli të sufive. Me lejen e shehut, dervishët bëjnë para të tjerëve shumë mrekulli ose vetë shehu i përdor për nevoja spirituale e jetësore.
Neologizëm=Teknikë e harresës.
Mbrojtja “Atlanta” = Është një unazë që për simbol ka dy trekëndësha anash unazës dhe në mes 9 vija të drejta e të ndërprera, e cila ka fuqi shumë të madhe mbrojtëse kundër rrezatimeve të ndryshme të dëmshme. Unaza ështe gjetur në një varr në Egjipt dhe tash përdoret për mbojtje si talisman.
Ndërdija = Vetëdija e trupit astral. Vetë fjala tregon se diçka ekziston nën vetëdijen tonë. Ndërdija funksionon me pjesët jo të vetëdijshme të njeriut. Ndërdija i rregullon të gjitha funksionet e organizmit, duke filluar prej frymëmarrjes, ritmit të zemrës etj. Ndërdija është pothuaj neutrale për vetëdijen tonë, kah e çojnë bindjet dhe besimet e vetëdijes ajo funksionon si për mirë ashtu edhe për keq. Një shembull krahasimi: Ndërdija është si një anije gjigante, e cila bart me vehte të gjitha gjërat, si të mirat, ashtu të këqijat, mirëpo timoni i kësaj anijeje është vetëdija. Me njohjen e ligjeve të ndërdijes njeriu mund të arrijë gjëra të mëdha në jetën e vet. Kur njeriu me vetëdije e lidh kontaktin me ndërdijen, atëherë njeriu arrin një shkallë të lartë të zhvillimit shpirtëror.
Pafundësia = Pafundësia është gjendje e thellë shpirtërore, për të cilën mendja e njeriut fare nuk mund të fletë, vetëm mundet simbolikisht ta përshkruajë. Pafundësia vetëm mund të përjetohet. Me njohjen e Pafundësisë njihet Zoti në ne, ne e realizojmë të vërtetën, përndritemi. Pafundësinë që ne e mendojmë me mendjen tonë nuk është Pafundësi.
Psihometria = D.m.th.”lexim i shpirtit”. Personat që kanë aftësi qartëpamëse janë në gjendje që vetëm një send-shenjë apo ndonjë objekt, sado të vogël, t’ia marrin personit sa për ta prekur me dorë dhe të fillojnë të flasin për atë person, si për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij.
Qiti = Në gjuhen sanskrite indiane don të thotë vetëdija më e lartë që mund të arrihet.
Radiestezia = Fjalë lat./gr.: thupër-shufër-lavjerrës. Zbulim i rrezatimeve të padukshme -qoftë te njeriu, shtazët, bimët; si dhe zbulimi i energjisë statike, si ajo e ujërave nëntokësorë, ajo kosmike etj. me anë të lavjerrësit apo mjeteve tjera të radiestezisë.
Regresimi = Kjo metodë njihet në hipnozë si metodë ku mediumi rikthehet në vitet e fëmijërisë ose dërgohet në përjetimin e jetërave të kaluara, të cilat, si kujtime të mëparshme, janë të deponuara në ndërdije. Me regresim personi, qoftë vetë, qoftë nën udhëheqjen e shëruesit, mund të shërohet prej shumë sëmundjeve, të cilat e kanë burimin qoftë në të kaluarën e kësaj jete, qoftë në jetërat e kaluara; po ashtu prej reinkarnimeve të kaluara mund të nxirren njohuri, të cilat i ka harruar njeriu në këtë jetë.
Rrezet elektrike statike = Këto rreze janë shumë të dëmshme për trupin e njeriut, të shtazëve dhe të bimëve. Rrezet më të dëmshme teknike që ekzistojnë janë rrezet e frigoriferit dhe të mikrovalëve; pastaj të televizorit, të kanaleve nëntokësore, të centraleve elektrike, atomike etj.
Shtëpitë e nemura-kanceroze = Nëse ndonjë shtëpi është e ndërtuar mbi ndonjë nyje nëntokësore, ku nën tokë kryqëzohen dy lumenj, ajo energji përfshin tërë shtëpinë. Në këtë shtëpi të gjithë pothuaj mund të vdesin prej kancerit dalngadalë. Në këtë shtëpi njerëzit janë tepër nervozë dhe të sëmurë. Ka shtëpi që janë të nemura prej ndonjë personi të gjallë ose të vdekur, i cili me fuqinë e mendjes e ka nemur atë shtëpi, në të kurrë kurrgjë nuk shkon mbarë dhe kjo shtëpi dalngadalë shkon duke dalur fare.
Sheh = Është mësues shpirtëror, i cili ka njohuri të botërave të ndryshme dhe dimenzioneve të ndryshme. Shehu duhet ta ketë realizuar të Vërtetë dhe të gjendet në Hakikat. Është udhëheqës kryesor i një teqeje dhe i një tarikati, ku pas tij vijnë dervishët, punëtorët e ngushtë, hyzmeçarët apo shërbëtorët dhe myhybët, ata që janë pranuar në tarikat për një zhvillim të lartë shpirtëror në drejtimin islam.
Sfera e kristalit = Mjet, që njeriut i shërben në gjendje autotransi të shikojë në të kaluarën, në të tashtmen dhe në të ardhmen; sfera nuk ka fuqi, po njeriu ia jep atë fuqi.
Shenjtërit = Në të gjitha kohërat dhe epokat, në tokë, në të njëjtën kohë, gjithmonë ekzistojnë 56 Shiv-Atmi (në gjuhën sankrite, që d.m.th. Shpirtëra të përsosur-Realizues të Zotit). Prej këtyre 56 Shiv-Atmi, disa rrinë në gjendjen e Majzoobiat-it - kjo fjalë gjendet në sufizëm dhe d.m.th.: gjendje e tetë e Zotit), kurse disa rrinë në gjendjen e ashtuquajtur: Turija-avastha dhe d.m.th.: gjendje e bashkimin me Zotin). Kurse në terminologjinë sufiste këta shenjtër njihen si: „ Fana-ma-al-baqa“ ( d.m.th.: gjendje e nëntë e Zotit, kontakt me Zotin). Disa të tjerë të këtij grupi, pas kalimit në Bashkim Hyjnor, rrinë në gjendjen e ashtuquajtur: „Sulukiyat“ (në sufizëm d.m.th. gjendje e vërtetë e hulumtuesit). Po ashtu qëndrojnë në gjendje të ashtuquajtur: „baqa-billah“ (në sufizëm d.m.th. qëndrim në Zotin) dhe këtë në fund të udhëtimit të dytë hyjnor. Vetëm pesë prej të 56-tëve rrinë gjithmonë në gjendjen e Kutubiatit (Qutubiyat); të gjithë këta janë në formën njerëzore.
Pra, në të gjitha kohërat dhe në të gjitha epokat, në tokë, gjithmonë ekzistojnë pesë Kutubë (Qutub) ose Satguru (gjuhë sankrite) ose të ashtuqujtur shqip Mësues të Përsosur, të cilët jetojnë në mesin e njerëzve, duke i shfrytëzuar aspektet e pakufijshme të „ahadiyat-it” (në sufizëm d.m.th.: vetëdije më e lartë hynore dhe kosmike) në Arsh-e-ala (në sufizëm që d.m.th.: froni më i lartë - gjendje më e lartë shpirtrore ose gjendja e Avatarit (Resulullahit), respektivisht e Kutubëve.
Kutubëve u shërbejnë katër ndihmës e këta quhen Advallë. Detyra e këtyre është që gjithmonë të jenë të vetëdijshëm, të mbajnë pushtet në të katër anët e botës dhe, pa ndërprerë, t’u lajmërojnë Kutubëve për çdo ndodhi në botë. Përveç këtyre katër Advallë-ve, nën ta ekzistojnë dhe 40 Avdallë të tjerë: „Ata që janë ndërruar shpirtërisht“. Nën 40 Avdallët gjenden edhe 70 Fisnikë e pas tyre vijnë 300 Të Lartë. Sufistët e shenjtë në këtë kierarki, që nuk kanë obligime, quhen: Vali.
Trupi i Parë dhe Trupi i dytë = I nderuari, Mehmet Selaj, i cili për mua është mistik i rangut të lartë, por i cili, momentalisht, është ende i panjohur, në librin e tij të parë, ende të pabotuar, të ashtuquajtur “Fillimi i jetës” si dhe në librin e tij të dytë: ”Parajsa dhe humnera”, në të cilët, unë vetë, gjatë kam punuar, e shpjegon fillimin e krijimit të universit, ku si Parajsë e quan Trupin e Parë, kurse Ferr e quan Trupin e Dytë dhe detajisht e përshkruan se çka përmban Trupi i Parë, ai i Dyti, në sa shkallë ndahen ata, kush dhe si u shërben atyre e kështu me radhë.
Telekineze = Fjalë greke që don të thotë: tele-larg dhe kinese-lëvizur. Lëvizja e një gjëje në largësi, me forcën shpirtërore, pa e prekur fizikisht; pra, lëvizje e një objekti vetëm me fuqinë e mendjes dhe të shpirtit.
Vendet negative = Vendet negative në tokë janë ato vende, ku dominon energjia negative statike, që mund të jetë nga ujërat nëntokësorë, nga rrezatimet e mineraleve të dëmshme, nga vetë rrjeti i rrezatimeve kosmike ose nga ndonjë rrjet i fuqishëm elektrik.
Udhëheqësi shpirtror = Është qenie e brendshme hyjnore; shumica e quajnë engjëll pa flatra, i cili mund të jetë qenie që ka kryer të gjitha reinkarnimet dhe ka kaluar në botën hyjnore, ku tash iu shërben njerëzve; mund të jetë shpirt njerëzor, i cili ka vdekur dhe ka vendosur që personit të afërm t’i ndihmojë gjatë jetës nga bota astrale, varësisht si e caktojnë dhe e lejojnë qeniet e larta, të dritës.
Ujërat nëntokësorë = Toka është damar-damar, nëpër të cilët rrjedhin ujërat e ëmbël dhe ato minerale. Këta ujëra mund të jenë ose si përrocka nën tokë, ose si lumenj. Aty ku kalon ai ujë nëntokësor, lëshohet një energji e fuqishme statike, në drejtim të sipërfaqes së tokës dhe humbet diku lart në hapësirë. Nëse ndodh që njeriu ta bëjë shtëpinë mbi ato rreze, njerëzit e asaj shtëpie mund të sëmuren dhe shkaku i sëmundjes vështirë të përcaktohet.
Vendet pozitive = Janë vendet në tokë, ku toka rrezaton pozitivisht; si vende pozitive mund të jenë vendet ku ndonjëherë ka qenë e ndërtuar ndonjë xhami, kishë apo ku njerëzit janë lutur a kanë medituar kohë të gjatë .
Vendet neutrale = Këto vende janë shumë të mira për banim; në to gjumi të merrë i mirë dhe çohesh i pushueshëm. Në këto vende edhe njeriu i sëmurë fillon të shërohet. Të rrallët janë ata që kanë fat të qëllojnë në këso vendesh neutrale, ku të kënaqet shpirti dhe pushon shumë mirë dhe përtërihesh.
Vendet e papërshtatshme për banim = Janë ato vende, të cilat intensivisht bombardohen prej energjive të ndryshme negative - qofshin ato prej ujërave nëntokësorë, rrezatime teknike, kosmike; rrezatime nga mineralet ose shtëpitë e ndërtuara mbi varreza e të vjetra; rrezatime vendi ku janë bërë kurban njerëzit apo shtazët për Satanën ose Iblisin etj.
Vullneti = Vullnetin që ne e njohim, sipas mistikëve, nuk është vullnet. Vullnet i vërtetë është vullneti hyjnor, ku një qenie njerëzore bën gjëra të larta, të cilat me vulnetin normal njerëzor, kurrë nuk do të mund t’i bënte. Vullnet i vërtetë është kur një Jogi rri i shtangur dhe pa lëvizur me trupin fizik me muaj; vullneti normal i njeriut këtë nuk mund ta bëjë.
Zenbudizëm = Religjion i cili ka rrjedhë prej avatarit - Buda dhe merret me zhvillimin e lartë shpirtëror, deri te realizimi i Zotit, njohja e së Vërtetës në vete - përndritja.
Zëri ynë i brendshëm = Është zë të cilin njeriu e ndien pastër nga thellësitë e vetvetes, i cili gjithmonë e thotë të vërtetën.
Zanat e malit = Janë qenie të botës eteriko-astrale, të cilat e kanë vetëm një element kosmik; janë femra dhe meshkuj me fuqi shumë të madhe magjike, të cilat vetëm natën kallin zjarre, vallëzojnë dhe këndojnë në grupe; kanë aftësi telepatike e qartëpamëse të mëdha si dhe aftësi të teleportimit prej një vendi në vendin tjetër.
Arhat – qenie e lartësuar shpirtërisht me Shkallë Arritjeje në Shkollën e Budës dhe një që është jashtë “Tre Hapësirave” por më poshtë se Botisatva.
Baihui (bai-huei) – pikë akupunkture në majë të kokës.
Bodisatva – qenie e përndritur me Status Arritjeje në Shkollën e Budës i cili është më i lartë se Arhati por më i ulët se Tathagata.
Dafa (da-fah) – “Rruga e Madhe,” apo “Ligji i Lartë”; shkurt për emrin e plotë të praktikës Falun Dafa.
dan (dahn) – grumbull energjie që formohet në trupin e disa kultivuesve në alkiminë e brendshme; në alkiminë e jashtme, quhet “Eliziri i Përjetësisë”.
dantian (dan-tien) – “fushë e dan-it,” një fushë energjie e ndodhur në pjesën e poshtme të barkut.
Dao (dao) – “mënyra” apo rruga që në gjuhën kineze ka kuptimin e asaj që duhet të ndiqet. Shkruhet dhe “Tao”.
Diekou Xiaofu (dieh-kou shiau-fu) – Vendosja duarve mbi njëra tjetrën para pjesës së poshtme të barkut.
ding (ding) – një gjendje meditimi në të cilën mendja është plotësisht pa mendime megjithëse e vetëdijshme.
Tetë Meridianët Shtesë – në Mjekësinë Kineze, këto janë meridianët që ekzistojnë plus dymbëdhjetë Meridianëve të Rregullt. Shumica e tetë Meridianëve Shtesë kryqëzohet me pikat e akupunkturës së dymbëdhjetë Meridianëve të Rregullt dhe kështu ato nuk konsiderohen meridianë të pavarur apo kryesorë.
Fa (fah) – “Mënyrë”, “Ligj”, apo “Parime”.
Falun (fah-lën) – “Rrotë Ligji” (shih foton me ngjyra në fillim të librit).
Falun Dafa (fah-lën da-fah) – “Mënyra Kultivuese e Rrotës së Ligjit”.
Falun Gong (fah-lën gong) – “Qigong i Rrotës së Ligjit”. Emrat Falun Gong dhe Falun Dafa përdoren të dyja për praktikën.
gong (gong) – “energji kultivimi”.
karma – një substancë e zezë që është rezultat i keqbërjeve.
Liangshou Jieyin (liahng-sho xhieh-jin) – Bashkim i duarve.
Pozicioni Pëllëmbë Lotus – pozicion i duarve që duhet të mbahet gjatë gjithë ushtrimeve. Në këtë pozicion, pëllëmbët janë të hapura dhe gishtërinjtë të relaksuar, por të drejtuar. Gishti i mesit i secilës dorë është i relaksuar aq sa përkulet pak nga brenda pëllëmbës.
Maitreja – në Budizëm, Maitreja është emri i Budës së të Ardhmes, i cili do të vijë në Tokë pas Buda Sakiamunit për të afruar shpëtim.
Mjeshtër – termi kinez i përdorur këtu, shifu, përbëhet nga dy karaktere: një që do të thotë “mësues”, dhe tjetri “baba”.
meridianë – rrjeti i kanaleve të energjisë në trupin e njeriut që mendohet se janë përçues të qi-së (energjisë vitale). Në Mjekësinë Tradicionale Kineze dhe mendimin popullor kinez, sëmundja thuhet se shfaqet kur qi nuk rrjedh siç duhet përmes këtyre meridianëve, si atëherë kur qi është e tejmbushur, bllokuar, udhëton tepër shpejt apo tepër ngadalë, lëviz në drejtimin e gabuar, etj.
qi (çi) – sipas mendimit kinez, kjo substancë/energji thuhet se merr shumë forma në trup dhe ambient. Zakonisht e përkthyer si “energji jetësore,” kjo qi mendohet të përcaktojë shëndetin e personit. “Qi” mund të përdoret në një kuptim me të gjerë për të përshkruar substancat që janë të padukshme dhe pa formë, si p.sh. ajri, kundërmimi, zemërimi, etj.
qigong (çi-gong) – emër i përgjithshëm për disa praktika që kultivojnë trupin e njeriut. Gjatë dekadave të fundit, ushtrimet qigong kanë qenë jashtëzakonisht popullore në Kinë.
samadhi – meditimi Budist.
Sakiamuni – Buda Sakiamuni, apo “Buda” Sidartha Gautama. I njohur gjerësisht si themeluesi i Budizmit, ai jetoi në Indinë e lashtë rreth shekullit të 5-të p.e.r.
Shuangshou Heshi (shuang-shou hë-shë) – Shtyp duart të bashkuara para gjoksit.
Tathagata – qenie e përndritur me Status Arritjeje në Shkollën e Budës i cili është sipër nivelit të Bodisatvës dhe Arhatit.
Syri i Tretë – shpesh i quajtur dhe “Sy Qiellor”, ky term (tianmu) përdoret për t’ju referuar si Syrit të Tretë ashtu dhe një komponenti të këtij sistemi si p.sh gjëndrës pineale.
xinxing (shin-shing) – “cilësi e mendjes”, apo “cilësi e zemrës”; “karakter moral”.
jin (jin) dhe jang (jang) – Shkolla Daos beson se çdo gjë përmban forca të kundërta të jin dhe jang të cilat përjashtojnë njëra-tjetrën, por dhe varen nga njëra-tjetra, p.sh femër (jin) kundrejt mashkull (jang), pjesa përpara e trupit (jin) kundrejt pjesës prapa (jang).