Teleskopi hapësinor, Hubble sjell në Tokë të tjera imazhe mahnitëse nga universi. Këtë herë objektivi i Hubble ka kapur një galaktikë me formën e "spirales së mbyllur", pamje të cilat sipas NASA-s do të ndihmojnë të kuptojmë më mirë “Rrugën e Qumështit”.
Shumica e galaktikave të njohura deri më sot nga shkenca futen në kategorinë e “spiraleve të mbylluara”, quhen kështu për shkak të strukturës që kanë. Përqendrimi i planeteve dhe yjeve në galaktikat e tilla është më shumë në “vorbullën”, bërthamën e saj dhe sa më larg “vorbullës” aq më të rralla janë yjet dhe planetet.
Kjo, sipas shkencëtarëve, mund të ndihmojë në studimin e galaktikave dhe kuptimin më të mirë të universit. Sipas tyre nga masa e përqendrimit mund të përcaktohet mosha e galaktikave. Kështu, sa më e përqendruar të jetë galaktika, aq më e re është dhe sa më e zbehtë të jetë bërthama e saj, aq më e moshuar është.
Në pamjet e sjella nga Hubble, lartë në të majtë të fotos, vihet re një dritë më e fortë, që sipas NASA-s mund të bëhet fjalë për formimin e një ylli, ose për një sistem binar, dmth një yll dhe një “vrimë e zezë” që vërtiten rreth të njëjtës orbitë.