Ai ka qenë mjaft krenar për transplantin e flokëve, 30 mijë stërlinësh, që i mbulonte rënien e tyre në pjesën ballore.
Dhe tani që ato i janë rritur pakëz, duket se futbollisti anglez Uejn Runi është i prirur të eksperimentojë me lookun e tij të ri.
25 vjeçari ra në sy për një ngjyrë më të errët të flokëve, kur një natën më parë ishte pjesëmarrës në shfaqjen “Oliver!” në “Palace Theater” në Mançester.
Uejn ishte i shoqëruar nga e shoqja Kolin , e cila kishte veshur një pelerinë blu sipër të shoqëruar me një xhakteë pellushi dhe një palë streçe të zeza poshtë.
Futbollisti si zakonisht nuk i shpëtoi stilit të tij sportiv, me një xhup, pantallona dhe atlete të zeza.
Por duke u kthyer tek ngjyra e re flokëve të Runit, ajo mund të jetë edhe një efekt anësor i transplantit.
Klinika që trajtoi Runin e kishte paralajëmruar një gjë të tillë.
Drejtori i klinikës zbuloi se dekolorimi i flokëve mund të zgjasë pak kohë, madje nga 6-12 muaj.
“Kjo është koha e mundshme për një efekt të plotë. Është si puna e transplantimit të një luleje të preferuar”, tha doktori duke vazhduar. Ndërkohë që rrënjët zënë vend, rritja në majë mund të jetë e pakët dhe kjo mund të përfshijë fillimisht rënie dhe dekolorim”.
Kështu pas transplantit që kreu në qershorin e vitit të kaluar, mos u cudisni të shihni një Uejn Runi më pak biond. Një sakrificë e pakët kjo krahasuar me “çmimin” që do ta bëjë me flokë më të dendur.