Trazirat që kanë përfshirë disa zona të shtetit Bahia në Brazil që nga dita e premte, kanë shkaktuar të paktën 29 viktima.
Trazirat nisën pas një vendimi të rrallë të forcave të policisë, për t’u futur në grevë, veprim ky i jashtëligjshëm.
Presidentja e vendit, Dilma Roussef vendosi dërgimin e 2500 forcave ushtarake për të rivendosur rendin në vend. Situata ka dalë jashtë kontrolli dhe në rrugët e dy qyteteve më të mëdha të këtij shteti, Salvador dhe Fortaleza, si dhe ndër destinacionet kryesore të turistëve të huaj, ka panik dhe akte vandale.
Mes viktimave ndodhet edhe një grua me një të fëmijë të porsalindur e sulmuar, sipas të gjitha gjasave nga grabitës që përfituan nga “greva” e policisë.