Gjatë vizitës në Austri, kreu i opozitës Edi Rama është takuar me emigrantët shqiptarë dhe të ftuar austriakë në sallën e "House of the European Union”, ku është zhvilluar një debat me temë “Bashkimi Europian, mes meje dhe jush”.
Krahas promovimit të librit "Kurban", kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka biseduar me të pranishmit në lidhje me vizionin e tij për çështjet e nxehta të politikës së ditës, si dhe i është përgjigjur pyetjeve, që kishin të benin me çështjet e pronave, votën e emigrantëve dhe vrasjet e 21 janarit.
"Ne jemi shprehur shumë qartë për çështjen e pronës, duke nisur që nga fakti se ne nuk i konsiderojme ish-pronarët, ish-pronarë, por pronarë dhe
Zgjidhja e problemit të pronës nuk eshte as e majte dhe as e djathte, por një çeshtje që lidhet me drejtësine, mbi të cilen duhet te ngrihet e gjithe bashkejetesa shoqerore
Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste jemi angazhuar solemnisht për zgjidhjen e problemit të pronës, sepse zgjidhja e këtij problemi nuk eshte as e majte dhe as e djathte, por një çeshtje që lidhet me drejtësine, mbi të cilen duhet te ngrihet e gjithe bashkejetesa shoqerore", tha Rama.
Duke u ndalur në hetimin e ngjarjes së 21 janarit, Rama ka komentuar deklaratat se kryeministrit Berisha se atë ditë u zbatua ligji.
"Nëqoftëse paskan zbatuar ligjin, përse ndërrojnë tytat? Përse fshijnë provat në serverin e Kryeministrisë dhe pse pengojnë hetimin, duke bere presione barbare ndaj Prokurorise dhe personalisht Prokurores se Pergjithshme? Ne angazhohemi që të krijojmë të gjitha kushtet që drejtesia te jete realisht e pavarur", tha Rama.
Rama ka ftuar emigrantët shqiptarë jo vetëm ata të pranishëm në sallë, por edhe në vende të tjera të vijnë e të votojnë në Shqipëri.
"Pa ndihmën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, Shqipëria nuk do të mund t'i mbijetonte keqqeverisjes duke filluar nga kuptimi fare i thjeshtë i ekonomisë së përditshme. Bëni çmos ta merrni rrugën mbrapsht për të votuar për një Shqipëri më të mirë, në mënyrë që numri i votave të jetë i atillë, që të mos kete vjedhje që t'i bëjë derman pushtetit të sotshëm", tha Rama.