Imazhet piktoreske të Kirke Wendelstein, kishës së vogël që ndodhet në 1.838 metra lartësi, në Alpet Bavareze.
Kisha më e lartë e Gjermanisë, mbuluar nga bora dhe acari që ka përshirë Gjermaninë dhe jo vetëm, është bërë skenari i këtyre pamjeve të mrekullueshme rrethuar e gjitha nga bora dhe akull, që kanë mbuluar plotësisht fasadën e saj duke e kthyer në një peisazh të mrekullushem përrallor.
Kisha është e vendosur në Bayrischzell, jo larg nga kufiri me Austrinë, në mes të Mynihut, Insbruk dhe Salzburg, në një zonë shumë të vizituar si në verë edhe në dimër. Këtu mund të shkohet me tren dhe kujtojmë që këtë vit hekurudhat gjermane festojnë 90 vjetorin e tyre.