Ditën e djeshme është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i dy shtetasve.
Ata janë Teki Syla, 39 –vjeç dhe 48-vjeçarja me inicialet D.SH. Arrestimi i ketyre shtetasve u bë pasi me datë një shkurt , në lagjen nr.17 në Durres, në bashkepunim me njeri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhenie pasurie shumën prej 15.000 euro, shtetasin kosovar me iniciale D.K, 70 –vjeç.
Nga kryerja e veprimeve të para hetimore, rezulton se të dy personat e akuzuar bashkëpunonin me njëri-tjetrin nga ku 48-vjeçarja me iniciale D.SH siguronte klientë, të cilëve më pas i’u kërkoheshin nga Teki Syla shuma parash me qëllim mospublikimin para familjarëve të materialeve fotografike.
Materialet proceduriale për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhenie pasurie në bashkëpunim”, i’u çuan Prokurorisë së Durrësit.