Forumi Kuq E Zi
Koinçidenca... ? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Koinçidenca... ? Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Koinçidenca... ? Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Koinçidenca... ? Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Koinçidenca... ? Empty Koinçidenca... ? 19/5/2011, 20:46

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Historitë me koincidenca që të lënë pa mend

Koincidencat ndodh që të prekin jetën e kujtdo në një moment të caktuar. Disa janë të vogla e të parëndësishme, por ka disa që na tërheqin vëmendjen më shumë se zakonisht.

Një prej këtyre është rasti kur mendojmë për dikë që s’e kemi parë prej shumë kohësh dhe disa momente më vonë rastis që ai person të na telefonojë ose të na shfaqet papritur përpara në rrugë.

Studiuesit janë shpjegime të ndryshëm për koincidencat. Sidoqoftë, bota është e mbushur me rastësi nga më të çuditshmet që shkojnë tej perceptimit tonë mbi atë që mund të ketë ndodhur.

Një prej koincidencave më të famshme, e cila qarkullon prej vitesh është ajo mes dy presidentëve amerikanë, Lincoln dhe Kennedy, të cilët kanë jetuar në një distancë kohore prej 100 vitesh nga njëri tjetri.

Emrat e të dyve kanë nga shtatë shkronja, të dy janë vrarë ditën e premte ndërkohë që ishin të ulur pranë bashkëshorteve të tyre, njëri në teatrin Ford ndërsa tjetri në një makinë Ford e kështu me radhë.


Informacionet qe vijojne jane te verteta!

- Abraham Lincoln u zgjodh ne kongres me 1846
- John Kennedy u zgjodh ne kongres me 1946

- Abraham Lincoln u zgjodh president me 1860
- John Kennedy u zgjodh president me 1960

Mbiemrat Lincoln dhe Kennedy perbehen nga 7 germa.

Te dy konsiderohen mbrojtesit e medhenj te drejtave te njeriut.

Grate e te dy presidenteve humben femije nderkohe qe banonin ne Shtepine e Bardhe.

Te dy presidentet u vrane me goditje ne koke.

Te dy presidentet pushuan se jetuari dite te merkure.

Sekretaria e Lincoln-it quhej Kennedy.
Sekretaria e Kennedy quhej Lincoln.

U vrane nga "njerez jugore".
Te dy presidentet paten si pasardhes nje "jugor"

Emrat e pasardhesve perbehen nga 7 germa dhe te dy quheshin Johnson.

Andrew Johnson, qe pasoi Lincoln lindi me 1808
Lyndon Johnson, qe pasoi Kennedy lindi me 1908

John Wilkes Booth, qe vrau Lincoln lindi me 1839
Lee Harvey Oswald, qe vrau Kennedy lindi me 1939

Te dy vrasesit njiheshin nga tre emrat e tyre.
Totali i germave te emrave te tyre ishte 15.

Lincoln vdiq ne nje kinema qe quhej "Kennedy"
Kennedy vdiq ne nje makine qe quhej "Lincoln"

John W. Booth iku nga kinemaja dhe u arrestua ne nje ndertese.
Lee H. Oswald iku nga nje ndertese dhe u arrestua ne nje kinema.

Booth dhe Oswald i vrane perpara procesit...

Dhe tani, gjeja me e habitshme...

Nje jave perpara se te vritej, Lincoln ishte me pushime ne Monroe, Maryland.
Nje jave perpara se te vritej, Kennedy ishte "me pushime" me Marilyn Monroe.

Te gjitha keto jane vetem koinçidenca...?!


C MENDONI JU PER KOINCIDENCAT...?

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 19/5/2011, 20:46

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Te tjera "koinçidenca"...

Lexoni me poshte dhe shikoni cfare llogaritjesh kane bere. Jane vertete interesante.

1. New York City ka gjithsej 11 germa

2. Afghanistan ka gjthsejë 11 germa.

3. Ramsin Yuseb (Terroristi i cili ka kërcënuar se do t'i shkatrrojë kullat binjake në vitin 1993) poashtu ka gjithsejë 11 germa.

4. George W Bush poashtu ka 11 germa.
Kjo mund të jetë një koinçidencë e thjeshtë, por i ben gjërat më interesante këtu:

1) New York është Shteti i 11-të.

2) Aeroplani i parë i cili është përplasur për kullat binjake ka qenë fluturimi numër 11.

3) Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11).

4) Fluturimi numër 77 i cili po ashtu është përplasur për kullat binjake ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)

5) Tragjedia ka ndodhur me 11 Shtatorë, apo ashtu siqë tani është e
njohur 9/11 (9+1+1=11)

6) Kjo datë është e ngjajshme me numrin e emergjences
së servisit telefonik 911 (9+1+1=11)


Një koinçidencë e plotë ...


1) Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).

2) 11 Shtator-i është dita e 254 me radhë në vitin kalendarik.
Prap kemi (2+5+4=11).

3) Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004 (3+1+1+2+0+0+4=11).

4)Tragjedia e Madridit ka ndodhur 911 dite (9+1+1=11) ditë pas incidentit të kullave binjake.

Tani kjo është ajo që gjërat i bën të mbinatyrshme (të frikshme)

Simboli më i njohur për SHBA-të, pas yjeve & shiritave, është Shqiponja.

Vargjet më poshtë janë të marra nga Kurani, libri i shenjte Islamik:

Pasi është e shkruar se një bir Arabie do ta zgjoj Shqiponjën

Frikësuese. Tërbimi i Shqiponjës do të bie mbi tokat e ALLAHUT
përderisa disa popuj të shnderuar në dëshpërim akoma më të kënaqur: për tërbimin e Shqiponjës Frikësuese pastruan tokat e ALLAHUT dhe aty ka pasur PAQE. Ky citat është numër 9.11 nga KURANI.


Provojeni këte dhe shikoni se si do të ndjeheni pastaj.

Hapeni Microsoft Word dhe bëni si më poshtë:


1. Shkruani me të mëdha Q33 NY. Ky ka qene numri i fluturimit të avionit të parë që ka goditur kullat binjake.

2. Selektojeni këte:- Q33 NY

3. Shëndrojeni shkrimin në madhësinë 48.

4. Shëndrojeni shkrimin actual në WINGDINGS dhe do të fitoni një pamje interesante, krejt lehte e kuptueshme
Koinçidenca... ? Q33NY



Edituar për herë të fundit nga Sebastjan në 19/5/2011, 20:49, edituar 1 herë gjithsej

https://kuqezi.albanianforum.net/

3Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 19/5/2011, 20:46

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1. Koincidencë historike

Thomas Jefferson dhe John Adams janë dy prej themeluesve të shtetit amerikan. Jefferson hartoi Deklaratën e Pavarësisë e më pas ia tregoi atë Adams, i cili (bashkë me Benjamin Franklin) ndihmoi në redaktimin dhe përfundimin e saj. Kongresi Kontinental e miratoi dokumentin më 4 korrik 1776. Për çudi, edhe Jefferson edhe Adams vdiqën në të njëjtën ditë, 4 korrik 1826, 50 vite pas nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

2. Zbulimi i hotelit

Në vitin 1953, reporteri televiziv Irv Kupcinet ishte në Londër për të kurorëzimin e Elizabetës II. Në një prej sirtarëve të dhomës së tij në hotelin “Savoy” ai gjeti disa objekte që i përkisnin personit me emrin Harry Hannin. Hannin, një yll basketbolli ishte mik i Kupcinet. Dy ditë më vonë, Kupcinet mori një letër nga Hannin, i cili i shkruante se kur kishte qëndruar në hotelin “Meurice” në Paris kishte gjetur në një sirtar një kravatë me emrin e Kupcinet mbi të.

3. Taksia

Në vitin 1975 një person po ecte me motoçikletë në Bermuda, kur u përplas nga një taksi dhe humbi jetën. Ngjarja do të përsëritej një vit më vonë fatkeqësisht. Vëllai i këtij personi humbi jetën në të njëjtën mënyrë. Në fakt ai po udhëtonte me të njëjtën motoçikletë. Dhe ngjarja bëhet akoma më e çuditshme pasi ishte i njëjti shofer taksie që kishte aksidentuar të vëllain e viktimës së radhës dhe në taksi ndodhej i njëjti pasagjer që ishte herën e parë.

https://kuqezi.albanianforum.net/

4Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 19/5/2011, 20:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
4. Bubuzheli i artë

Carl Jung shkruan në “Strukturën dhe dinamikën e psikikës”: “Një grua e re, të cilën po e trajtoja, pa në një moment kritik në ëndërr një bubuzhel të atë. Ndërkohë që ajo po më tregonte ëndrrën unë isha me kurriz nga dritarja. Papritur dëgjova një zhurmë pas meje. Kur u ktheva pashë një insekt fluturues që po përplasej pas xhamit. Hapa dritaren dhe e kapa insektin në ajër ndërsa po fluturonte. Ishte analogjia më e afërt e bubuzhelit të artë”.

5. Hakmarrja

Në vitin 1883, Henry Ziegland u nda nga e dashura e tij, e cila si pasojë e tronditjes kreu vetëvrasje. Vëllai i saj e ndoqi pas Ziegland dhe i qëlloi me armë zjarri. Duke menduar se e kishte vrarë ai kreu menjëherë vetëvrasje. Në fakt, Ziegland nuk vdiq pasi plumbi i lëndoi fytyrën dhe shkoi e u ngul në një pemë. Vite më vonë, Ziegland vendosi të priste pemën, ku ishte plumbi. Ngaqë pema ishte e madhi ai vendosi dinamit, por gjatë shpërthimit plumbi doli nga trungu dhe e goditi Ziegland në kokë.

6. Binjakët

Vëllezërit binjakë, Jim Lewis dhe Jim Springer u ndanë që në lindje dhe u adoptuan nga familje të ndryshme. Të dyja familjet ua vunë emrat James. Dy djemtë u rritën pa e njohur njëri-tjetrin, por të dy u morën me zdrukthëtari dhe të dy u martuan me gra që quheshin Linda. Të dy sollën në jetë djem dhe njëri e quajti James Alan të birin, ndërsa tjetri James Allan. Binjakët gjithashtu u divorcuan dhe u martuan me gra të tjera, të dyja të quajtura Betty. Dhe të dy kishin nga një qen me emrin Toy.

https://kuqezi.albanianforum.net/

5Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 19/5/2011, 20:47

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
7. Anthony Hopkins dhe momenti i duhur

Aktori i njohur Anthony Hopkins mori një rol të filmit “Vajza nga Petrovka” e autorit George Feifer, më 1973. Ai shkoi në disa librari të Londrës për të blerë librin, por s’e gjeti në asnjë vend. Ndërsa priste trenin për t’u kthyer në shtëpi ai e gjeti librin e harruar aty. Pasi hapi kopertinën, ai zbuloi si ishte kopja personale e autorit, i cili ia kishte dhënë borxh një miku. Hopkins ia ktheu librin autorin, kur ai vizitoi sheshin i xhirimeve disa muaj më vonë.

8. Koincidence fotografike

Një nënë gjermane, e cila fotografoi djalin e saj të mitur më 1914 la filmin në një dyqan në Strasburg. Por filloi lufta dhe gruaja nuk mundi të kthehej në Strasburg për të marrë foton. Dy vite më vonë, ajo bleu një film në Frankfurt për të fotografuar vajzën e sapolindur. Kur filmi u zhvillua, aty u shfaq dhe një figurë tjetër që ishte djali i saj. Filmi i mëparshëm që ajo kishte lënë shumë vite më parë në Strasburg nuk ishte zhvilluar dhe ishte shitur si i papërdorur.

9. Murgu misterioz

Në shekullin e 19-të në Austri, një piktor i quajtur Joseph Aigner tentoi disa herë të vetëvritej. Herën e parë, kur ishte 18-vjeç, një murg i quajtur Capuchin e pengoi, krejt rastësisht. Sërish në moshën 22-vjeçare, i njëjti murg e pengoi të varte veten. Tetë vite më vonë ai u dënua për aktivitet politik, por i njëjti murg ndërhyri për ta shpëtuar. Në moshën 68-vjeçare, Aigner arriti të vriste veten dhe murgu misterioz ishte ai që kreu ceremoninë mortore.

10. Bebja që bie nga dritarja

Në vitin 1930, në Detroid, një njeri i quajtur Joseph Figlock po ecte në një rrugë të qytetit, kur një bebe ra nga një dritare mbi kurrizin e Figlock. As bebja dhe as Figlock nuk pësuan dëmtime. Një vit më vonë, e njëjta bebe ra nga e njëjta dritare e së njëjtës ndërtesë mbi Z.Figlock, teksa ai po kalonte në rrugë. Sërish, as bebja dhe as Joseph Figlock nuk u lënduan.

https://kuqezi.albanianforum.net/

6Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 19/5/2011, 20:49

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
11. Koincidencë mbretërore

Më 28 korrik mbreti i Italisë Umberto i I-rë, darkoi në një restorant në qytetin e Monzas. Më vonë u zbulua se pronari i restorantit ngjante identik me mbretin. Ai kishte emrin Umberto, bashkëshortja e tij kishte emrin e mbretëreshës dhe restoranti ishte hapur në të njëjtën datë kur Mbreti Umberto i I-rë, ishte celebruar në postin mbretëror. Ditën e nesërme pronari i restorantit që mbante emrin e mbretit, u qëllua për vdekje. Kështu mbeti vetëm një Umberto, mbreti i Italisë.

12. Koincidenca e Edgar Allan Poe

Në shekullin e 19-të, shkrimtari Edgar Allan Poe shkruaji një libër të titulluar “Rrëfenja e Arthur Gordon Pym”. Bënte fjalë për katër të mbijetuar nga një stuhi në det, të cilët pas shumë ditëve në det të hapur vendosën të vrasin dhe të hënë djalin e kabinës të quajtur Richard Parker. Disa vite më vonë në jetën reale, një lundër më emrin “Mignonette” u gjet me katër të mbijetuar, të cilët kishin vrarë dhe ngrënë djalin e kabinës që quhej Richard Parker.

13. Vdekja e binjakëve

Në vitin 2002, dy vëllezër binjakë në moshën 70-vjeçar vdiqën brenda disa orëve njëri pas tjetrit, në dy aksidente të ndryshme në të njëjtën rrugë në veri të Finlandës. Binjaku i parë vdiq kur u godit nga një kamion teksa po ecte me biçikletë në Rahe, 600 kilometra në veri të Helsinkit. Ai vdiq 1.5 kilometra nga vendi, ku u aksidentua vëllai tij. “Kjo është një koincidencë historike, pasi në këtë rrugë madje nuk ndodhin aksidente shpesh”, u shpreh në atë kohë oficerja e policisë, Marja-Leena Huhtala.

14. Fat në poker

Në vitin 1858, Robert Fallon u vra në shenjë hakmarrje nga ata, me të cilët luante poker. Sipas tyre Fallon kishte fituar 600 dollarë në poker pasi kishte bërë me hile. Ato u detyruan të gjenin një njeri tjetër të luante në vend të Fallon. Brenda disa orësh personi i ri kishte bërë 2200 dollarë nga 600 dollarët e Fallon. Në atë kohë mbërriti policia, e cila i kërkoi të riut që ti kthente familjes së Fallon 600 dollarët dhe në atë çast rezultoi se ai ishte vetë djali i Fallon, i cili s’e kishte parë të atin prej 7 vitesh.

15. Libri i fëmijërisë

Kur shkrimtarja amerikane Anne Parrish po kërkonte në libraritë e Parisit në vitin 1920, ajo gjeti një libër që kishte qenë i preferuari i saj në fëmijëri, “Xhek Fros dhe tregime të tjerë”. Ajo e mori librin dhe ia tregoi bashkëshortit duke i shpjeguar sa e kishte dashur kur kishte qenë e vogël. Bashkëshorti e mori librin dhe e hapi, kur pa brenda kopertinës mbishkrimin: “Anne Parrish”. Ishte libri i fëmijërisë se Anne.

https://kuqezi.albanianforum.net/

7Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 22/9/2013, 11:11

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Katër koecidencat e mëposhtme janë kaq të çuditshme, sa do t’ju lënë me gojë hapur!



1. Mark Twain, shkrimtari i njohur amerikan lindi më 1835. Të njëjtën ditë u shfaq edhe kometa Halley. Twain u nda nga jeta në vitin 1910 dhe përsëri të njëjtën ditë u shfaq kometa përsëri mbi Tokë. Ai e kishte parashikuar vdekjen e tij një vit më parë, pasi kishte thënë: “Erdha në Tokë bashkë me kometën dhe pres të humbas bashkë me të”.
2. Më 13 shkurt 1743, një shtetas francez i quajtur Jean Marie Dubarry u ekzekutua për vrasjen e babait të tij. Fiks 100 vjet më vonë, më 1843, një tjetër shtetas francez me emrin Jean Marie Dubarry u ekzekutua edhe ai për vrasjen e babait të tij. Dy burrat nuk kishin asnjë lidhje farefisnie mes tyre.

3. Në vitin 1899, një rrufe vrau një burrë i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij, në Taranto të Italisë. 30 vjet më vonë, në vitin 1929 djali i tij u vra në të njëjtin vend dhe me të njëjtën mënyrë. 10 vjet më vonë, në vitin 1939 po në të njëjtin vend, një rrufe vrau një tjetër person. Ishte nipi i viktimës së parë dhe djali i viktimës së dytë.

4. Në vitin 1918, gjatë Luftës së Parë Botërore, një ushtarak britanik u godit nga rrufeja dhe si rezultat, mbeti pjesërisht i paralizuar. U largua nga ushtria dhe u zhvendos në Vankuver të Kanadasë.
Në vitin 1924, teksa po peshkonte në një lumë, një rrufe goditi pemën poshtë të cilës ndodhej ai. Si rezultat, paraliza iu përhap në gjithë pjesën e djathtë të turpit. Gjashtë vjet më vonë, më 1930, teksa ndodhej në një park, rrufeja e goditi përsëri, duke e lënë krejt të paralizuar.

Ish-ushtaraku vdiq dy vjet më vonë. Por në vitin 1936, një tjetër rrufe që ra në varreza, goditi varrin e tij, duke ia shkatërruar krejt. Ishte hera e katërt që rrufeja goditi të njëjtin njeri!

19.12.2012

Burimi:Alb-Observer

8Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 22/9/2013, 11:13

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Profecite mbi fundin e botes jane nje koicidence ‘e cuditshme’ me diten e doreheqjes se Papes
Koinçidenca... ? Profeci

Profecite mbi fundin e botes jane nje koicidence ‘e cuditshme’ me diten e doreheqjes se Papes

E Hene, 11 Shkurt 2013 18:23

Attention: open in a new window. PrintE-mail

profeci

Profecite mbi fundin e botes jane nje koicidence ‘e cudutshme’ me diten e doreheqjes se Papes

Pas shpalljes se Benediktit XVI per terheqjen nga posti, rikthehet debate per trashegimtarin e fundit te Shen Pjetrit, pas te cilit do te vije fundi i botes.
Lajmi per dorehqjen e Papes nga Papati ka bere qe te vihen ne pune nje sere njerezish studioze, numerologe, apo eksperte te fushave te ndryshme pasi eshte rihapur debati i profecive. Te mbeshtetur ne debate te meparshme, eventi i doreheqjes se Papa Benediktit XVI ishte nje ngjarje e parashikuar nga profeci te ndryshme per pasojat katastrofike qe do te sjelle.

Profecia qe terheq me shume vemendjen eshte ajo e Malachia-s e cila koicidon me zgjedhjen e Benediktit te XVI ne te njejten dite me shkaterrimin e Romes. Profecia ka te beje me nje liste prej 112 shkrimesh ne latinisht, qe shume besojne se eshte nje paraljmerim i Shen Malachia-s te Armagh.
Duke u nisur nga Celestino II, vjen deri ne ditet tona: “ Gjate persekutimit te fundit te Kishes se Shenjte Romake, do te ulet Pietro Romano, qe do te kullose kopene e tij mes shume pikellimesh. Pasi te kene kaluar keto, qyteti i shtate kodrave do te bjere dhe Gjykatesi i Madh do te gjykoje popullin. Amen.”

Shume shohin kardinalin Bertone ne figuren e Pietrit, i konsideruar sin je nga kandidatet per fronin papnor: Emri i tij eshte Tarcisio Pietro Evasio Bertone, dh vend ii lindjes:Romano Canavese. Per kete arsye ai mund te identifikohej si Papa i fundit.
Fakti q ender kandidatet qendrojne edhe shume kardinale me ngjyre, bent e kujtohet edhe historia e Nostradamus qe sipas disa interpretimeve te ndryshme, e bente te koicidonte fundi i botes me ardhjen ne post te nje besimtari te zi (“caput nigrum”).
Numra dhe koicidenca
Kalendari sot, ne diten e 11-te te muajit shkurt, risjell ne kujtese shfaqjen e pare te Lourdes. Ne 1985-en, e reja Bernadette Soubirous, nje fshatare 14-vjecare, deklaroi se kishte pare te shfaqej Virgjeresha Mari me shume se 18 here ne nje shpelle te vogel jo shume larg Massabielle-s. Nje event kaq i mrekullueshem, qe sipas shume njerezve nuk mund te mos kete lidhje me ngjarjet e oreve te fundit.
Te apasionuarit pas numrave kane mbledhur shifrat e dates kur do te terhiqet Papa nga detyra (28/2/2013) dhe shuma eshte 18. Kjo shifer eshte shuma e 6+6+6: dhe 666 eshte shifra qe i perket Djallit, bisha qe ne apokalipsin e Giovanni-t do te nise fundin e koheve.

9Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 22/9/2013, 11:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Koinçidenca... ? Cd735f1e5a0643e548f3
Ja duke kerkuar ne Google rreth rrezimit te kullave binjake gjeta edhe kete fotografi, ne foto shihet ne eksplodimin e kullave paraqitet "fytyra e djallit"

10Koinçidenca... ? Empty Re: Koinçidenca... ? 22/9/2013, 11:15

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Koinçidenca... ? FaceinSmokeWTC
JA edhe nje tjeter ku shihet nga tymi i krijuar nje lloj fetyre...

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons