Ka qenë e vijon të jetë i adhuruar nga miliona femra për muzikën e tij por edhe për imazhin. Por Tiziano Ferro pak kohë më parë, pas shumë spekulimeve se ai ishte homoseksual, e ka pranuar këtë fakt.
E në një rrëfim të fundit, kantautori italian ka deklaruar: Partneri im më bën të lumtur, duke dalë nga çdo kornizë e mundshme e një marrëdhënieje e cila pavarësisht vendit se ku jeton, vijon të jetë e paragjykuar nga pjesa më e madhe e popullsisë së botës.
Por duket se për këngëtarin asgjë nga këto nuk ka rëndësi. 1 vit pas rikthimit, pak kohë pasi ka botuar një libër dhe albumin e tij “L’amore è una cosa semplice” që gjendet në krye të klasifikimeve në Itali, ka vendosur të flasë edhe për jetën e tij private dhe të rrëfejë pak detaje nga jeta me partnerin e tij.
“Me praninë e tij ka ndryshuar deri edhe zëri im. E them këtë sepse zëri është shumë pranë zemrës dhe është i kushtëzuar jo pak nga gjendja shpirtërore. Po jetoj një histori që më bën të lumtur", rrëfen këngëtari italian. "Nëse do të isha prind, sigurisht që fëmijëve të mij do ju diktoja disipinë, por përherë me përkujdes dhe shumë dashuri”, ka vijuar Tiziano Ferro.
Në këtë rrëfim të tij unik, një vend të veçantë ka zënë partneri i tij.“Është shumë i edukuar dhe për këtë jam i lumtur. E për këtë i kërkoj që t’i bëjë gjërat edhe sipas mënyrës së tij që të ndjehet edhe ai mirë e të mos ketë ndjesi për mungesë interesi mes nesh”,ka theksuar një ndër këngëtarët më të famshëm italianë, Tiziano Ferro.