Ndërsa shumë industri përballen me pasojat e krizës ka një degë të ekonomisë, e cila lulëzon dhe është ajo e lojrave te fatit.
Pikat e basteve sportive, kaziontë dhe sallat e lojërave të fatit të përhapura në cdo lagje janë dëshmia më e mirë e hovit që ka marrë industria e lojërave të fatit në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në vitin 2010, tregu formal i lojrave të fatit ishte 184 milionë dollarë dhe në vetëm dy vjet është rritur me mbi 12 për qind.
Të dhënat tregojnë se aktualisht çdo shqiptar shpenzon në bixhoz mestarisht rreth 6570 lekë në vit. Por ky është vetëm tregu legal i lojërave të fatit. Vlerësime jopublike nga Ministria e Financave tregojnë se industria reale e kumarit në Shqipëri është mbi 2.5 herë më e madhe nga ajo që tregojnë shifrat zyrtare, përafërisht rreth 500 milionë dollarë ose 5 gati 5 për qind e Prodhimit Kombëtar.
Sipas kesaj shifre rezulton se cdo shqiptar shpenzon mesatarisht 178 dollarë në vit në lojërat e bixhozit, një shifër kjo gati e përafërt me mesataren e Bashkimit Europian. Por nëse krahasohet me të ardhurat për frymë, rezulton se shqiptarët luajnë në bixhoz shumë më tepër se sa qytetarët e pasur të BE-së. Ekspertët e cilësojnë kumarin si sëmundja e vendeve të varfëra, ku individë të dëshpëruar nga gjendja e vështirë ekonomike joshen nga lojërat e fatit.
Kjo bën që kostot sociale të jenë të larta. Madje në shumë raste, rezultati është tragjik. Familje që rrënohen apo edhe më keq, individë që të zhytur në dëshpërim shkojnë deri në ekstrem duke i dhënë fund jetës. Bixhozi është një shërbim i vecantë dhe ndryshe nga sa ndodh me produktet apo shërbimet e tjera në treg, kërkesa për të nuk ndikohet nga politika fiskale. Në vetëm dy vjet taksat e bixhozi janë rritur me disafish. Në 2010-ën, qeveria arkëtoi nga kumari 54 milionë dollarë taksa ose gati 2.5 herë më shumë se në vitin 2008. Por sërish kjo nuk e ka tkurrur tregun, i cili vazhdon të rritet me ritme të larta.