Shumë specialistë “ekstremist” të ushtrisë, luajnë me kontrollin e motit/natyrës dhe me Gjeomekanikën për shumë vite rresht.
Idetë e tyre të fundit, ishin t’u shtonin oqeaneve hekur, si dhe të mbulonin Antarktidën me pluhur. Këto ide kanë bërë shumë shpejtë xhiron ndërmjet cikleve të shkencëtarëve të cilët “besojnë” në ngrohjen globale.
Por, Pentagoni ka një histori shumë të gjatë përsa i përket ndërhyrjes dhe prishjes së natyrës/kohës në terrenin e armikut dhe ta përmirësoj atë në pjesën ku kooperojnë forcat e tij ushtarake.
Tashmë, DARPA (Defense Advanced Research Projects Agency) gjeti një objektiv tjetër, të hakersojë gjeo-shkencat dhe nëse kjo do të funksiononte, atëherë ne do të mund të shikonim super-armët moderne, të cilat do të na kujtonin shumëllojshmërinë e armëve të mitologjisë.
Ky organizëm ushtarak hulumtimesh, po studion propozime se si mund të lëshojë rrufe (artificiale) të krijuara nga njeriu, ndërkohë duke pritur dhe të komandojë rrufet natyrore, duke përfituar komandimin tyre dhe më pas me to të arrijë shkatërrimet analoge.