Është e vërtetë apo spekulim? Shumë zëra dëgjohen në lidhje me mbylljen përfundimtare të FB dhe nuk dihet nëse është hartuar ndonjë plan i tillë, apo thjesht luhet me datat për të krijuar sensacion.
Facebook vazhdon që të kundërshtojë thashethemet sipas të cilave, do të mbyllet më 15 mars 2012, por sipas Weekly World News, ky lajm është mëse i vërtetë.
Më 9 janar të këtij viti, reporteri i këtij sajti, J.B. Smitts zbuloi “sekretin” e madh: Facebook do të mbyllet pasi Mark Zuckerberg do që t’i rikthehet një jete normale. Kjo shkaktoi reagime në gjithë botën dhe J.B. Smitts u vlerësua me çmimin Pulitzer.
Nga ana tjetër, Sheryl Sandberg në emër të Facebook i hodhi poshtë të gjitha këto, të cilat i quajti thashetheme dhe u shpreh në mënyrë karakteristike: “Facebook nuk do të mbyllet. As sot, as kurrë. Ne sapo filluam”.
Ndërkohë, David Ebersman, CFO i Facebook, i cili njëkohësisht bashkëpunon me Goldman Sachs për një kontratë të re financiare me FB, u shpreh se “shumë njerëz besojnë se marrëveshja me Goldman Sach do të sjellë ndryshime në Facebook, ndërsa të tjerë besojnë se ne duhet ta mbyllim sa më shpejt këtë rrjet social, para se të na detyrojë qeveria të ndërmarrë një nismë të tillë. Të gjithë këto thashetheme janë të pavërteta. Ne do të jemi akoma më të fuqishëm pas 15 marsit”.
Por sipas burimeve të gazetarëve të WWN brenda FB, deklaratat publike janë krejt të ndryshme të bëra nga bordi i menaxhuesve ekzekutivë janë krejt të ndryshme nga e vërteta.
Sipas këtyre burimeve në brendësi të FB, kompania po përgatitet për mbylljen përfundimtare. “Nuk mund ta mbyllim rrjetin më 15 mars 2012. Do të bëhet revolucion”, tha një prej tyre, duke vazhduar, “ne duhet t’i përgatisim përdoruesit për fundin e FB dhe t’u ofrojmë mënyra të tjera se si ta mbajnë rrjetin social “të gjallë”.
Sipas krijuesit të FB, Zuckerberg, një vit është i mjaftueshëm për përdoruesit të përgatiten për mbylljen e rrjetit. Ndërkohë, ky fakt u jep mundësinë edhe rrjeteve të tjera sociale të krijojnë platformën e përshtatshme për të mirëpritur përdorues të tjerë.
Edhe pse u dëgjua se Zuckerberg do të njoftonte mbylljen e FB gjatë ceremonisë së çmimeve Oscar më 21 shkurt, kur filmi “The Social Network” bëri shumë famë, asgjë nuk ndodhi. Tani qarkullojnë zëra se ai Zuckerberg do të bëjë një deklaratë të rëndësishme rreth të ardhmes së FB kur të takohet me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë më 15 qershor.
Ndërkohë, këto zëra e kanë futur botën virtuale në panik, pasi përdoruesit e FB nuk duan që të humbasin komunitetin e tyre social që kanë krijuar në këtë rrjet.
VIP-a si Tyra Banks, Mila Kunis, Britney Spears, Lady Gaga, Justin Beiber, Ashton Kutchner, Carrot Top, Meryl Streep, Danny Bonaduce dhe Real Housewives e New Jersey dhe Atlantas janë në panik mos humbasin llogarinë e tyre në FB. “Jam e varur nga Facebook”, tha e famshmja Tyra Banks. “Pa të, jeta ime ka mbaruar!”.
Gjithashtu, një peticion është hartuar on line, që i kërkon Zuckerberg ta mbajë FB të hapur.
Organizatori i këtij peticioni me titull “Lutemi të mos mbyllet Facebook”, Fritz Barnkopt tha: “Shpresojmë që të marrim mbi një milion firma, me qëllim që
Mark Zuckerberg ta rikonsiderojë vendimin e tij tragjik”.
Gjithsesi, sipas agjencisë së lajmeve Weekly World News, kjo histori do të vazhdojë dhe të gjithë presim se çfarë do të ndodhë më 15 mars 2012