Britania po shënon njëqind vjetorin e ekspeditës së Kapitenit Skot për të arritur Polin e Jugut. Trashëgimia e udhëtimit fatkeq vazhdon edhe sot, ndërsa shkencëtarët ndjekin zonën më mosmikëpritëse në botë për të zbuluar më shumë rreth ekstremeve të planetit. Ekspedita e fundit britanike sapo është rikthyer nga Antarktika ku po përgatiten të shpojnë mbi tre kilometra në akull për të arritur tek një liqen nën-akull që mund të mbështesë forma të panjohura të jetës.
Vera në Anktrartikë. Temperatura mesatare, minus 30 gradë Celsius. Avioni transportues i ekspeditës bën qasjen e fundit në pistën e akullt Union Glacier. Ky mision shkencor nga Qendra Britanike e Arktikut është një nga më ambiciozët. Përgatitjet janë bërë gjatë dy periudhave verore. David Pearce është mikrobiolog me ekipin e kësaj qendre. "Në vitet 1970 liqenet nën-akullnajor u zbuluan për here të parë. Atëherë u kuptua se aty mund të jetë një system i ri ekologjik që ne nuk e kemi njohur . Ky ekosistem mund të përmbajë shumë forma interesante jete ndërsa është i izoluar nga biosfera për disa miliona vite. Ai mund të mbajë gjithashtu të dhëna të historisë së shtresave të akullit dhe kjo është e rëndësishme pasi në se shtresa e akullit është rrëzuar në të kaluarën ajo mund të jetë duke u rrëzuar përsëri."
Vetëm çuarja e pajisjeve të shpimit kërkon një udhëtim jo të zakontë. Pesë kontenierë deti plot me ingranazhe – 70 tonë – janë çuar për këtë mission. Një tren traktor çon pajisjet nga distancen e mbetur prej 250 kilometrash në vendin e kampit shumë sipër mbi liqenin Ellsworth. Shpimi do të fillojë në fund të vitit 2012.
Teknologjia për të arritur liqenet nën-akullnajore vetëm sa është zhvilluar. Përsëri mikrobiologu David Pearce. "Ata janë rreth 3.5 kilometers thellë dhe aty mund të arrihet në rastin tone përmes shpimit me ujë të nxehtë. Pra ne shpojmë duke përdorur një tub të lidhur me një gjenerator me ujë të nxehtë që depërton në akull. Më pas dërgojmë një sondë me të cilën mund të sjellim mostra të ujit dhe materialit sedimentar."
Një nga sfidat më të mëdha, thotë Pearce, është të sigurohet që mostrat nuk ndoten – kështu që pajisjet dhe sistemet e depozitimit duhet të jenë sterile. "Dikush bëri disa llogari se uji i vetë liqenit kur ne e arrijmë kushton dicka rreth 775 dollarë për mililiter kështu që mostra është shumë e shtrenjtë dhe duhet të sigurohemi që bëjmë gjërat si duhet." Projekti i Liqenit Ellsworth koincidon me njëqind vjetorin e misionit të Kapitenit Scott në Polin e Jugut. Duke përdorur slita, disa qenë dhe kuaj, Scott filloi misionin për t’u bërë njeriu i parë që mbërrinte në Pol. Por ai u mposht nga norvegjiani Roald Amundsen. Të pesë pjesëtarët në ekspeditën e Scott-it vdiqën gjatë kthimit.
Alasdair Macleod është kurator i ekspozitës së Kapitenit Scott në Shoqatën Gjeografike Mbretërore të Londrvs. Ai thotë se trashëgimia e Scott-it jeton edhe sot. "25 volumet e të dhënave që u publikuan për marinën biologjike, botaninë dhe meteorologjinë ishin të dhënat e para shkencore që kemi për Anktarktikën. Pra nga kjo pikënisje, trashëgimia e Scottit është fakti se sot, njerëzit mund të bëjnë punën e tyre duke përdorur të dhënat për të krahasuar përshembull ndryshimet klimatike." Teknologjia mund të jetë tani më e avancuar. Por shkencëtarët e përfshirë në projektin Liqeni Ellsworth thonë se tundimi për të zbuluar të panjohurën vazhdon të frymëzojë ekspeditat më ekstreme të planetit.