Federata galaktikore e dritës është një federatë e gjerë e përbërë nga qytetërime të planetëve, galaktikave dhe universeve të ndryshme që punojnë së bashku për ekzistencën harmonike të gjithë jetës.
Ekziston një federatë galaktike për çdo galaksi të banuar në univers. Këto federata janë pjesë e strukturës së menaxhimit universal ashtu siç zyrat në terren janë pjese e strukturës menaxheriale për një korporatë të madhe.
Federata Galaktikore e Galaksisë Udha e Qumështit është quajtur Federata Galaktikore e Botëve, por disa rraca të përfaqësuara në Federatën e Galaktikës mund ta quajnë atë me emër tjetër, pra ndryshimi në emër i dhënë nga Zetat, Andromedianët etj.
Çdo rracë, qytetërim apo planet ka një këshill brenda Federatës Galaktikore për t’i përfaqësuar ata. Këto këshilla ndryshojnë në madhësi në varësi të popullsisë si edhe sasisë së përgjegjësisë që ato mbartin brenda strukturës menaxhuese të Federatës Galaktikore. Ekzistojnë praktikisht me mijëra nga këto këshille meqë ka shumë rraca të përfaqësuara.Federata e Galaktikës është shumë më e gjerë nga sa mund ta imagjinojme.
Sallat e mëdha të federatës galaktikore
Federata Galaktikore ka një këshill mbikëqyrës i cili përmban përfaqësues nga çdo pjesëtar i këshillit. Ky këshill mblidhet në Sallën e Madhe. Por çdo këshill ka Sallën e vet të Madhe. Ndoshta kjo është arsyeja që ka kaq shumë konfuzion në lidhje me çështjen e Sallës së Madhe. Shumë kanale (njerëz që komunikojnë me shpirtra) ndjekin mbledhjet në sallën e madhe dhe mendojnë se ekziston vetëm një e tillë, kur në fakt mund të ketë qënë salla e madhe e ndonjërës prej rracave pjesëmarrëse apo civilizimeve të tjera. Ju e shihni sesa shpejt ndërlikohen gjërat.
Këshilli i Nibirusit, këshilli më i madh prej tyre, ka sallën e vet të madhe por gjithashtu mblidhet në sallën e madhe të Federatës Galaktikore shumë shpesh pasi detyrat e tij përfshijnë menaxhimin e Federatës së Galaktikës.
Nibiru nuk është thjesht një planet me një qytetërim, por në vend të kësaj është një anije gjigande kozmike e federatës galaktikore me përfaqësues nga shumë rraca roli i të cilave ishte udhëtimi i ekipit të menaxhimit të galaktikës. Misioni i tyre është të ndihmojnë në negociatat për aleanca dhe ruajtja e paqes midis botëve të ndryshme të federatës galaktikore dhe të asistojnë pjesëtarët e rinj apo të ardhur. Prandaj slogani i tyre është “t’ju shërbejmë botëve”.
Historia e Federatës Galaktikore
Federata e Galaktikës Udha e Qumështit është federata galaktikore më e vjetër në të gjithë universin. Ajo është themeluar në fund të Luftës së Parë të Madhe Galaktikore që u luftua në konsteëacionin e Lirës ndërmjet Humanëve, Reptilianëve, Felinëve dhe Karianëve.
Pas kësaj lufte, të mbijetuarit vendosën se ata duhet të krijonin një mënyrë për të arbitruar konfliktet në mënyrë që ky lloj shkatërrimi ( shkatërrimi i shtëpisë planetare të Humanëve Avyon, Toka e Parë) të mos ndodhte përsëri. Si pasojë federata e galaktikës u themelua së bashku me pjesëtarët fillestare nga Lira dhe Orioni. Luftanija e parë ishte Pelegai, një nga të paktat anije të mbetura pas luftës. Kjo ishte një kohë tepër e dhimbshme dhe plagët e kësaj lufte kërkonin mjaft dimensione kohe për t’u kuruar.
Në fillimet e saj, Federata Galaktikore ishte tepër e vogël meqë pak veta kishin shpëtuar nga lufta. Këshilli i Lirës dhe i Orionit u dyfishua si krahu administrativ i federatës së re. Me fjalë të tjera, ata ishin Federata Galaktikore. Me kalimin e kohës rraca të reja u krijuan si pasardhës të katër origjinalëve dhe federata e galaktikës i mirëpriti ata sapo arritën statusin e nivelit galaktikor, siç do të bëhemi së shpejti ne.
Kështu Federata e Galaktikës u rrit dhe u bë një federatë e gjerë botësh dhe tepër e fuqishme e përkushtuar ndaj paqes universale dhe prosperitetit. Tani ekzistojnë me miliona pjesëtarë të saj përgjatë galaktikës sonë.