Zbulimi i nje hene te re rreth Plutonit eshte nje lajm shume i rendesishem dhe interesant per shkencen planetare, por gjithashtu eshte duke shkaktuar edhe pak ankth per ekipin qe drejton New Horizon, nje anije kozmike e cila eshte caktuar te jete e para qe do te vizitoje planetin.
Kerkuesit, duke perdorur Hubble Space Telescope te NASA-s shpallen zbulimin e P5, nje hene e vogel me madhesi vetem 6 deri ne 15 milje (10 deri ne 24 kilometra) e gjere. P5 e con numrin e sateliteve te njohur te Plutonit ne 5, dhe ky zbulim vjen vetem nje vit mbas zbulimit te henes numer kater, prane P4.
Keto zbulime te fundit tregojne qe sistemi i Plutonit eshte me i populluar nga sa kishin menduar shkencetaret. Keshtu, anija kozmike e NASA-s, New Horizon, e cila do te niset ne udhetim drejt planetit ne vitin 2015, duhet te beje shume kujdes.
"Ne po gjejme gjithmone e me shume, keshtu qe shqetesimi yne per rreziqet eshte duke u rritur." - hetuesi kryesor i New Horizon, Alan Stern i Southwest Research Institute ne Boulder, Colo, tha per Space.com.
Shqetesimi nuk eshte qe New Horizon, e cila esdhte lancuar ne vitin 2006 do te perplaset me nje hene te Plutonit. Anija kozmike eshte duke udhetuar aq shpejt, sa nje thermije e vogel do te mund ta shkaterronte, e prandaj kerkuesit jane te shqetesuar per fushen e mbetjeve te shumta qe mund te kene shperndare henet e Plutonit.
"Cdo satelit i ri eshte nje prodhues therrimesh," - tha Stern.
Pra, sa me shume satelite, aq me shume eshte shqetesuese.
Stern dhe koleget e tij po bejne nje inventar te sistemit te Plutonit me Hubble per te patur nje panorame me te qarte te rreziqeve me te cilat mund te perballet New Horizon , dhe ne menyre qe te ndihmojne ne dizenjimin e trajektores me te sigurte per anijen kozmike.
"Rregullimet ne trajektoren e anijes mund te behen edhe me vone, kur New Horizon t'i afrohet planetit," - tha Stern.
"Ne kemi nje trajektore rezerve te quajtur SHBOT."
Nderkohe qe P5 eshte duke i mbajtur shkencetaret e New Horizon me emocione dhe me fryme te ngrire, sateliti i sapogjetur shton kuriozitetin ne lidhje me ate cfare do te mund tezbuloje anija kozmike mbas 3 vjetesh.
"Kjo eshte nje kujtese tjeter ne lidhje me sa pak njohuri ka njerezimi." - tha Stern.
"Sa here qe shikojme me me shume kujdes ne gjejme gjera te reja."
"Kur New Horizon te arrije atje, mendoj qe do te na habise te gjitheve. Do te jete si nje bote e re.
Universalb 2012