Nëse një mashkull kthehet në bartës të ankthit, ai ka një mosfunksionim të theksuar të shëndetit seksual.
Kështu pohon një studim i fundit, sipas të cilit, 80% e të anketuarve të moshës 30-60 vjeç, burra dhe gra së bashku, e konsiderojnë si mjaft të rëndësishëm mungesën e ankthit gjatë aktit seksual.
Sipas tyre, nëse ankthi mungon, atëherë ai përbën 62% të vlerës së spontanitetit të tij, 58% të pasionit dhe 52% të bukurisë së të bërit dashuri.
Ky informacion i korrespondon modelit të ndërhyrjes së seksologëve që kërkojnë t’i bëjnë terapi çifteve që vuajnë prej ankthit, gjë e cila vret edhe funksionimin e tyre seksual.
Duket si një tjetër fakt shumë interesant që 58% e të anketuarve mendojnë se problemet e tyre seksuale në çift, mund të kenë një komponent psikologjik, i cili sipas tyre, është absolutish ankthi.