Forumi Kuq E Zi
SEKRETI I MADH I JETËS (II) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SEKRETI I MADH I JETËS (II) Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
SEKRETI I MADH I JETËS (II) Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
SEKRETI I MADH I JETËS (II) Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1SEKRETI I MADH I JETËS (II) Empty SEKRETI I MADH I JETËS (II) 19/5/2011, 20:44

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Ç'mund të bëni tani për ta ndryshuar gjëndjen tuaj ?

Mund të përmendim dy-tre mënyra të thjeshta.
Së pari: filloni të bëni një listë gjërash për të cilat jeni mirënjohës.
Filloni me këtë sepse kjo jua ndryshon energjinë, fillon t'ju ndryshojë mendimet. Para këtij ushtrimi mund të jeni të përqëndruar në atë që nuk keni, në ankesat dhe në problemet që keni.
Kur ta bëni këtë ushtrim, do të filloni të shkoni në një drejtim tjetër, do të filloni të ndjeheni mirnjohës për gjërat për të cilat ndjeheni mirë.
Sa më mirënjohës të ndjeheni, aq më shumë gjëra të mira do të tërhiqni rreth vetes. Sepse kjo është ndjenja që duhet të keni dhe me të cilën duhet të zgjoheni çdo mëngjes. Mirnjohja është mënyra më e mirë për t'i shtuar gjërat e mira në jetë. Sapo të filloni të ndjeheni ndryshe rreth asaj që keni, dhe jeni mirnjohës, do të filloni të tërhiqni rreth vetes edhe më shumë gjëra të cilat i pëlqeni.
Zoti ka thënë: Nëse falenderoni (tregohuni mirënjohës), Unë (Zoti) do t'jua shtoj...
Kurani 14;7
Një shembull interesant për ligjin e tërheqjes është eksperimenti i realizuar mbi atletët olimpikë i quajtur: " Prova vizuale motorike ".
Gjëja interesante e kësaj prove ishte se u morën atletët olimpik dhe u lidhën me paisjet e sofistikuara. I kërkuana ta bënin garën e tyre vetëm me mendje.
Rezultatet ishin të pabesueshme. Gjatë garës të njejtët muskuj lëvizën në të njejtën sekuencë, ashtu siç do të bënin në të vërtetë.
Si është e mundur kjo?
Mendja s'e dallon nëse po e bëni vërtet garën, apo është thjesht stërvitje. Nëse keni qënë atje me mendje, do të shkoni edhe me trup.
" Kur përfytyroni, atëherë materializoni ".
Denis Uaiti (Psikolog)
Është ndjenja ajo që krijon tërheqjen, jo vetëm imazhi apo mendimi. Shumë njerëz mendojnë se nëse kanë mendime optimiste, ose nëse përfytyrojnë atë që duan kjo mjafton. Por nëse e bëni këtë pa u ndjerë i shpërblyer, pa jetuar një gjëndje gëzimi apo dashurie, nuk e krijoni fuqinë e duhur.
Përcaktoje qartë dhe me fuqi ndjenjën tënde dhe qëndroji besnik dhe i palëkundur asaj.
Kjo ndjenjë dhe ky vizion i brëndshëm, do të fillojë të jetë një dritare e hapur nëpërmjet së cilës fuqia e universit do të fillojë të shprehet tek ju.
" Se çfarë është kjo fuqi s'e di, di vetëm që ajo ekziston." B. Hill
Detya jonë nuk është të kuptojmë "si "- në, ajo do të dalë nga përkushtimi dhe besimi tek realizimi i saj. Ju do të doni ta bëni çdo ditë, por është kontradiktore fakti që kjo mund t'ju duket si një detyrë. Gjëja më e rëndësishme për sekretin është të ndjeheni mirë. Ju doni të ndjeheni i gëzuar nga ky proçes, doni të jeni në humor të mirë, të lumtur dhe në harmoni sa më shumë të jetë e mundur.
Ndryshimi i vetëm mes njerëzve që jetojnë në magjinë e jetës dhe atyre që nuk jetojnë kështu, është se njerëzit që jetojnë me magjinë e jetës kanë krijuar një manual jetese. Ata janë mësuar duke përdorur "ligjin e tërheqjes" dhe atyre u ndodhin gjëra magjike kudo që të shkojnë. Sepse ata kujtohen ta përdorin sekreti, dhe e përdorin atë gjatë gjithë kohës.
Disa njerëz e përdorin për pak kohë dhe janë të aftë, ata thonë; "jam i entuziazmuar, tani e mësova dhe do ta ndryshoj jetën." Por fillimisht rezultatet nuk duken në horizont, dhe sapo shfaqen rezultatet e para sipërfaqësore, dikush duke parë këto pak rezultate mund të thotë: " Kjo nuk bën " dhe e dini se ç'thotë universi ?
" Dëshira jote është urdhër për mua." Rezultatet ikin dhe gjëndja rikthehet si më parë. Bëni pak durim në mënyrë që të keni rezultate të plota.
" Imagjinata është gjithçka, parashikim i tërheqjeve të ardhshme." A. Ajnshtajn
Vendosni se çfarë do të dëshironit. Besoni se mund ta keni, besoni se e meritoni, besoni se është e mundur për ju. Pastaj mbyllni sytë çdo ditë për disa minuta, dhe përfytyrojeni atë sikur e keni.
Dilni nga kjo dhe përqëndrohuni te gjërat për të cilat jeni mirnjohës dhe falenderojeni Zotin për këto mirësi, gëzohuni, pastaj jetoni ditën tuaj. Transmetojani këtë mesazh në univers dhe rezultatet do të vijnë.
" Çfarëdo që të sajojë mendja e njeriut, muud ta arrijë atë." W. Klementston
Duhet t'i vini vetes një qëllim aq të madh sa që po ta arrinit do t'ju trulloste. Edhepse ju nuk shihni para jush asnjë mundësi, asnjë strategji, deklarojeni atë dhe besoni tek realizimi i saj, bëni sikur tashmë është e vërtetë dhe lëshojeni në univers, përfytyroni sikur qëllimi është arritur, dhe kjo do të ndodhë më pas. Ky sinjal i fuqishëm do të tërheqë pranë jush njerëzit, rrethanat, paratë, biznesin… suksesin tuaj.
Shumica e njerëzve duan të çlirohen nga borxhet, por kjo do t'ju mbajë me borxhe përgjithmonë.
Do tërhiqni atë që keni në mëndje.
Ju do të thoni: " Po mendoja të çlirohesha nga borxhet ". Nuk ka rëndësi nëse keni thënë "çlirim" apo "hyrje në borxhe". Nëse keni në mëndje borxhe, borxhe do të tërhiqni. Ankesat tuaja do tjua shtojnë problemin edhe më shumë.
Kur ju përqëndroheni tek mungesat, te gjërat që s'i keni, ankoheni për to në familje apo diskutoni për to me miqtë tuaj, në fakt s'do t'ja dilni kurrë, sepse filloni të tërhiqni më shumë nga ato që s'keni
Nëse doni bollëk dhe prosperitet atëhere përqëndrouni tek ato që doni.
P.sh nëse jeni mësuar me idenë: "Duhet punuar shumë për të fituar ca para", atëherë zëvendësojeni këtë me: "Paraja vjen lehtë dhe shpesh" pavarësisht se mendje juaj mund t'ju thotë: "Gënjeshtar, s'është e vërtetë".
Fillimisht në mëndjen tuaj do të fillojë të ndodh një "lojë tenisi" ndërmjet jush dhe mëndjes tuaj deri sa të triumfoni, dhe ideja e re të instalohet në mëndjen tuaj.
Shumë njerëz fitojnë shumë para, por rrethanat dhe lidhjet e tyre ta shpifin. Kjo s'është pasuri e vërtetë, mund t'i shkoni prapa parasë dhe të bëheni i pasur, por kjo nuk ju siguron atë që doni. Nuk po themi se paraja s'është pjesë e pasurisë, por ajo është vetëm njëra nga pjesët.
Ka dhe njerëz të tjerë që janë shpirtëror, por ata janë të sëmurë dhe trokë gjithmonë. Dhe as kjo s'është pasuri e plotë. Jeta supozohet që të jetë e bollshme në të gjitha fushat. Pasuria, shëndeti, puna apo njeriu që duam, nuk na sigurojnë gjithmonë lumturi. Sa e sa njerëz i kanë këto, por atyre i mungon lumturia. Por pse ndodh kjo ?
Kjo sepse nuk dijmë se ç'duhet të kërkojmë.
Pasuria e vërtetë është ajo që bashkon gëzimin, lumturinë e brëndshme me pasurinë dhe bollëkun e jashtëm. Duhet kuptuar se gjëndja e brëndshme është më e rëndësishme se e jashtmia, por të dyja janë të nevojshme dhe se balanca ndërmjet tyre sjell lumturinë e vërtetë dhe të qëndrueshme.
Në lidhjet me njerëzit dhe marrëdhëniet me ta, një pikë e rëndësishme është që ju të kuptoni veten.
Si prisni që dikush tjetër ta pëlqejë shoqërinë me ju, kur ju nuk e pëlqeni atë as vetë ?
A e trajtoni ju veten siç pëlqeni t'ju trajtojnë të tjerët ?
Ju bëni zgjidhje për veten tuaj, s'duhet të mendoni për tjetrin: " Ju më jeni borxhli, duhet të më jepni më tepër ".
Jepini më shumë vetes, gjeni kohë për t'i dhënë vetes që ta mbushni veten deri në limit, që të keni më bollëk dhe të merrni më tepër.
Atë që mendoni për veten, atë do ta tërhiqni.
Po të doni veten, do të doni edhe të tjerët.
Në lidhjet me njerëzit, ne jemi mësuar të ankohemi për të tjerët. Përqëndrohemi gjithmonë te tjetri, kjo është gabimi. Që një lidhje të funksionojë duhet të përqëndroheni tek gjërat që ju pëlqejnë tek tjetri.
Kur të përqëndrohemi te gjërat që na pëlqejnë, ato do të shtohen. Gëzimi juaj gjëndet brënda jush, përdoreni.

Ndikimi i mendimeve tona.

Është e rëndësishme të dimë që trupi ynë është produkt i mendimeve tona. Mjeksia shkencore po fillon të kuptojë se deri në ç'gradë natyra e mendimeve dhe emocioneve përcakton substancën fizike, strukturën dhe funksionin e trupave tanë.
Në artin kurativ njihet efekti "plasibo".
Supozohet që "plasibo" të jetë diçka që s'jep efekt në trup. Si p.sh një tabletë sheqeri, apo diçka tjetër.
I thoni pacjentit se ky ilaç ka një efekt të caktuar dhe ndodh që "plasibo" të japë atë efekt, madje edhe më tepër sesa mjekimi specifik për atë sëmundje. Është zbuluar që mëndja njerëzore është faktori më i madh në artet kurative, ndonjëherë më shumë se mjekimet.
Por kjo s'do të thotë se duhet ta mohoni mjekësinë, pasi format e shërimit janë të shumëllojshme. Çdo formë shërimi e ka një vend, dhe efektet e saj mund të janë provuar.
Ka me mijra diagnoza dhe sëmundje. Ato janë pika e dobët, janë rezultati i një gjëje, stresit. Kur i vini shumë presion zinxhirit, i vini shumë stres sistemit dhe njëra nga hallkat këputet, kjo ndodh edhe tek njeriu.
Filozofia jonë krijon sëmundje, për të na treguar se kemi një perspektivë të çekujlibruar që nuk ndiejmë dashuri dhe nuk jemi mirënjohës. Pra nuk tregohemi falenderues për mirësitë që kemi, por përqëndrohemi te e keqja dhe i harrojmë të mirat që na rrethojnë.
Kur një njeri shfaq simtoma sëmundjeje, ai mund t'i largojë këto me forcën e besimit dhe mendimet e tij pozitive. Ne kemi brenda vetes një program themelor, quhet vetëshërimi. Nëse ke një plagë, ajo mund të mbyllet. Po pate një infeksion bakterial, sistemi imunitar vepron dhe mund ta eliminojë atë. Sistemi imunitar është krijuar që trupi të shërojë vetveten.
Sëmundja nuk mund të jetojë në një trup që është në gjëndje të shëndetshme emocionale. Trupi juaj hedh me miliona qeliza çdo sekondë dhe krijon me mijra të tjera. Disa pjesë të trupit tonë zëvendësohen çdo ditë, pjesë të tjerat duan disa muaj, të tjerat disa vite. Por brenda pak vitesh do të keni një trup krejt të ri.
Nëse keni një sëmundje dhe po përqëndroheni te ajo duke i folur njerëzve për të, në fakt do të krijoni më shumë qeliza të asaj sëmundje. Përfytyrojeni veten duke jetuar në një trup shumë të shëndetshëm dhe lëreni doktorin të merret me të.
Kur një njeri përqëndrohet tek ajo që s'shkon mirë dhe tek simtomat e saj, do t'i përshpejtojë ato. Shërimi s'do të vijë deri sa ta zhvendosë mendimin e tij nga të qënit i sëmurë në të qënit i shëndetshëm, sepse ky është ligji i tërheqjes.
Mendimet më të lumtura të çojnë tek një biokimi më e lumtur. Një trup më i lumtur është më i shëndetshëm. Mendimet negative dhe stresi janë vërtetuar se përkeqësojnë trupin dhe funksionet natyrore të tij. Janë mendimet dhe emocionet tona ato që rimblidhen, riorganizohen dhe ndikojnë në rikrijimin e vazhdueshëm të trupit tonë.
Hiqeni stresin fiziologjik nga trupi dhe trupi do të bëjë atë që ka për detyrë, do ta shërojë veten, Zoti ka krijuar në trupin tonë sistemin imunitar i cili reagon ndaj çdo sëmundje. Kanë ndodhur çudira me këtë, janë shëruar sëmundje të rënda që nuk mendohej se mund të shëroheshin. Forca e besimi tuaj ju ndihmon të shëroheni. Njeriu shëndrohet në atë për të cilën mendon. Mendoni shërimin dhe ai do t'ju vijë.
Njerëzit kanë një tendencë, për t'i parë gjërat që duan, dhe thonë: " Po ajo më pëlqen, atë e dua ". Por ata shohin edhe gjërat që nuk i duan dhe i japin po aq energji, në mos edhe më shumë, me idenë se mund ta vulosin këtë, ta eleminojnë, dhe ta harrojnë.
Në shoqërinë tonë ne jemi të kënaqur me luftën kundër çdo sëmundjeje të rëndë, kunder luftrave dhe çdo fenomeni që nuk e duam. Gjërat në të cilat përqëndrohemi bëhen realitet.
Nëse jemi shumë të nevrikosur për një luftë që po vazhdon, konflikt apo vuajtje, po i shtojmë energji edhe më tepër asaj. Kjo krijon vetëm rezistencë.
Një shprehje e urtë thotë: "Asaj që i reziston, ajo insiston të ndodhë edhe më shumë." S'ka kuptim që t'i japim të gjithë energjitë tona problemeve tona.
Veproni ndryshe.
Nëse jeni kundër luftës atëherë ju jeni pro paqes.
Nëse jeni kundër urisë atëherë jeni pro njerëzve që të kenë më shumë për të ngrënë. Nëse jeni kundër një politikani të caktuar, atëherë jeni pro një kundërshtarit të tij politik. Pra përqëndrojini energjitë tuaja në drejtimin pazitiv të gjërave.
Shpesh zgjedhjet favorizojnë personin që njerëzit kundërshtojnët më shumë, kjo sepse ai po merr gjithë energjinë dhe vëmendjen e duhur.
Duhet të përqëndroheni tek ajo që doni, jo tek ajo që s'doni sepse kjo ju jep mundësi të thoni: ''Këtë e dua". Kur zëri dhe shikimi përbrenda bëhen më të thellë, më të qartë e më tingëllues se opinionet jashtë, e keni nën kontroll jetën tuaj.
Mësohuni të jeni i qetë, ta hiqni vëmëndjen nga ajo që nuk doni, dhe nga ngarkesat emocionale rreth saj. Përqëndrojeni vëmëndjen tek ajo që doni të përjetoni. Energjia rrjedh aty ku shkon vëmëndja. Nuk ndryshohet e keqja duke u përqëndruar tek ajo vetë, por tek e kundërta e saj, tek e mira.

Nëse të gjithë e përdorin sekretin nuk do të mbaronin të mirat ?

E bukura e sekretit të madh është se ka për të gjithë. Ekziston një gënjeshtër që vepron si virus në mendjen e njerëzve. Dhe kjo gënjeshtër është që s'ka për të gjithë, ka mungesë, kufizim dhe s'ka mjaftueshëm.
Zoti, Pronari i vërtetë i universit, është plot begati dhe mirësi. Ai ia dhuron mirësitë e Tij atij që dëshiron dhe begatitë nuk pakësohen kur i jep.
Gënjeshtra e pakësimit i bën njerëzit të mendojnë për frikë, zili e kopraci, dhe këto mendime bëhen përvoja e tyre. Pra bota ka pirë një pilulë makthi.
E vërteta është se ka më shumë të mira, ka më shumë ide krijuese, më shumë fuqi, më shumë dashuri, më shumë gëzim dhe e gjithë kjo fillon të vijë te një mëndje që e njeh natyrën e vërtetë.
Çdo mësues i madh që ka ardhur në këtë botë, na ka mësuar se Zoti e ka bërë të bollshme këtë botë dhe furnizimet e Tij janë të pashtershme per atë që i kërkon, por kjo varet nga forca e besimit tonë.
Kështu që kur mendojmë se burimet po shterojnë, gjejmë burime të reja për të arritur të njejtat gjëra. Edhepse themi se na mungon diçka, kjo ndodh sepse s'e hapim mendjen tonë për të parë çfarë kemi rrotull.
Kur të gjithë të jetojnë të drejtuar nga zemra, dhe në ndjekjen e asaj që duan, nuk kërkojnë të njejtat gjëra, kjo është bukuria e kësaj. Ne nuk duam të gjithë gjërat e mëdhaja, nuk duam të njejtin njeri, nuk duam të njejtën përvojë dhe të njejtat rroba, ne nuk duam të gjithë... thojeni ju.
Ka mjaftueshëm për të gjithë, nëse e besoni, nëse e fshihni, nëse veproni nëpërmjet tij do t'ju shfaqet, kjo është e vërteta.
Gjithçka që doni, hareja, gëzimi, dashuria, bollëku, prosperiteti është aty dhe është gati duke pritur që ta kapni. Duhet të jeni të uritur për të, duhet ta doni, duhet të keni qëllime, Kur keni qëllime dhe keni pasion për atë që doni, do t'ju vijë ajo që keni dashur.
Këtu qëndron edhe sekreti i lutjes tek religjonet, forca e besimit në realizimi e saj krijon energjinë e duhur dhe bën që ajo të realizohet, ndërsa dyshimi e ndërpret realizimin e saj.
Njihini gjërat e mrekullueshme rreth jush dhe bekojini ato. Nga ana tjetër për gjërat që s'po funksionojnë ashtu siç doni ju, mos harxhoni energji duke u ankuar apo duke fajsuar, përqafoni çdo gjë që doni dhe do të keni më tepër nga ato.

Ne dhe universi.

Nëse shikoni dorën tuaj, ajo ju duket e fortë, por nuk është e tillë. Nëse e merrni dhe e vendosni nën një mikroskop të përshtatshëm do të shikoni një masë energjie që dridhet. Gjithçka është e bërë nga e njëjta gjë, qoftë dora juaj, oqeani ose dhe një yll.
Gjithçka është energji. Për ta kuptuar më mirë: kemi universin, galaktikën, planetin dhe individët. Pastaj brenda nesh sistemet organike, qelizat, atomet dhe brenda atomit energji. Pra ka shumë nivele që mund të flasim, por gjithçka në univers është energji po të zbërthehet.
Pavarësisht se në ç'qytet jetoni, ju keni energji të mjaftueshme në trupin tuaj, një fuqi që mjafton për të ndriçuar qytetin tuaj për gati një javë.
Shumica e njerëzve e përkufizojnë veten nga ky trup i kufizuar. Kjo është gabim, ju s'jeni trup i kufizuar, edhe në një mikroskop jeni fushë energjie. Nëse mendoni se jeni veshje mishi që vini rrotull e keni gabim, jeni fushë energjie që vepron në një fushë më të madhe energjie. E gjithë fuqia vjen nga brënda prandaj ne mund ta kontollojmë atë.
Historitë e njerëzve janë të mbushura plot me ngjarje të mos-suksesit dhe problemeve të ndryshme. Kjo është histori e kujtdo nga ju, kudo që të ndodheni. Pyetja është se çfarë do të bëni tani, çfarë do të zgjedhësh tani ?
Sepse, ose do të përqëndrohuni te këto gjëra, ose te ato që dëshironi. Kur njerëzit fillojnë të përqëndrohen tek ajo që duan, ajo që s'duan zhduket. Njëra pjesë zgjerohet, tjetra zhduket.
E bukura e ligjit të tërheqjes është se ju mund t'ja filloni aty ku jeni. Mund të filloni të mendoni metëvërtetë dhe të gjeneroni një ton harmonik dhe të lumtur dhe universi do të fillojë t'i përgjigjet kësaj. Duhet të besoni se në univers ka bollëk, duhet të besoni se gjithçka shkon mirë për ty, ose duhet të besoni se nuk po plakeni por po rinoheni...
Dikush mund të mendojë: "Shumë e bukur por nuk e bëj dot", ose "Ai nuk do të më lërë ta bëj", "Nuk kam paratë e mjaftueshme për ta bërë", ose nuk e nuk e nuk… por çdo "nuk" është një krijim.
Kur mendoni për veten se mund ta bëni ose jo diçka, në të dy rastet keni të drejtë. Çdo gjë që ju bën të ndjeheni mirë, do të tërheqë edhe më shumë gjëra të mira.
" Ndiqni lumturinë tuaj, dhe universi do t'jua hapë dyert aty ku ka patur vetëm mure." J. Kenpbell
Kur ndiqni lumturinë tuaj, jetoni në një hapsirë konstante gëzimi. Ju i hapeni bollëkut të universit. Jeni të entuzjazmuar ta ndani jetën me ata që doni. Dhe entuzjazmi, pasioni, lumturia juaj bëhen ngjitës. Do jetoni në një realitet të ndryshm, në një jetë të ndryshme.
Dhe njerëzit do t'ju shohin e do të thonë: " Çfarë bën ti ndryshe nga unë. ", e vetmja gjë që ti bën ndryshe është se ti punon me sekretit. Atëherë mund të bësh e të kesh gjëra që dikur mendoje se ishin të pamundura.
Tani ne po hyjmë në një epokë të re, ku kufiri i fundit nuk është hapsira, por do të jetë mëndja. Shohim një të ardhme me potencial të pakufizuar, e mundësi të pakufizuara. Ne po përdorim jo më shumë se 5% të mendjes njerëzore. Dhe 100% e potencialit njerëzor është rezultati i shkollimi të duhur. Imagjinoni një botë ku njerëzit do të përdornin të gjithë potencialin e tyre mendor dhe emocional se sa e ndryshme do të ishte bota…
Njeriu është një qënie komplekse. Brenda tij fshihen energji dhe mistere ende të.pa zbuluara.
Njëri prej tyre është ky ligj që sapo shtjelluam.
Tani ju e keni forcën e duhur për t'i ndryshuar gjërat në drejtimin e duhur. Kapeni timonin e anijes dhe drejtojeni atë aty ku duhet dhe mos lejoni erën dallgët t'i japin drejtim anijes suaj. Bëhuni ju drejtues të jetës suaj dhe mos ja lini atë në dorë rastësisë. Ju mund t'i jepni jetës drejtimin që dëshironi, zgjidheni vetë...

F U N D

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sejcili prej nesh e din thell ne vete kete sekret, disa e besojne, disa te tjere mendojne se eshte vetem nje paragjykim i gabuar etj...

Ky sekret eshte i vertetuar nga shum shkenctar dhe filozof, per te egzistojne shum libra dhe dokumentare te tejmbushura me argumente dhe fakte, nje der to eshte edhe libri me i shitur 2006 "The Secret".

Sekreti esht energjia qe njeriu ka brenda tij, thjesht dhe shkurt, nese nje njeri esht i bindur dhe ka besim ne vete se do ti realizohet nje qellim se shpejti pamvarsisht se ne momentin qe e mendon ate i duket e pa realizueshme, pas nje kohe ai do te arrij ate qellim.
Njejt sikurse nje njeri qe thell ne vete esht i bindur se do ti ndodh nje e keqe edhe pse per momentin i duket e pa realizueshme do ta gjej ate.

Mjafton te analizoni gjendjen tuaj momentale nese i keni arritur qellimet qe keni besuar me te vertet se do ti arrini dhe do te shihni qe ato vertet jan realizuar.

Mjafton qe ju te deshironi dicka dhe te besoni se do te realizohet, eshte universi ai qe zbaton menjehre deshiren tuaj.

Ajo cka duhet theksuar esht qe duhet ti shmangemi mendimeve negative, sepse nese besoni ne nje mendim negativ edhe ai do te realizohet.

(Dhe mos e ngatrroni deshiren e thjeshte me ate deshire ne te cilen besoni, sepse te deshirosh 1.000.000$ nuk esht njejt sikur te besosh se se shpejti do ti kesh 1.000.000$)

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Universi punon per ne. Ne si persona te vetem jemi qendra e tij. Ne jemi mrekullia hyjnore qe vetem duhet te mendojme me gjithe fuqine e shpirtit ate qe duam dhe Universi, gjithmone vetem per ne, per secilin nga ne vecanerisht, pike me pike e mendim per mendim, do na jape gjithcka duke vene ne zbatim ligjin e atraksionit.

Ne fakt "egziston edhe nje nje lloj qenie tjeter si ne njerezit qe ngulet ne nje vend, fillon te shumohet derisa te kete konsumuar gjithcka ne ate ambient ku ka zene vend, dhe e vetmja menyre mbijetese me vone eshte te beje te njejten gje diku tjeter. Kjo qenie e ka emrin virus."

Ky liber, ashtu si bestsellerat e tjere sot, eshte thjesht nje genjeshter teatrale qe perfiton nga kultura Amerikane e te pasurit nevoje per self help books. How to talk to a woman, how to have confidence, how to be successful, how to be slim while not thinking about your fat, how to say please and thank you and
smile all the time, how to take a shit and be proud of yourself - keto jane tituj te tjere qe ne nje te ardhme jo shume te larget, nqs do vish ketej nga perendimi, ose te vazhdosh te mbash ne interes ritmin e kesaj lloj shkence per lope indiane ne prozac, do te duhen detyrimisht.

Per mendimin tim te perulur, hap syte rreth e rrotull dhe me e pakta ji skeptik ndaj c'ka te hedh marketingu ne pjate. Ha vetem nqs te haet, pi vetem nqs te pihet se fundja e fundit te gjitha ne hale do te perfundojne, perfshi urine, dhjamin, edhe ate qe do pastroje pjatat te nesermen.

Une e kam lexuar kete liber; mundimshem, por e kam lexuar. Po me lejove te te jap dhe nje keshille miqesore, merr dhe performancen ne audiobook per efekt maksimal komik. luj syun

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons