Barazim në ndeshjen e grupit B mes Sudanit dhe Angolës në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Golat për Angolën u shënuan të dyja nga Manucho, sulmuesi i spanjollëve të Valladolid i dhënë borxh tek Manisaspori turk, në minutat 5’ dhe 50’.
Por, barazimi erdhi dy herë nga Mohamed Bashir (33’ dhe 74’), lojtar i Al-Hilal.
Falë këtij rezultati, Angola kryeson grupin B me 4 pikë, ndërsa Sudani ngjitet në vendin e tretë me 1 pikë.
Bregu i Fildishtë dhe Burkina Faso do të luajnë në mbrëmje ndeshjen tjetër të grupit B.