Sërish hije skandali mbi FIFA-n, organizatë që vitet e fundit është vënë nën presion të madh.
Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung” ka publikuar një letër interesante, në të cilën sekretari i Përgjithshëm, Jerome Valcke, i kërkon ish-presidentit Jack Warner të mos bëjë zë për caktimin e së drejtës televizive për Botërorin 2010 dhe 2014, pasi Blatter evitoi komisionet duke e caktuar sipas dëshirës së tij.
“Jack, këtu ke marrëveshjen e firmosur nga presidenti. Marrëveshja nuk kaloi në komisionet e zakonshme, prandaj të kërkoj që për momentin të mos e publikosh”, i shkruan Valcke kolegut të tij, në atë kohë numri 2 i FIFA-s.
Institucioni më i lartë i futbollit reagoi menjëherë duke konfirmuar vërtetësinë e letrës, por vuri në dyshim interpretimin. “Letra duket autentike, por lind pyetja: Për çfarë marrëveshje bëhet fjalë?”, shpjegon FIFA nëpërmjet një komunikate zyrtare.