Bajern e nis në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2012 në Bundesligën gjermane. Në ndeshjen e rikthimit, skuadra bavareze luajti në transfertë përballë Borusia Moenchengladbach.
Vendasit fituan me rezultatin 3-1, falë golave të Reus, në minutën e 11 dhe të Herman që shënoi dy herë, në minutën e 41 dhe 71, ndërsa për Bajernin golin e vetëm e shënoi i rikthyeri në fushën e lojës pas një kohe të gjatë dëmtimi, Schveinsteiger në minutën e 76-të.
Pas kësaj humbje, Bajern vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 37 pikë, ndjekur nga Mounchengladbah me 36.Ndërkohë me 34 pikë janë Dortmund e Leverkusen, që luajnë ditën e dielë, e para në transfertë ndaj Hamburger ndërsa e dyta në fushën e vet do të presë Mainz.