Në ditën e tretë të marrjes në pyetje dhe deponimeve pranë prokurorit, të 53 anëtarëve të katër organizatave kriminale që ka arrestuar policia greke në qytetin e Selanikut,Top Channel ka siguruar zbardhjen e plotë të bisedave telefonike, në të cilat zbulohet, përvec të tjerash, se janë trukuar edhe të paktën dy ndeshje të kombëtares shqiptare të futbollit.
Madje sipas materialit që disponon policia greke, pjesë e këtij trukimi është vetë trajneri i kombetarës shqiptare, në dy ndeshjet miqësore që ka luajtur ekipi ynë përfaqësues në vitin e kaluar, me Argjentinën dhe Malin e Zi.
Biseda telefonike është zhvilluar në pasditen e 24 majit të 2011, midis Marko Karamberis, kreu i një prej katër organizatave kriminale të zbuluara dhe një bashkëpunëtori të tij, i quajtur Pano, me pseudonimin “Portugezi”.
Më
Kombëtarja
Trukimet, FSHF “e pashqetësuar”
Kombëtarja, De Biasi nis punën
Shqipëria trukohej në Greqi
poshtë pjesë të zbardhura nga bisedat telefonike:
Markos Karamberis – Po!
Portugezi - Marko cfarë po bën?
Markos Karamberis – Mire! Kush je ti?
Portugezi – Mirembrëma! Jam Pano, Portugezi.
Markos Karamberis - Eja Pano.
Portugezi - Si kalon?
Markos Karamberis - Mire shoku. Më thuaj?
Portugezi - Mos të shqetësoj?
Markos Karamberis - Jo mor vëlla jo.
Portugezi - Nesër besoj…fola me “Shkupianin” dje në mbrëmje.
Markos Karamberis - Po, po…
Portugezi - Nesër ka kampionat të Zvicres, kategoria e parë dhe e dytë.
Markos Karamberis - Po.
Portugezi - Do të kemi një informacion të mirë dhe besoj se nesër ka dhe një ndeshje për Kupën e Bullgarisë.
Markos Karamberis - Aaa…
Portugezi - Luan CSKA me Sllavian, kanë diferencë të madhe dy ekipet dhe jep tek njëshi 1.45.
Markos Karamberis - Pra do të fitojë CSKA.
Portugezi - Do fitojë besoj…kanë diferencë të madhe. Unë i kam parë të dy ekipet, kane ndryshim të madh në fushë. Është si të luajë Panathinaikos apo AEK, PAOK me një ekip të mesëm si psh Asteras Tripolis.
Markos Karamberis – Kuptova. Kjo na intereson.
Portugezi - Kam nesër edhe tre-katër ndeshje të tjera.
Markos Karamberis - Më merr vecse nesër qysh herët të m’i thuash, diku nga njeshi apo dyshi, para se të fillojnë ndeshjet.
Portugezi - Jo nuk do të të marr para ndeshjes, do të të marr dy orë para.
Markos Karamberis - Mirë shoku. Në rregull.
Portugezi -Po tjetër ckemi....aaa … harrova të të them…
Markos Karamberis – Po.
Portugezi - Fola me trajnerin e kombëtares së Shqipërisë.
Markos Karamberis - Po...
Portugezi - Sigurisht. Natyrisht ai me mori vetë. Kishim ca kohë pa folur. Më tha c’behet etj...i them të kërkoja të dielën se kisha një ndeshje të të jepja dhe nuk munda të të gjej, që ta kapje...Më thotë, po pse si do e bëje...e nejse…dhe i them...C’bëre ndonjë gjë me ndonjë miqësore? Më thotë: Luajmë miqësore në qershor në Argjentinë.
Markos Karamberis - Po.
Portugezi - Po, shkojnë të luajne Argjentinë - Shqipëri, por në gusht më thotë do luajmë me Malin e Zi në Tiranë. Aty, me thotë, mundet të bëjmë cfarë të duam.
Markos Karamberis - Mirë, mirë shoku.
Portugezi - Aty mund të luajmë shumë fort Marko.
Markos Karamberis - Mirë shoku. Pra do më thuash nesër për ato, sepse do iki nesër, ose më mirë eja këtej nesër, se do iki të enjten në Athinë, kështu që të flasim në telefon, kështu?
Portugezi – Mirë. Nesër në cfarë ore udhëton?
Markos Karamberis - Unë iki të enjten në orën 8.
Portugezi - Mirë do kaloj nesër nga ty.
Markos Karamberis - Në rregull shoku. Të faleminderit.
Portugezi- Hajde shëndet!
FUNDI I BISEDËS
Top Channel disponon edhe zbardhjen e të paktën tre bisedave të tjera telefonike në të cilat këta dy persona, flasin pas informacioneve të marra, për trukime të ndeshjeve të tjera të ekipeve Dubnica - Banka Bystrica në kampionatin sllovak, të ekipit Shturm Graz në kampionatin austriak, si dhe të ekipit të Bazelit në atë zviceran.
Rrjeti duket se kishte informacion të menjëhershëm për rezultatet e ndeshjeve nga një person i ashtuquajtur “Shkupiani”. Ai jo vetëm dinte se kush do të fitonte, por dinte edhe rezultatin e saktë të takimeve.
Burime policore bëjnë me dije se këta persona kishin lidhje edhe me dy ish-presidentë klubesh të futbollit në Greqi të cilët janë arrestuar me akuzat e trukimit të ndeshjeve në kampionatin grek të futbollit.
Kreu i rrjetit në bisedën e zbardhur telefonike, thuhet se ka qarkulluar të paktën 40 milion euro në veprimtaritë e tij të paligjshme si dhënien e parave hua me kamatë deri ne 80 %, pastrimin e parave dhe skedinat e basteve.Vetëm në llogarinë e tij bankare thuhet se janë gjetur të paktën 5.5 milion euro që vlerësohet se janë fituar nga bastet e ndeshjeve të trukura.