Pas episodeve të shëmtuara të ditës së mërkurë ka shumë mundësi që Pepe të “zhduket” nga formacioni i Real Madrid për disa kohë.
Gazeta ‘Marca’ publikon se në zyrat e klubit madrilen mendojnë se e mira është që mbrojtësi portugez të qetësohet dhe të mos luajë ndeshjen e kampionatit ndaj Athletic Bilbao të dielën dhe ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës në Camp Nou për çerekfinalet e Kupës së Mbretit.
Real Madrid duket se do e “maskojë” këtë dënim të vogël që po i bën Pepe-s duke bërë të ditur se lojtari ka pësuar një dëmtim të vogël muskular në ndeshjen ndaj Barcelonës, ndeshje ku shkeli dorën e Messi-t në kohën që ky i fundit ishte në tokë pas një faulli.
Edhe Jose Mourinho është dakord që futbollisti portugez të marrë disa ditë pushim pas një ndeshjeje jo vetëm të dobët ndaj katalanasve, por edhe me gjeste të shëmtuara nga ana e tij.
Gjithashtu “Special One” e di se tifozët madrilenë nuk do e presin mirë Pepe-n pas një ndeshjeje të tillë dhe po kërkon që ta rifusë në formacion pasi Klasikja të jetë harruar paksa.
Nëse merret vendimi për t’i dhënë “pushime” Pepe-s, justifikimi ideal janë problemet e vogla muskulare që ndjeu pas ndeshjes me Barcelonën.