Forumi Kuq E Zi
DEMOSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DEMOSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
DEMOSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
DEMOSTRATAT E VITIT 1981 NË KOSOVË Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
KATILËT SLLAV DONIN TË UA NDALONIN SHQIPTARËVE PRANVERËN;ISHTE RINIA JONË AJO QË IA HAPI PORTAT KËSAJ STINE
Opinion
Shkruan:Shaban Cakolli


Me rastin e 32 vjetorit të demostratave studentore në Kosovë

Demonstrata e Prillit 1981
Ishin vitet e tetëdhjeta,kur Kosova po i ngjante një gremine në të cilën populli ynë ishte mjegulluar,ku me habi shiqohej nga rinia jonë pozita në të cilën kishte rënë populli ynë.Populli ynë kishte rënë në një robëri të thelluar,i vrarë e i thyar,i shfrytëzuar deri në palcë,pasuria jonë shfrytëzohej pangopshëm nga pushtuesi,kurse ekzistenca shpirtërore dhe fizike e shqiptarëve për ditë e më shumë rrezikohej.Në atë pak autonomi që kishte gëzuar Kosova atë botë në kohën e sundimit të Titos,rinia shqiptare kishte hapëruar dukshëm,kishin kaluar nëpër dyert e univerziteteve,kishin arrituj tituj shkencorë deri në akademik dhe gjërat po i shihnin kthjellët si kristali.Tani çmenduria sërbe po synonte me çdo kusht të rrënoj edhe atë pak autonomi që kishte Kosova,projektet veç i kishin bërë.Rinia jonë as nuk po mundeshin të pajtoheshin me jetën që bënin,por aq më tepër po hetonin se si hordhitë sërbe ishin vërsulur të shkelnin nderin dhe dinjitetin tonë kombëtarë,të shkelin vatrat tona dhe të na i çnjerëzojnë pragjet.
Në pranverën e vitit 1981,rinia jonë studentore ngriti zërin e vet kundër padrejtësive që po i bëheshin duke kërkuar kushte më të mira për jetën studentore.Kjo kërkesë ishte ndër kërkesat më normale që mund të ngritej nga çdo rini kudo në botë.Kërkesa e tillë mbeti në vesh të shurdhër fillimisht nga titullarët e krahinës sonë,e mos të flasim nga titullarët e Beogradit.Disa përfaqësues tonë që na përfaqësonin në Beograd nuk vonuan që kërkesën e rinisë studentore të e quanin armiqësore,duke u treguar rinisë tonë se për kërkesa të tilla vrima e miut do të u bëhej 300 grosh!Beogradi mori edhe një hov nga përfaqësuesit tonë që na përfaqësonin atje e të cilët kërkesat tona i quajtën armiqësore,dhe nisi hovin e etiketimit ndaj nesh,duke na emërtuar me termet më poshtruese si:nacionalist,iridentist,terorist e deri në emërtimin më çnjerëzor kanibalist!Studentët e pezmatuar nga iritimi i kërkesës së tyre në këtë mars edhe njëherë biseduan me organet tona krahinore,ku nuk gjetën asnjë mbështetje,por përbuzëje dhe ofendime.Protesta vazhdoj edhe në fundmarsin,por dukej se injorimi ndaj saj nuk kishte ndryshuar,kështu që muaji prill i vitit 81,pikërisht më 1 dhe 2 prill,i mbushi rrugët e Kosovës me përkrahës të rinisë studentore,protesta ishte gjithëpopullore dhe me revoltë të madhe.Organizatorët tani kishin ndryshuar edhe kërkesat,nuk flitej më për kushte të studentëve,por për të drejtat shqiptare në Jugosllavi dhe veqmas në Kosovë.Aty shpërtheu kërkesa “Kosova Republikë”,Lirojeni Adem Demaqin,Kosova punon Beogradi rindërton,e shumë kërkesa tjera.
Protesta mori mbështetje nga masa e gjërë popullore dhe rrugët e Prishtinës nuk kishin vend për solidarizuesit e saj.Nga masa brohoritej Sikur sot edhe nesër.Çmenduria sërbe tani donte të shfrynte mllefin ndaj shqiptarëve:Ajo ia kishte dalur të tuboj polic nga Beogradi,Shkupi,Kraleva e Nishi.Keq kishte menduar Beogradi,ata mendonin se me armatimin e tyre me mobilizimin e dhjetëramijëra ushtarësh e policësh të armatosur deri në dhëmbë,do të shtypin rininë shqiptare,shpirtin e tyre patriotik,por nuk i doli ashtu.Katilët sllav bënë kordonet e tyre me veshje antiplumb,me bajoneta të drejtuara nga rinia jonë,me shkopinjë gome e gasra helmuese,por rinia jonë ua hapi gjokset fortunës shoviniste,u hodh në zjarrin e luftës të katilëve dhe shpërtheu kordonet sërbo-sllave.
Çka është e vërteta,rinia jonë pati guximin të përleshej fyt për fyt me pushtuesin ,madje edhe të u sjell dëme pushtuesëve.Po shovinistët çetnik të pashiqëve e mihajloviqëve me armatim të hekurt ia dolën të vrasin e plagosin dhjetëra të rinjë dhe të burgosin mijëra kosovarë mu në lulen e tyre të rinisë heroike,por nuk mundën të mposhtin rininë shqiptare.Ata ishin lulet e atdheut të frymëzuar nga Skënderbeu,Mic Sokoli,Ismail Qemajli,Avni Rrustemi e shumë martir të tjerë.Ata na mësuan si mbrohet atdheu,nderi dhe dinjiteti kombëtarë.Ata i treguan katilëve sllav,se para fuqisë të popullit liridashës shqiptarë nuk janë gjë tjetër pos armiq të dështuar dhe të turpshëm.Kriminelët e Beogradit dhe tërë regjioneve sllave,me tërë ato tanke,helikopter e veshje antiplumb,përpos disa viktimave që na i shkaktuan në përleshje fyt për fyt,si dhe disave që na i vranë tinëzisht prapa shpine,nuk bënë gjë tjetër veq u kthyan me turp nga ofenziva e tyre.Ata kuptuan mirë se rinia shqiptare ishte kafshatë që nuk kapërdihej.
Rinia shqiptare e vitit 1981,ishin shqiponjat e lirisë,ishin guximtarët të cilët nisën themelet e lirisë të Kosovës,pa nismën e të cilëve liria jonë do të vonohej edhe më.Ata ranë në rangun e gjatë të dëshmorëve të kombit,dhe mbetën të pavdekshëm duke gëzuar rrespektin e thellë të këtij populli që i lindi dhe i rriti.Pas këtyre demostratave heroike,pushteti me disa qelbanik u solli dëme të mëdha rinisë sonë,i diferencuan ideopolitikisht,i torturuan,i burgosën,i përndoqën,por kurrë nuk i gjunjëzuan.Nuk i gjunjëzuan,nga se martirët e lirisë i mësuan si jetohet dhe si vdiset për atdhe.Lavdi atyre dhe gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë shqiptare.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
11 marsi i vitit 1981 shënoi epokën e rikthimit të shqiptarëve në identitet të mirëfilltë kombëtar

Nga Ahmet Qeriqi


Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan
kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga
ish-RSFJ. Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në
Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës, për të ruajtur
identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për
shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të
Ballkanit.
Zhvillimet që pasuan më 26 mars të po atij viti, kur njësitë speciale të
Jugosllavisë, me lejen me aprovimin e regjentëve besnikë të regjimit të
Beogradit si: Azem vllasi, Mahmut Bakalli, Ali Shukriu, Mehmet Cikuli-
Maliqi e të tjerë, sulmuan brutalisht demonstruesit duke vrarë dhe duke
përgjakur qindra prej tyre, intervenimi i tillë brutal, nxori në
sipërfaqe fytyrën e vërtetë të fashizmit jugosllav dhe atyre
shqipfolësve bastardë, të cilët i shërbenin asaj politike shoviniste
antishqiptare. Revolta gjithë popullore, që pasoi më 2 dhe 3 prill, ia
çjerri përfundimisht maskën politikës së ”barazisë së kombeve dhe
kombësive të Jugosllavisë”. Shtypi perëndimor dhe ai i Tiranës zyrtare
konstatonin se në Kosovë kishte ndodhur njëra ndër gjakderdhjet më të
pashembullta në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Kryesia e Jugosllavisë okupatore kishte shpallur gjendjen e
shtetrrethimit. Qenë vendosur qindra postblloqe policore dhe ushtarake
në tërë Kosovën. U vranë dhe u plagosën rëndë qindra demonstrues, u
arrestuan rreth 5000 shqiptarë liridashës. Klasa politike projugosllave
në krye me komunistët titistë filloi zbatimin e platformës për
“çrrënjosjen e kundërrevolucionit”, të cilën me besnikëri skllave po e
zbatonin: Azem Vllasi, Ali Shukriu, Mahmut Bakalli, Mehmet Maliqi, Kolë
Shiroka, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani dhe tërë një klasë politikanësh, që
bënin përpjekje të panatyrshme ta përzienin gjakun e shqiptarëve me
gjakun sllav, ashtu sikurse kishin përzier shumica e tyre edhe martesat
me serbe, malazeze, etj.
Kryengritja gjithëpopullore e marsit dhe prillit e vitit 1981 shënon një
epokë vendimtare në historinë më të re të popullit shqiptar,
pavarësisht se kjo ngjarje nuk e ka gjetur vendin e merituar në tekstet
ende gjysmake të historisë sonë. Prej asaj kohe kishte filluar ndarja e
madhe dhe diferencimi historik i dy klasave shoqërore, kundërshtare.
Klasa projugosllave që pranonte jugosllavizmin dhe asimilimin e qetë të
shqiptarëve, duke i trajtuar ata si “kosovari”, dhe lëvizja ilegale
çlirimtare, e cila çoi më në fund edhe në luftën e armatosur të UÇK-së, për t’ u çliruar nga robëria shekullore jugosllave.
Në këtë aspekt marsi dhe prilli i vitit 1981 shënojnë njërën ndër
ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Po të mos ndodhte ajo që
ndodhi asokohe, shqiptarët sot do të jetonin ashtu sikur se jetojnë
hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllahet në krahinën e
Timokut në Serbi. Mirëpo në kushte dhe rrethana të caktuara lëvizja
nacionaliste shqiptare, e përkrahur fuqimisht edhe nga Tirana zyrtare,
arriti të konsolidojë idealin e lirisë, arriti ta mbajë gjallë atë dhe
në rrugën e gjatë e të mundimshme të historisë, arriti të realizojë me
sukses tri luftëra çlirimtare, të cilat u përkrahën nga mbarë shqiptarët
atdhedashës dhe nga forcat përparimtare botërore.

Titistët, projugosllavët dhe oportunistët edhe 25 vjet më pas mundohen
ta fshehin të vërtetën për kryengritjen shqiptare të vitit 1981 Duhet pranuar faktin se jeta e përbashkët e shqiptarëve me serbë dhe
kombet e tjera të Jugosllavisë deri në vitin 1981, kishte dhënë shumë
rezultate në afrimin e popujve, por jo në afrimin mbi principe të
barazisë, por mbi shembullin e skllavit të nënshtruar ndaj padronit. Në
Jugosllavinë e atëhershme shqiptarë të ndershëm, “poshteni shiptari”
konsideroheshin vetëm ata që e donin pa lajka Jugosllavinë, si atdheun e
tyre, ata që martoheshin me serbe, ata që rezervoheshin të flisnin
shqip sapo futej në mesin e tyre një serb, dhe ata shqiptarë trutharë që
nuk kishin as edhe ndjenjën më elementare të dashurisë për kombin e
atdheun. Dhe, mjerisht, duhet pranuar faktin se të tillë në mesin e
turmave të paarsimuara shqiptare pati me shumicë, ashtu sikurse pati me
bollëk edhe nga ata që u shkolluan në Beograd, dhe prej andej sollën në
Kosovë shumë nipa dhe mbesa të Serbisë. Mbi këtë shtresë të turmave
shqiptare ngrihej klasa politike jugosllave, e cila kishte pranuar
rezignatën tragjike të asimilimit të ngadalshëm, meqë arrinte të
mbijetonte ekonomikisht dhe arrinte të vilte favore të shumta
dobiprurëse duke u bërë pjesë e politikës jugosllave antishqiptare.
Krijimi me sukses i një hibridi të tillë të çoroditur, çonte pa
kthyeshëm në idenë e jugosllavizimit të shqiptarëve dhe të popujve të
tjerë të federatës, e cila ishte përhapur sidomos në vitet 70 dhe 80 të
shekullit të kaluar.
Është e natyrshme se periudha e tillë e rrojtjes bashkë, periudha mushke
e bashkim vëllazërimit të shqiptarëve me serbë, periudha e fillimit të
një ngjizjeje të panatyrshme, mes dy popujve që kishin të përbashkët
vetëm armiqësinë 13 shekullore, jepte rezultate të caktuara, ashtu
sikurse kishte dhënë edhe në kohën e Romës, kur qenë romanizuar shumë
popuj të Ballkanit, por edhe në kohën e Perandorisë Otomane kur u
turqizuan po ashtu një pjesë e madhe e popujve të Ballkanit.
Mirëpo, në kushte dhe rrethana të zhvillimit shoqëror, arsimor, politik
dhe ekonomik në Evropën e asaj kohe, në kohën e ndarjes së botës në dy
blloqe të mëdha politike kundërshtare, proceset historike do të
zhvilloheshin në akord me kohën, dhe nuk mund të ndodhte ndonjë asimilim
i dhunshëm, apo ndonjë shfarosje kolektive e shqiptarëve, sikur më vonë
pretendoi ta zbatonte regjimi i Milosheviqit.
Viti 1981, grushtin më të fortë ia dha idesë së jugosllavizimit të
shqiptarëve dhe kjo është merita më e madhe historike që ndodhi në atë
kohë, sepse filloi rruga e vetëdijesimit për liri, barazi dhe
vetëvendosje të shqiptarëve. të cilët padrejtësisht dhe me bekimin e
qarqeve politike evropiane kishin mbetur të okupuara nga Jugosllavia.
Këtë ide e përforconte edhe procesi i diferencimit ideopolitik, proces
të cilin e zbatonte me përpikëri klasa titiste-rankoviqiste shqipfolëse e
Kosovës. Ishin këta partiakët e të gjitha niveleve nga LKJ, LSPPJ, LRJ,
LANÇ, pastaj prokurorët, gjykatësit, porotët, milicët, sigurimi i
shtetit i identifikuar si UDB si dhe një klasë e tërë denoncuesish, të
cilët për shërbimet e tyre kundërnacionalistëve dhe irredentistëve shqiptarë shpërbleheshin në shumë
aspekte. Të rralla kanë qenë shtëpitë e shqiptarëve të trojeve të
robëruara të atdheut asokohe ku nuk kishte të paktën një denoncues
shqipfolës. Ky është një fakt i palavdishëm por mjerisht është një fakt
historik, sepse të gjitha grupet ilegale, e tërë veprimtaria
antijugosllave është zbuluar nga shqipfolësit, nga ata që ishin shumicë,
sepse popullata serbe gjithnjë ka qenë pakicë në Kosovë dhe nuk ka
arritur të shënojë ndonjë rezultat në këtë drejtim. Nuk kishte fshat në
Kosovë, apo bashki në qytete, ku nuk njiheshin ata që bashkëpunonin me
UDB-në, sepse ky bashkëpunim bëhej madje krejt hapur. Në çdo aksion për
të shpartalluar shqiptarët liridashës kanë marrë pjesë milicët
shqiptarë, ndërsa aksionet janë drejtuar nga policët serbë të UDB-së.
Edhe në aksionin gjakatar kundër familjes së Tahir dhe Nebih Mehës në
Prekaz, më 13 maj të vitit 1981, në ballë të forcave të rrethimit kanë
qenë milicët shqiptarë. Të tillët, në mars dhe prill të vitit 1981, kanë
vrarë dhjetëra demonstrues në Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Vushtri,
Mitrovicë, Drenas e gjetkë. Nga milicët e tillë të Mehmet Maliqit, të
Azem Vllasit e Rrahman Morinës janë vrarë në rrethim Nuhi Berisha,
Rexhep Mala, Bedri Sokoli, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Ismet Krasniqi e dhjetëra të tjerë. Në të gjitha
arrestimet e qindra grupeve të rezistencës në Kosovë gjatë viteve 80, në
krye të aksioneve kanë qenë SUP-ovcat shqipfolës dhe pjesëtarë të
milicisë vendore. I tillë ishte rezultati i politikës 30-vjeçare të
bashkim vëllazërimit. Dhe sa më shumë që këta lakej të jugosllavizmit
tregoheshin besnikë, aq më shumë kërkohej nga ata, zbatimi sa më i
thellë i një politike të tillë, të egër, antikombëtare. Këto shërbime të
panatyrshme që kryen bastardët e të gjitha ngjyrave, me kohë çuan në
degradimin fatal të kësaj klase, e cila, edhe pse kishte shërbyer
besnikërisht, pse të mos thuhet me këtë rast se kishte shërbyer qenqe,
më në fund u detyra të largohet kokulur nga shërbimi, në fillim të
viteve 90 të shekullit XX. Ishte kjo koha kur komunistët shqiptarë
jugosllavë, të indinjuar në politikën e Beogradit bënë edhe atë
“revolucionin e njohur” të hedhjes së triskave të partisë. Dashur pa
dashur ata u gjenden të braktisur nga padroni, të cilit i kishin
shërbyer plot 40 vjet. Të kota ishin edhe përpjekjet për të krijuar
organizata gjithëjugosllave si UJDI i Veton Surroit, të kota u treguan
edhe përpjekjet për ta varrosur dhunën, të kota u treguan edhe fikjet e
dritave dhe trokitjet me lugë nëpër pjata , që ndërmorën të zhgënjyerit
dhe braktisurit titistë, të kota ishin edhe shumë orvatje, që bënë
skllevërit shpirtshitur, tashmë të braktisur nga padroni, të cilit deri
dje i kishin kryer shërbime duke vrarë e duke denoncuar pabesisht
vëllezërit e tyre të gjuhës dhe të gjakut. Të kota u treguan edhe
brohoritjet për Stipe Shuvarin e Kaçusha Jasharin, të kota edhe apelet
me nënshkrime të pseudointelektualëve, të cilët mendonin të ruanin as aq
mund të ruhej në kohën e erozionit të madh, që kishte nisur me fillimin
e shpërbërjes së Jugosllavisë që në fillim të viteve 90.


Klasa e komunistëve kosovarë, e braktisur nga Beogradi, në kohën e
lirimit të pluralizmit politik u rreshtua në Lidhjen Demokratike të
Kosovës dhe në disa partijëza të tjera, të cilat u udhëhoqën nga
ish-komisarët e LKJ-së dhe nga mbeturinat e fundërrinat e UDB-së, që
gjetën strehë nëpër parti politike. Ky ishte rezultati që korrën
komunistët shqiptaro-jugosllavë për shërbimet e tyre të verbra kundër
kombit e atdheut.
Kjo klasë njerëzish, për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, ende
fajëson kreatorët e kryengritjes së vitit 1981, sepse ata ua prishën
ëndrrat dhe aspirata e tyre për përbashkësi dhe asimilim të qetë. Dhe,
çuditërisht, edhe tani 25 vjet më pas, të tillët ende kanë mbetur po në ato
pozicione, edhe pse Kosovën e liruan pikërisht ata që projektuan 11
marsin, 26 marsin dhe 1 e 2 prillin e vitit 1981 dhe që çuan përpara
proceset çlirimtare duke i kurorëzuar me luftën heroike çlirimtare dhe
fitimtare të UÇK-së. Ndodh kjo sepse lufta jonë nuk u zhvillua deri në
fund dhe nuk i pastroi dot mbeturinat titiste, rankoviçiste e
milosheviqiste, ose pastroi fare pak.
Pikërisht për këtë, në RTK, projektohet dhe realizohet një emision për
kryengritjen e vitit 1981, duke u bazuar në deklaratat e ish UDB-ashëve,
e titistëve me damkë dhe të disa oportunistëve, të cilët edhe pse kanë
mbajtur vite të tëra nëpër burgje, kanë ndërruar sa e sa herë ngjyrat,
duke u hedhur nga një parti në tjetrën dhe duke mos qenë asnjëherë
konsekuentë, as atëherë kur ishin marksistë leninistë, as atëherë kur u
bënë LDK-istë të përbetuar, as në kohën e UÇK-së kur ia mbathen për në
Stankovec dhe as tani kur janë postuar nëpër poste të ndryshme
qeveritare. Të flasësh me përgjegjësi intelektuale e atdhetare për kryengritjen
shqiptare të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, nuk do të mjaftojë fakti
sepse paska hedhur gjellën me gjithë pjatën në Menzën e Studentëve në
Prishtinë, më 11 mars të vitit 1981, as sepse paska kërkuar “vurmak”
para mikrofonit në krah të dashnores, as sepse në rrethana të caktuara
mund të ketë qenë i dënuar për një veprimtari të tillë, por i thyer dhe i
pusuar më vonë, as sepse pas burgut ishte rreshtuar në LDK së bashku me
ata që të kishin denoncuar dhe dënuar, as sepse gjatë luftës të tillëve
iu ka rrëshqitur nën këmbë toka e përgjakur e Kosovës, ku luftohej fyt
për fyt kundër regjimit kriminal të Milosheviqit, në përkrahje të
forcave ajrore të NATO-s. Nuk mjafton të krekosesh se e paske ndihmuar
luftën e UÇK-së me Fondin e Emergjencës, apo nga fonde të tjera nga të
cilat akëcili “veprimtar” gjysmën e parave mund t i ketë zhvatur për
vete. Nuk bën në asnjë rast të tregohesh qyqar dhe të mos pranosh
realitetin, i tillë çfarë ishte në vitet 80 të shekullit të kaluar. Nuk
ishte e panatyrshme asokohe të ishte marksist leninist, as enverist, por
ishte e panatyrshme të ishte komunist jugosllav, titist e rankoviqist i
tipit të Azem Vllasit, Atë denoncoje vëllanë apo shokun e klasës sepse paska shkruar tinëz KR
(Kosova Republikë), por ishte e moralshme dhe kombëtarisht e
preferueshme të ndodheshe nëpër burgjet e pushtuesit, për ta
kundërshtuar robërinë, qoftë edhe vetëm me bindje, duke iu qëndruar
konsekuent, deri në fund, atyre bindjeve. Ishte krejtësisht e
panatyrshme dhe e pamoralshme të fitoje grada duke denoncuar
bashkëkombësit, apo duke izoluar, sulmuar e përbuzur familjet e atyre që
ndodheshin nëpër burgje. Ishte e natyrshme dhe e moralshme të ndihmoje
familjet e atyre që i kishte sakatosur regjimi okupator.

Bërthama e ideatorëve të kryengritjes së vitit 1981 u bë më vonë edhe bërthamë e UÇK-së

Kryengritja shqiptare kundër robërisë e vitit 1981, pas sulmit gjakatar,
që mori në fillim nga ushtria dhe policia jugosllave, ajo së shpejti
filloi të konsolidohet duke iu përshtatur rrethanave të reja të
veprimit.
Dhuna, brutaliteti i forcave policore, arrestimet, vrasjet, plagosjet li zgjeruan edhe më shumë frontin e rezistencës. UDB-ja në bashkëpunim me
kolaboracionistët nxori para gjyqit dhjetëra grupe studentësh,
punëtorësh dhe intelektualësh, ndërkohë që në platformë të kërkesës
Kosova Republikë angazhoheshin dhjetëra grupe të tjera, krejtësisht të
pavarura nga njëra tjetra, por me synime dhe qëllime të njëjta.


Edhe pse në luftë për ta thyer “nacionalizmin dhe irredentizmin
shqiptar” ishte inkuadruar tërë aparatura politike dhe aparatura e
represionit fizik, edhe pse luftën kundër këtij “nacionalizmi” e
përkrahen të gjitha shtetet e Evropës, me përjashtim të Shqipërisë, e
cila kërkesat e rinisë shqiptare i mbështeti fuqishëm, edhe pse në këtë
luftë në mënyrën më të paturpshme dhe më të panatyrshme, po merrnin
pjesë edhe shumë shqiptarë besnikë të jugosllavizmit, lufta për
realizimin e idealeve kombëtare u tregua shumë më e fortë dhe përballoi
me sukses të gjitha sfidat në rrethanat e caktuara shoqërore dhe
historike.

Shukriut, të Sinan Hasanit, Rrahman Morinës,
etj. Ishte e panatyrshme
Ideatorët dhe përkrahësit e lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar,
veprimtarinë e tyre atdhetare nuk e pushuan as nëpër burgje. Dhe sapo
liroheshin nga burgjet, sërish riorganizoheshin dhe vazhdonin
veprimtarinë atdhetare, duke kërkuar barazi dhe liri.
Në vitet 80 sipas informatave që sjell shtypi i huaj, por edhe ai
jugosllav për vepra të cilësuara si antijugosllave, janë dënuar prej 2
muaj e deri në 20 vjet burg rreth 12,000 shqiptarë, të moshave të
ndryshme, por mesatarja e moshës së tyre ishte prej 20 deri në 30 vjet.
UDB-ja kishte hapur rreth 400.000 dosje për shumicën dërrmuese të
intelektualëve shqiptarë, kryesisht të familjeve që ishin shquar për
rezistencë kundër forcave okupatore serbe qysh prej vitit 1912. Vetëm në
ushtrinë jugosllave qenë dënuar 1.200 shqiptarë, në mesin e tyre edhe
ndonjë epror. Shtypi i kohës nuk i ka shënuar këto të dhëna, meqë nuk
lejonte censura e kohës së totalitarizmit jugosllav.
Në luftë për ta “thyer” nacionalizmin shqiptar kishte filluar edhe
aksioni i diferencimit ideopolitik, të cilit i printe ideologu famëkeq
titist, Azem Vllasi dhe kompania e tij diferencuese. Në këtë luftë të
panatyrshme, antishqiptare, morën pjesë në mënyra të ndryshme të gjitha
republikat e Jugosllavisë e veçanërisht ajo e Maqedonisë, ku po ashtu
luftohej nacionalizmi dhe irredentizmi shqiptar. Kjo luftë nxiti fuqishëm
nacionalshovenizmin serb, i cili pasi supozonte se i kishte nënshtruar
shqiptarët, filloi luftën për të nënshtruar edhe sllovenët, kroatët e
myslimanët e Bosnjës.
Duke qenë se e ashtuquajtura Lëvizje paqësore kishte degjeneruar në një
qyqari të neveritshme, duke qenë se po bëheshin përpjekje për të bindur
turmat shqiptare se liria do të vinte e nënshkruar, po të bëheshin të
durueshëm, shumë prej të burgosurve të vitit 1981, veprimtarinë e tyre
atdhetare e kishin orientuar drejt përgatitjes së kryengritjes së
armatosur. Luftës çlirimtare në Kroaci dhe më vonë në Bosnje iu kishin
bashkuar shumë shqiptarë liridashës, që paraprakisht qenë përndjekur nga
regjimi i Milosheviqit.
Me qëllim për të vepruar në drejtim të krijimit të një force kombëtare,
kishin shkuar për t’ u stërvitur ushtarakisht në Shqipëri, në kohën e
regjimit të Ramiz Alisë, dy grupe atdhetarësh, në mesin e tyre edhe
komandanti i ardhshëm legjendar i UÇK-së Adem Jashari, e disa të tjerë.
Po për këtë qëllim qenë organizuar edhe grupe të ndryshme ilegalësh që
kryenin stërvitje ushtarake sidomos në Drenicë dhe në Llap. Në krijimin ecelulave të para të UÇK-së, po thuajse në të gjitha ato celula kishte
ish të burgosur dhe të përndjekur që veprimtarinë e tyre antijugosllave e
kishin nisur në Mars Prill të vitit 1981. Një pjesë nga këta veprimtarë
në kushte dhe rrethana të caktuara ishte inkuadruar në Lëvizjen
Popullore të Kosovës, e cila përjetoi batica dhe zbatica të shumta, meqë
në kuadër të saj supozohej me të drejtë se ishin futur edhe kuadro të
ish UDB-së. Pavarësisht nga dobësitë, sektarizmi dhe bajraktarizmi, që
mbretëroi në LPK, klasa e ish të përndjekurve kishte zgjeruar
veprimtarinë në të gjitha vendet në Evropë, por edhe brenda në Kosovë,
ku vepronin grupet e para guerile të armatosura, të cilat tashmë kishin
kryer sa e sa aksione kundër stacioneve të policës serbe kundër milicëve
dhe kolaboracionistëve. Në Kohën e krijimit të strukturave të para organizative të UÇK-së brenda
në Kosovë, në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të
përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981. Ata tashmë drejtonin Shtabin e
Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret,
institucionet e para informative të UÇK-së. Përderisa shumica e të
burgosurve të vitit 1981 qenë hedhur në ballin e luftës për liri, pati
edhe mjaft oportunistë që i mbeten besnikë politikës pacifiste të
Ibrahim Rugovës, apo të tillë që i përndoqi Rugova nga partia e tij dhe
që u riorganizuan në LBD.
Për t’ u bindur se cila ishte veprimtaria atdhetarë e kreatorëve të
kryengritjes shqiptare të vitit 1981, duhet të shfletohen biografitë e
dëshmorëve në vëllimet e monografisë “Feniksët e lirisë” ku janë
prezantuar dhe vazhdojnë të prezantohen biografitë e dëshmorëve të
UÇK-së. Përmes këtyre biografive shpaloset e vërteta për luftën dhe
rezistonin e armatosur dhe dalin në sipërfaqe, ata që me tërë qenien
janë angazhuar për çlirimin e trojeve shqiptare nga robëria. Vepra e
tyre dhe e bashkëluftëtarëve të tyre flet se kush e organizoi
kryengritjen e marsit dhe prillit të vitit 1981, kush e vazhdoi luftën
deri në vdekje, kur i bëri bisht asaj dhe kush po i vjelë sot frytet e
asaj lufte dhe atij gjaku të derdhur për liri. Ata që ende nuk e kanë kuptuar se cila ishte esenca çlirimtare e
nacionaliste e kryengritjes shqiptare e Marsit dhe Prillit e vitit 1981,
me siguri se një ditë kur Kosova do ta fitojë pavarësinë, do ta
kuptojnë, ose do të detyrohen ta kuptojnë. Ata që kanë marrë pjesë në
ato zhvillime dhe që në kushte dhe rrethana të caktuar janë larguar nga
lufta, ( prej luftës veç ai largohet...) atyre mbase edhe iu ka hije “të
ngrehin e të mos këputin dhe prore të ndërrojnë qendrimet. Ndërsa
kundërshtarët ende projugosllavë, ai Azem Vllasi, Shkëlzen Maliqi,
Mahmut Bakalli, Migjen Kelmendi, Jusuf Buxhovi, Gani Mehmetaj, Baton
Haxhiu e shumë të tjerë do të mbeten në fundërrina të historisë ashtu
sikurse Esat Toptani, Ceno beg Kryeziu, Shefqet Vërlaci, Ali Shukriu,
Mehmet Cikuli, Rrahman Morina dhe kolaboracionistët e neveritshëm që
ikën nga Kosova së bashku me forcat serbe, në qershor të vitit 1999.Kosova ende ka shumë militantë të Marsit dhe prillit të vitit 1981. Ata
veprojnë, sogjetojnë dhe tashmë kanë mbetur garda më besnike e Kosovës,
garda besnike e forca jo vetëm morale, garancia më e fortë e të ardhmes
së Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ngjarje historike të kombit tonë që e tundën ish-federatën Jugo-sllave, Ballkanin dhe Europën!
Nga Fadil Shyti


Më 11 Mars 2006, u mbushën 25 vjet, që kur ndodhën demonstratat e para në
Prishtinë në kryeqytetin e Kosovës.
Ato, u zgjeruan dhe u bënë gjithëpopullore pastaj, më 26, mars dhe 1, 2 e 3
prill në të gjitha qytetet e Kosovës.
Këto demonstrata burimin e kishin tek padrejtësitë e shumta shekullore që të
huajt ia kanë bërë kombit tonë duke e copëtuar në pesë shtete të Ballkanit.
Erdhën këto ngjarje, si rezultat i një politike kriminale dhe tepër
perfide-dinake të pasuesve titistë, që ia bënë popullit tonë për gjysmë
shekulli. Demonstratat studentore në Prishtinë, i zgjuan nga gjumi fillimisht popujt e
ish-Jugosllavisë, i ndërgjegjësuan ata (megjithëse tepër vonë e kuptuan
drejt), që nga një federatë e imponuar nga reaksioni i brendshëm në
bashkëpunim me atë të jashtëm, mund të formoheshin shtetet sovrane.
Gjithashtu, këto demonstrata u dhanë mësim të madh dhe kombeve të shtypura
në Evropë, sepse në pranverë ndodhën ngjarjet kosovare, ndërsa në vjeshtën e
po atij viti ndodhën ngjarje në Poloni, e pastaj dhe në vende tjera, ngjarje
që quan në ndryshime të mëdha të status-kuosë në Evropë e më tej.
Evropa, pastaj pësoi dhe thyerje kufijsh dhe u rilindën shtete sovrane: në
këto hapësira.

Ne, filluam të parët revolucionin e popujve të Ballkanit dhe të Evropës që
më vonë rezultoi në ndryshime kufijsh për popujt e shtypur dhe formimine
shteteve të tyre kombëtare: republikat ish-jugosllave, pastaj: Çekia,
Sllovakia; shtetet e BS si: Letonia, Estonia Lituania, etj, pastaj u bë
ribashkimi i Gjermanisë.
Erdhën këto ngjarje, si rezultat i trasimit të rrugës së lirisë, duke i çarë
bllokadat përballë armiqve nga të parët tanë, që nga kryengritja e armatosur
e 1945-ës, me komandantin atdhetar, Shaban Polluzha në krye e deri në
demonstratat e stuhishme të 1968-ës, me birin e madh të kombit tonë, Adem
Demaçin.

Kur i ka kundërshtuar e luftuar Adem Demaçi, armiqtë tanë shekullorë, këta
politikanët tanë në atë kohë kanë luajtur me "lloçin" e ëmbëlsirave titiste,
ndërsa tani e fyejnë, e izolojnë, e censurojnë në mjetet e shtypit, të
radio-televizionit etj, po kjo hiq nuk më habitë, sepse në krye të radhës
sërish kanë ardhur ata titistët e mallkuar, të cilët i diferenconin
atdhetarët dikur, prandaj i kemi punët kështu siç i kemi!
Kur liderët "tanë" kur shkojnë tek varret e dëshmorëve të Kosovës dhe të
trojeve tjera shqiptare a mendojnë së paku njëherë SE PO I SHKELIN idealet e
tyre; apo paraqitjen e tyre atje po e bëjnë veç sa për mbulesën
kozmetike e
cila ju duhet për të mbledhur pikë nga populli për të bërë karrierizma
pushteti.
Këta, mjeranë të etur për pushtetin pa shtet, sot e sot po veprojnë kundër
idealeve të tyre, kundër amaneteve të tyre, vallë përse ju vënë kurora dhe
çfarë betimi bëjnë para tyre apo mos po kërkojnë falje para tyre e po u
thonë në mënyrë të heshtur: "kot keni luftuar ju se ne tani do bëjmë si të
duam si të na thonë të huajt ; qëllimi juaj qe ribashkimi i Shqipërisë,
ndërsa qëllimi ynë është bashkimi me Ballkanin dhe me Evropën" !

Paçka se Shqipëria po mbetet e copëtuar, pa çka se Kosova me vise tjera
shqiptare, po ricopëtohet dhe po ndahet me kufi-zinj!

E, ju si të pacipë që jeni, me fodullëk po deklaroheni verbërisht para
diplomacisë botërore: "ne, nuk jemi për ribashkim me Shqipërinë"!!! Kur ju po e shkelni përditë këtë ide madhore, mendoj se: vizitat e juaja
atje janë fyerjet më të mëdha që u bëni martirëve të lirisë, ende të pa
fituar!
Ju, si sharlatanë që jeni, po përpiqeni që edhe për së vdekuri t´i
shfrytëzoni, për qëllimet tuaja të zeza!
Pastaj, me servilizmin e mjerë që ju karakterizon, ju thoni: " ne, jemi për
negociata e kompromise"!!!
Ju, angazhoheni çdo ditë t´i mbytni idealet e tyre, për të cilat ata u
flijuan!
Ju, me kompromiset tuaja politike që po i bëni, përballë faktorëve okupatorë
dhe diplomacisë
ndërkombëtare, trojet shqiptare, çdo ditë e më tepër po i bëni "monedhë
kusuritjeje" dhe shqiptarët sërish po i bëni "mish për top", të cilët do të
ballafaqohen me kriza të reja, që zor se do të tejkalohen pa rreziqe të
mëdha!
Nuk e di a jeni të vetëdijshëm për këtë, apo i bëni këto marrëzira politike
nga trysnitë e huaja prej të cilave atdhetarët e rënë në fushat e nderit s´u
thyen kurrë!
Kujdes! uragani popull, është fryrë, ai do të shpërthejë një ditë!
Mos mendoni, se mund ta mbani pafundsisht me mashtrime!

T´i kthehem retrospektivës historike: duke e ndjekur këtë rrugë sakrificash
revolucionare, s´ka dyshim që brezi i ri që po vinte duke u vetëdijesuar në
vitet 70-ta, e këtej e kishte të qartë rrugën e ndritur, për ta çuar përpara
çështjen e madhe të çlirimit.
Kjo barrë u takoi militantëve atdhetarë si: Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla,
Kadri Zeka, Hydajet Hyseni,
Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bajram Bahtiri e të
tjerë, të cilët i dhanë grushte të rënda regjimit kriminal të Beogradit, me
luftën ilegale, e cila përhapte dritë, për ardhmërinë tonë gjithëkombëtare.
Atëbotë, vepronin shumë grupe ilegale të cilat për nga emrat ndryshonin, por
si mishi me kockën, si gjaku me zemrën puqeshin e bashkëjetonin, pra kishin
pika takimi objektivat e tyre madhore të cilat ishin ngulitur thellë në
mendjen dhe në zemrat e atdhetarëve të vërtetë: si hap i parë historik, qe
projektuar fitorja e Republikës së Kosovës, pastaj Ribashkimi i territoreve
shqiptare, me Nënën Shqipëri.
Sipas shkrimeve të shtypit të Beogradit, atëbotë ishin zbuluar 90 grupe me 3
Organizata ilegale të cilat e mbulonin veprimtarinë e tyre në të gjitha Viset shqiptare, në
ish-Jugosllavi.
Këto Organizata revolucionare, udhëhiqeshin nga mësimet e njerëzve
revolucionarë, brenda e jashtë atdheut.
Prandaj, kërkesat madhore gjithëkombëtare shkonin drejt hapërimeve të reja
historike.
Realizimi i këtyre kërkesave do arrihej më shpejt, sikur mos të mungontepërkrahja e duhur, pikërisht nga ithtarët e sotëm "demokratë", të cilët dje
ishin të kthyer në vasalë të mjerë tek të huajt titistë: duke e mohuar dhe
penguar çdo përpjekje që çonte drejt fitoreve të reja.

Është për t´u theksuar se lëvizja ilegale, përkrahje të parezervë kishte
kurdoherë nga rinia heroike, inteligjenca përparimtare shtresa e mesme,
klasa punëtore heroike dhe katundarët atdhetarë.
Ndërsa, pengesa nga më monstruozet bënte atëbotë burokracia reaksionare, e
cila u frikësohej humbjeve të pozitave dhe pasurisë, së tyre të fituara nga
shërbimet servile tek të huajt, duke e shtypur popullin e saj, prandaj i
frikësohej edhe grushtit të drejtësisë nga populli.
Kjo burokraci, popullin e kishte shfrytëzuar deri në palcë, duke ia pirë
djersën dhe gjakun.
Ata, dëshironin t´i zgjatet jeta armikut shekullor, veçse t´i ruanin
privilegjet e tyre, ta ruanin "pushtetin e tyre paralel".
Por, historia e dëshmoi të vërtetën se s´ka forcë që mund ta shuan revoltën e një populli të robëruar.

Ndikim të madh në përgatitjen e këtyre ngjarjeve kishte edhe shteti amë
SHQIPËRIA.
Them kështu, sepse atëbotë në Kosovën e vizitonin shumë profesorë-ligjërues
nga Tirana, ata me fakte shkencore, me libra, me aktivitete kulturore dhe
sportive arritën shumë që rinia heroike të ndërgjegjësohet dhe të ushqehet
në frymën atdhetare.
Propagandën çlirimtare e zhvilluan ata, kur shumica e profesorëve të
Kosovës, s´kishin mundësi ta bënin.
Në kohën kur propaganda fashiste titiste po bënte një fushatë tmerrësisht
antishqiptare, po në kohën kur politikanët revizionistë e shqipfolësit,
tradhtarët me damkë si Ali Shukriu, Azem Vllasi e të tjerë, po e sulmonin
pamëshirë rininë heroike të Kosovës dhe popullin e saj, si: nacionalistë,
irredentistë, separatistë e të tjera epitete, ishte Shqipëria, shteti i vetëm në botë, që po tregohej e palëkundur në përkrahje të këtyre
demonstratave, që do ta SHKATËRRONIN përjetësisht ngrehinën e një shteti
artificial e quajtur Jugosllavi. Mbase, kjo edhe i takonte!
Fatbardhësisht, kjo edhe ndodhi!
Në organin e PPSH-së, "Zëri i popullit", më 8 Prill 1981 u mbrojtën
fuqishëm, faktet historike dhe me plot argumente shkencore, kërkesa e drejtë
e popullit tonë, për Republikën e Kosovës.

TANI, KJO PËRKRAHJE DUHET TË JETË EDHE MË E FUQISHME
DHE PËR KËTË TANI KA MË SHUMË MUNDËSI, SHQIPËRIA JONË.

Gjithashtu, në organet tjera të shtypit, në Radio Tirana dhe nga TVSH--ja, u
zhvillua një qëndresë e paparë në mbrojtje të popullit liridashës të Kosovës.
Kjo, kishte vlera të mëdha guximi dhe e ndihmonte fort lëvizjen çlirimtare
ilegale, sepse atëbotë mungonin k kushtet që popullit t´i thuhej e vërteta
fuqishëm.

Diplomacia ndërkombëtare perëndimore u tregua tepër e shurdhër ndaj
ngjarjeve në Kosovë, pra kjo heshtje ishte si një lloj përkrahjeje ndaj
regjimit kriminal të Beogradit, për faktin se rinia jonë heroike dhe klasa punëtore e cila e përkrahu pa rezerva, prandaj u vra dhe u burgos egërsisht
rrugëve të qyteteve dhe katundeve të Kosovës.
Për këto krime dhe padrejtësi zërin e ngriti vetëm shtypi dhe mediat
përparimtare në lindje-perëndim, këto zëra të fuqishëm i përktheu për
opinionin botëror, Radio Tirana.
Pastaj, shoqata jo qeveritare dhe humanitare i erdhën herë-herë në ndihmë
popullit tonë liridashës.
Krimet mbi popullin e Kosovës nuk i dënoi asnjë qeveri perëndimore atëbotë
dhe Jugosllavisë së atëhershme i mbeten duart e lira të vjellë vrerin dhe
zjarrin mbi këtë popull.
Ndërsa, elementë kolaboracionistë brenda dhe jashtë Kosovës ishin hedhur
idhshëm në sulm, për ta mbytur revolucionin popullor.
Nuk mungonin shërbimet servile ndaj regjimit si diferencimet ndaj njerëzisë përparimtarë dhe spiunimet që u bëheshin mërgimtarëve tek UDB-ja,
jugosllave, kur këta e përkrahnin me demonstrata në perëndim Republikën e
Kosovës, të organizuara nga revolucionarët që vepronin jashtë atdheut.

- I përkujtova këto fakte të atyre viteve, sepse tani po zhvillohet një
fushatë e pakontrolluar kundër atyre luftëtarëve pishtarë të rezistencës
paqësore aktive e jo vetëm paqësore; po sulmohen atdhetarët pikërisht prej
atyre që atëbotë ose heshtën si mumjet ose u hodhën si tigrat mbi
revolucionarët, duke u shërbyer me të gjitha format dhe mjetet pushtuesve.
Ndërsa, tani kanë arritur të bëhen edhe liderë të partive "demokratike", jo
me veprimtari atdhetare veç me zhurma histerike.
Këta zotërinjtë, faktorin e brendshëm e nënvleftësojnë së tepërmi, ndërsa
faktorin e jashtëm e mbivlerësojnë tej mase, kinse vetëm ky faktor mund ta zgjedh çështjen tonë.
Mendoj, se ky ishte dhe mjerisht ka mbetur; gabimi më i madh i tyre, prandaj
edhe s´munden dot të dalin nga rrjetat ku kanë hyrë e mbetur mjerueshëm, pra
edhe sukseset në rrugën e historisë po u çalojnë mjerueshëm dhe kështu do të
ndodhë derisa këta "kozmopolitikë", të arrijnë të dalin nga kthetrat e ideve
të tyre që kombit po i sjellin vetëm situata fataliste.
Tani, me të madhe po zhvillohet një politikë përçarëse brendakombëtare, që
nuk shpie drejt përparimit por i shërben robërisë.
Liderët "tanë, për asgjë nuk kanë marrëveshje midis tyre përveç kur është
fjala për servilizmin ndaj të huajve, në dëme të interesave tona vitale.
Apo, liderët "tanë" po presin derisa populli të reagoj fuqishëm ndaj
veprimeve të tyre?!
Thyerja e unitetit brenda shqiptar është njëra nga plagët më të mëdha që po i shkaktohet kombit tonë, fatkeqësisht nga vetë shqiptarët.
Jemi në gjendje ta kuptojmë apo jo tani, është çështje tjetër, ndërsa më
vonë do ta kuptojmë se: inspiruesit e tillë, me apo pa dijeninë e tyre ia
kanë bërë një shërbim të madh armiqve shekullorë.

Secili le ta dijë mirë se kameleonizmi është sjellje shtazarake, prandaj
politikisht kameleonët s´mund të kenë aftësinë të veprojnë njerëzisht, as
kombëtarisht.

Erdhën këto ngjarje, si rezultat i gjendjes së mjerueshme ekonomike dhe
tepër kontradiktore në zhvillimin tepër të ulët të Kosovës, krahasuar me
republikat e ish-federatës jugosllave.
Fj. vj. atëbotë, Sllovenia ishte 7-të, herë më e zhvilluar se Kosova e cila
shfrytëzohej ekonomikisht deri në palcë nga Beogradi.
Për këtë kishte shkruar edhe "Zëri i Popullit", më 1980, duke iu referuar
shifrave dhe fakteve të pakontestueshme. Prandaj, parulla e brohoritur nga demonstruesit "Trepça punon, Beogradi
shfrytëzon", këtu e kishte burimin.

Gjithashtu, burokracia e brendshme e cila ishte lidhur kokë e këmbë me
Beogradin, nën parullën famëkeqe të "vëllazërim bashkimit", nën maskën
"vetadministrimit titist", e shfrytëzonte popullin fukara, ia pinte djersën
dhe gjakun, duke e treguar herë hapur, herë maskuar fytyrën e egër të
feudalëve të majmur.

Serbia, edhe tani, me ndihmën e miqve të vjetër si Franca që e kontrollon
veriun e Mitrovicës po mundohet ta shkëpus gjigantin tonë TREPÇËN, shoqëria
kosovare u nda në shtresa të pasura dhe të varfëruara.
Kjo, reflektohej edhe në përfitimet e posteve në pushtetin e huaj, fj. vj.
rroga e një drejtori ishte 5-7 herë më e madhe se e një punëtori të
thjeshtë.
Proletariati kosovar u ngrit t´i pres lidhjet e ndyra të reaksionit të
brendshëm dhe të jashtëm, të cilët nën flamurin e paqes titiste, po e
mbillnin luftën. Atëbotë, (sikur edhe sot), lulëzonte korrupsioni kontrabandizmi, papunësia,
hajnia, prostitucioni e plagë të tjera që e mundojnë një shoqëri.
Kështu, revolta e mbledhur me vite e vite, shpërtheu fuqishëm në atë
pranverë liridone shqiptare.
Populli e sfidoi fuqishëm, Serbinë okupatore dhe veglat e saj shqipfolëse,
qorre dhe kolaboriacioniste.
Populli shqiptar i Kosovës, kërkoi çlirim social dhe kolonial!

Erdhën këto ngjarje, si rezultat i degjenerimit të një pjese të rinisë
shqiptare, gjendja shpirtërore e tyre po rrënohej çdo ditë pakuptueshëm, në
relacionin Prishtinë-Beograd, nuk shpejtonin veç makinat e zeza kreditore të
politikanëve gjakatarë, por edhe kerret e pista të të rinjëve të
degjeneruar, që filluan ta humbnin në kafiteritë, shoqëritë muzikore,
multietnike të "vëllazërim-bashkimit" çdo gjë të bukur shqiptare: artin dhe
kulturën etj, etj. Kjo, qe tepër e padurueshme për rininë përparimtare e cila i druante një
shkrirje të ngadalshme në vorbullat e huaja armike...
Prandaj, u ngrit me kohë, dhe sindromën shkatërruese e mbyti që në embrion!
Dihen nga të gjithë klithmat e qyqeve të tipit të Kolë Shirokës e Veli
Devës; kur çirreshin kundër SHKA "Afërdita", e Mushitishtit të Therandës, si
shoqëri nacionaliste, irredentiste etj.
Kjo shoqëri njihej nga këngëtarë e këngëtare përparimtarë si Shkurte Fejza,
Shyhrete Behluli e të tjerë. Të cilët i këndonin historisë sonë të ndritur
me çifteli.
Pra, mercenarët i pengonte çiftelia shqiptare, atyre më fort u shkonte
përshtati t´i dëgjonin vallet serbo-jugosllave, sepse me ato ishin njollosur
e qullosur prej vitesh, të zhytur në tradhti...
Pesha e rëndë e robërisë po binte jo vetëm mbi trupin e bukur të atdheut, por edhe po e sakatonte shpirtin e pastër shqiptar, artin tonë revolucionar.
Pra, si përfundim mund të konstatoj se demonstratat e stuhishme të Kosovës
ishin domosdoshmëri, sepse ishin demonstrata që aspironin lirinë nga shumë
aspekte të jetës, kjo i vuri në sprovë të madhe njerëzit se: kush çfarë
pozicionesh kishte dhe do të mbante në raport me historinë tonë të re.
Sërish mund të konstatoj se faktori vendimtar që mund ta shtron për zgjidhje
çështjen tonë të drejtë
jemi ne shqiptarët.
Tani, të përcaktohemi pa kompromise me parimin e VETËVENDOSJES!
Si kërkesë reale jona dhe parim universal i së drejtës së popujve me sa
vijon:

1. Rezoluta e OKB-së me Nr. 637 datë 16/12/1952, e cila saksionon të drejtën
e vetëvevendosjes së popujve dhe kombeve si parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut...

2. Rezoluta Nr. 1514 e datës 14/12/1960 në të cilën theksohet: “Integrimi i
një territori etnik duhet të jetë rezultat i shprehjes së vullnetit të lirë
të popujve të atij territori”.

3. Rezoluta Nr. 1815 e datës 18/12/1963 e cila saksionon se, “…E drejta e
vetëvendosjes është një ndër parimet bazë të së drejtës ndërkombëtare mbi të
cilën duhet të mbështetet patjetër edhe politika e ekzistencës aktive
paqësore”.

4. Rezoluta 2105 e datës 20/12/1965, e cila rikonfirmon dhe riafirmon
rezolutën e shkolonizimit me Nr. 1514 të vitit 1960. 5. Rezoluta Nr. 2625 e datës 24/12/1970 mbi parimin e barazisë dhe të
vetëvendosjes së popujve ku në pikën e parë të saj thuhet: “Krijimi i
shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimii i lirë me ndonjë shtet tjetër të
pavarur varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli që mbështetjen e
ka në realizimin e së drejtës së vetëvendosjes, prandaj çfarëdo forme tjetër
shtetërore që imponohet me forcë ndaj një populli të territorit të caktuar,
duke e sjellë kësisoj atë në pozitë të pabarabartë dhe të mvarur; përbën
shkelje flagrante të vetëvendosjes dhe të drejtave të barabarta të atij
populli”.

Kjo, sa më parë që të kuptohet prej politikanëve, aq më mirë do t´jetë, për
ata që ende ju besojnë!
Duhet të kuptohet sa më parë se vetëm me përpjekëje intensive me një
vendosmëri që nuk lejon kompromise do të arrijmë t´i realizojmë kërkesat
tona.
Sot, fuqitë e mëdha nuk e njohin pavarësinë e plotë as pas luftës
çlirimtare, por ne sërish kërkohet t´i detyrojmë të ndërrojnë qëndrim.
Kjo, u vërtetua qartë me ish-republikat e ish-Jugosllavisë.
Ato, me vendosmërinë e tyre arritën ta fitojnë pavarësinë.
Edhe atyre fillimisht u mohohej pavarësia, po nga faktorët e sotëm
ndërkombëtarë.
Ne, duhet ta dimë se janë po këto shtete që tani e masin pulsin tonë se: a
jemi ne në gjendje të durojmë pafundsisht, mjerimin dhe kolonizimin e
atdheut tonë?!
Apo, ne do të ngrihemi në protesta që të kërkojmë drejtësi, që me një
referendum popullor, populli ynë të përcaktohet vet për ardhmërinë e tij e
jo për të të vendosin Beogradi apo Vjena me ecejaket e Solanës,
Ahtisarit e të tjerëve...
Ata, ende kërkojnë dëshmi prej nesh se vërtetë e duam lirinë me punë
konkrete e jo veç me shpresa të pafundme...
Sot, qindra e mijra shqiptarë po treten metropoleve të botës; ne po shkojmë
drejt asimilimit, a nuk e kemi pësuar keq pikërisht nga kjo plagë ne
shqiptarët, gjatë shekujve?!
Derisa, për të gjitha minoritetet e Kosovës, sot flitet e bëhen projekte ku
jepen shuma të mëdha lekësh për kthimin e tyre, këto nuk bëhen këto vetëm për njerëzit autoktonë të saj,
vallë ku është drejtësia?!
Kërkohet, të jemi vigjilentë, sepse përsëri re të zeza po sillen mbi qiellin
e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare!
Tradhtitë e vjetra po ngrejë kokë, të maskuara me petka të reja
"demokratike"!
Nëse, ka diçka si "lubi" që gjatë historisë së shekujve të kaluar, i
përgjakur popujt, kjo qe mohimi i së drejtës së tyre për vetëvendosje!
Tani, shtroj kërkesën me vendosmëri tek të gjithë faktorët e brendshëm dhe
të jashtëm të diplomacisë botërore, që të mos i përsërisin gabimet
fataliste, por ta mbysin këtë "lubi" që në të ardhmen popujt ta kenë
ardhmërinë e ndritur, pa luftëra e mjerime, natyrisht që këtë e kërkoj të
realizohet edhe për popullin tim të shumëvuatjtur!
Se, Kosova është imja, sikur është edhe juaja o të dashur bashkatdhetarë! U mundova ti jap ca konstatime përse dhe si u zhvilluan demonstratat e vitit
1981 mirëpo, fjalën kryesore për këto ngjarje madhështore do ta thotë
historia jonë e re në Kosovën e lirë!...

LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

RROFTË SHQIPËRIA E LIRË DHE E RIBASHKUAR!

Suedi, 10 Mars 2006

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons