FIFA zyrtarisht i jep fund sagës së bashkimit të kampionatit tonë me atë të Kosovës, apo kalimit të disa skuadrave të Superligës së Kosovës në Superligën shqiptare.
Nëpërmjet një korrespondence mes federatës sonë të futbollit dhe organit botëror të futbollit, pas kërkesës së disa skuadrave për të marrë pjesë në kampionatin tonë, ka ardhur kjo përgjigje negative.
FIFA i rikujton edhe një herë pikën 79-të të statutit të saj ku saktësohet se antarët e FIFA-s apo anëtarët e përkohshëm të konfederatës, nuk duhet të luajnë ndeshje apo të kenë kontakte sportive me lojtarë apo klube që nuk janë anëtarë të FIFA-s apo anëtarë provizorë të konfederatës.