Mesfushori i Portos, Fredy Guarin, ka deklaruar se do të largohej nga skuadra portugeze vetëm nëse arrin marrëveshje me Juventusin gjatë këtij afati kalimtar, e jo për ndonjë skuadër tjetër.
Kolumbiani është shënjestër e Bianconerëve, të cilët thuhet se tashmë kanë pasur takime me agjentin e tij.
“Asgjë nuk është përfundimtare, por unë do të largohem nga Porto vetëm për Juventusin. Ose vazhdoj këtu ose transferohem te Juve, por ndonjë klub tjetër nuk është opsion”.
“Një vendim do të merret së shpejti. Shpresoj të ketë më shumë qartësi deri të enjten”, ka thënë Guarin për Radio Catena Nacional.
Besohet se Porto kërkon 13 milionë euro për lojtarin, ndërsa Juventusi dëshiron ta huazojë për dy milionë euro deri në fund të sezonit me mundësinë për ta blerë atë pastaj për nëntë milionë euro.