Nuk dihet nëse e ka bërë me kast, por ky shofer në New Hampshire të SHBA-ve u tregua mjeshtër i parkimit. Pasi rrëshqiti nga rruga, arriti që makinën e tij ta ngulë pingul në borë.
Kjo teknikë e vështirë për tu realizuar ka mahnitur shumë shikues në YouTube, e sidomos për faktin se shoferi shpëtoi pa iu prekur as një qime floku.
Se si arriti automobili të ngulej në borë, një Zot e di. Shikoni këtë video të shkurtë të makinës së ngulur në borë dhe u dëshirojmë vozitje të sigurt.