Forumi Kuq E Zi
10 personat me “te talentuar” ne bote Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
10 personat me “te talentuar” ne bote Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
10 personat me “te talentuar” ne bote Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
10 personat me “te talentuar” ne bote Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
1. Kim Ung-Yong
Ka filluar universitetin në moshën 4-vjeçare teksa në moshën 15-vjeçare përfundoi doktoraturën. I lindur në vitin 1962 në Kore, Kim Ung-Yong është një super gjeni i cili ka hyrë në Librin e rekordeve Guiness si njeriu më i zgjuar në botë. Por, zgjuarsia e tij nuk mbetet vetëm me fillimin e Universitetit Hanyang në moshën 4-vjeçare, ai thyen rekordet me aftësinë e tij të zotërimit mirë të gjuhëve Japonisht, gjermanisht dhe anglisht. IQ e gjeniut i cili në moshën 5-vjeçare ka zgjidhur integralet më të vështira mendohet të jetë mbi 210. Nga mosha 3-vjeçare ai ka qenë një nxënës i ftuar në degën e fizikës. Kur ishte 7-vjeç ka marrë një propozim nga NASA (Zyra hapësinore amerikane) dhe kur mbushi 15-vjeç ka përfunduar doktoraturën në degën e fizikës në Universitetin Colorado. Në vitin 1974 gjatë kohës që punonte në universitet ka filluar studimet tek NASA dhe ka kaluar nga fizika në fushën e Inxhinierisë së ndërtimit. Pavarësisht propozimeve të ndryshme për të dhënë mësim në universitetet më prestigjioze. Pasi kthehet në vendlindje, në vitin 1978 Yong vendos të punojë në një universitet shtetëror. Tani Yong punon si pedagog i jashtëm në Universitetin Chungbuk të Koresë së Jugut.

2. Akrit Jaswal
Është bërë kirurg në moshën 7-vjeçare. Ky fëmijë indian cilësohet si fëmija më i zgjuar në botë. Dhe ç`është e vërteta ai e meriton emrin dhe titullin Akrit Jaswal. IQ - në e ka 146 dhe është pranuar si njeriu më i zgjuar në Indinë me një popullsi prej 1 miliard banorësh. Ai u bë i njohur në të gjithë botën pasi realizoi ndërhyrjen e tij të parë kirurgjikale. Atëherë ishte vetëm 7-vjeç. E sëmura ishte një vajzë e vogël e cila nuk kishte para të shkonte tek mjeku. Dora e vajzës ishte djegur dhe gishtat nuk i ndaheshin nga njëri-tjetri. Ky super fëmijë 7-vjeçar, i cili nuk kishte hyrë asnjëherë në jetën e tij në një operacion dhe nuk kishte marrë arsimim mjekësor arriti të ndante gishtërinjtë e vajzës duke mundësuar kthimin në normalitet të dorës. Në moshën 12-vjeçare gjeniu i vogël i fokusuar mbi shkencën e mjekësisë ka pohuar se është afruar shumë gjetjes së ilaçit i cili shëron kancerin. Gjeniu i mjekësisë tani studion në Universitetin Chandigarh dhe është studenti më i ri në Indi.

3. Kleopatra Stratan
Në moshën 3-vjeçare ka fituar 1500 euro për një këngë. Lindur në vitin 2002 në Moldavi, Kleopatra Stratan mban titullin e këngëtares më të re e cila deri tani ka nxjerrë në shitje një album të suksesshëm. Në të vërtetë vajza ka nxjerrë albumin e saj të parë në moshën 3-vjeçare. Por rekordet e Kleopatrës një fëmijë i lindur në një familjes muzikantësh sigurisht që nuk mbarojnë këtu. Kleopatra e vogël në të njëjtën kohë mban dhe rekordet e këngëtares më të re e cila ka dhënë koncert para një turme të madhe spektatorësh për 2 orë me radhë, është këngëtarja më e re dhe më e pasur, këngëtarja më e re që ka marrë çmimin muzikor të MTV-së dhe këngëtarja më e re që ka bërë këngën hit të një shteti.

4- Michael Kevin Kearney
Në moshën 10-vjeçare ka përfunduar studimet universitare. 24-vjeçari Michael Kevin Kearney nuk ka fituar famë vetëm me diplomimin e tij në moshën 10-vjeçare por në të njëjtën kohë ai është dhe fituesi i çmimit të madh në lojën “kush do të bëhet milioner?” I lindur në vitin 1984 fëmija gjeni në moshën 17-vjeç ka filluar punën si pedagog në universitet dhe ka thyer shumë rekorde botërore. Por, ka dhe të tjera. Ka filluar të flasë qëkur ishte 4-muajsh. Kur ishte 6-muajsh është përpjekur t`i shpjegojë mjekut shqetësimin e tij në vesh duke thënë: “kam infeksion në veshin e majtë”. 10 muajsh ka mësuar të shkruajë dhe lexojë!!! Kur ishte 4-vjeç ka zgjidhur duke marrë pikët më të larta testet e matematikës së Universitetit John Hopkins një nga Univestitet më në zë të Amerikës. Në moshën 6-vjeçare mbaroi shkollën e mesme ndërsa në moshën 10-vjeçare mbaroi Universitetin Santa Rosa. Në librin e rekordeve Guiness cilësohet si‚ “i diplomuari më i ri”. Ai çuditi gjithë botën dhe vetë prezantuesin e emisionit “Kush do të bëhet milioner?” kur në pyetjen e fundit kërkoi të përdorë të drejtën e telefonatës dhe ndërkohë që të gjithë mendonin se do të kërkonte ndihmë nga babai i tij në të vërtetë e mori për t`i thënë “baba fitova 1 miliard dollarë dhe tani po vij në shtëpi” dhe më pas iu përgjigj pyetjes së fundit. Ky sukses i Kearney-t dhe anekdota e pyetjes finale është kthyer në një legjendë shumë të përfolur.

5. Gregory Smith
Ka qenë kandidat për Çmimin Nobel kur ishte 12-vjeç. I lindur në vitin 1990, Gregory Smith mësoi të lexojë e shkruajë në moshën 2-vjeçare dhe filloi universitetin kur ishte 10-vjeç. Por kjo është vetëm një pjesë e jetës së këtij super fëmije. Sepse ky gjeni pjesën e kohës së mbetur pas mësimeve e shfrytëzon duke shëtitur botën si një mbrojtës i paqes dhe i të drejtave të fëmijëve. Smith është dhe themeluesi i “Organizatës ndërkombëtare të mbrojtësve të rinisë”, e cila synon të përhapë paqen mes të rinjve. Është takuar me ish-Presidentin e SHBA-ve Bill Klinton dhe me ish-Presidentin e BRSS, Mikhail Gorbacov. Po ashtu ky është fëmija i jashtëzakonshëm që ka mbajtur fjalim në Këshillin e Shteteve të Bashkuara. Duke marrë parasysh gjithë anët e jashtëzakonshme të tij dhe përpjekjet e bëra në emër të paqes, Smith deri tani ka qenë kandidat për Çmimin NOBEL katër here. Por më interesant është fakti se ai ka shënuar gjithë këta suksese pa mbushur 20-vjeç.

6. Aelite Andre
Kur ishte 2-vjeç hapi ekspozitë pikturash në galerinë e arteve. Aelite Andre është një nga artistët më të përfolur të “pikturës abstrakte” të botës së artit në Australi dhe ka qenë vetëm 2-vjeç kur është bërë e famshme. Pasi ka parë pikturat e vajzës së vogël të talentuar, pronari i galerisë së arteve në Melbourne është mahnitur dhe ka vendosur të hapë menjëherë një ekspozitë. Pronari i galerisë është shokuar kur ka marrë vesh se piktorja e gjithë atyre pikturave të mrekullueshme është një vajzë 22-muajshe.
Pavarësisht kësaj të vërtetë të pabesueshme, pronari i galerisë nuk ka hequr dorë nga hapja e ekspozitës dhe ka ekspozuar veprat mahnitëse.

7. Saul Aaron Kripke
I kanë propozuar të punojë në Universitetin Harvard kur ishte në shkollë të mesme. Saul Aaron Kripke, djali i një rabini është një gjeni i vërtetë. Kur ishte në klasën e katërt të shkollës fillore zotëronte plotësisht matematikën, ndërsa para se të fillonte shkollën e mesme ka zotëruar mirë gjeometrinë dhe filozofinë. Punimet e përgatitura në shkollë të mesme më pas filluan të përdoren në mësimet e logjikës. Punimet e tij u pëlqyen nga një profesor në degën e matematikës në Universitetin Harvard dhe që kur ishte në shkollë të mesme është ftuar të punojë në këtë universitet. Duke i dhënë më shumë përparësi familjes, Kripke refuzoi kërkesën për punë e cila i erdhi me anë të një letre ku shkruhej “shpresojmë të pranoni kërkesën për të dhënë mësim në universitetin tonë”. Por, ai u pranua menjëherë në Harvard pasi mbaroi shkollën e mesme. I talentuari Kripke ka fituar Çmimin Nobel në fushën e filozofisë, çmimin Schock dhe konsiderohet si filozofi më i madh i ditëve të sotme.

8. Fabiano Luigi Caruana
Në moshën 14-vjeç u bë mjeshtri më i ri i shahut. Fëmija i mrekullueshëm me dy nënshtetësi, italian dhe amerikan, Fabiano Luigi Caruana fitoi titullin e mjeshtrit të shahut në moshën 14-vjeç. Caruana është mjeshtri më i ri i shahut në Itali dhe Amerikë.

9. William Joseph Mosconi
Lojtar profesionist bilardoje që 6-vjeç. I njohur me epitetin “lojtar xhepi”, William Joseph Mosconi u shpall lojtar profesionist bilardoje kur ishte vetëm 6-vjeç. Ndërkohë që babai i gjeniut të vogël të bilardos nuk e lejonte të përdorte tavolinën e bilardos ai zhvillonte aftësinë e bilardos duke përdorur patatet në vend të topave. Pasi filloi të merrte pjesë në turnetë kombëtarë dhe të fitonte edhe babai i tij e kuptoi aftësinë e rrallë të djalit. Wiilie përparoi aq shumë në fushën e bilardos saqë fitoi të drejtën të luante në finalen botërore të Bilardos përballë me Ralph Greenleaf në vitin 1919. Megjithëse nuk mundi të fitonte ai ka mbetur në mendjen e shumë personave me lojën e mrekullueshme që bënte në tavolinën e bilardos, të cilën e arrinte me ndihmën e një karrigeje. Por sigurisht që kjo gjë nuk e demoralizoi gjeniun e vogël. Në moshën 11-vjeçare u shpall Kampion bilardoje për të rinjtë dhe më pas ka fituar 15 herë kampionatin botëror të bilardos. Ka hedhur firmën e shumë rekordeve duke ndihmuar edhe në prezantimin e sportit të bilardos.

10. Elliana Smith
Spiker në radio që kur ishte 7-vjeç. Duket e pabesueshme por Elliana Smith ishte vetëm 7-vjeç kur drejtoi një program për të rritur në radio duke i këshilluar dhe dhënë zgjidhje problemeve të tyre. Të gjithë mund t`i gjejnë zgjidhje probleme të tyre duke filluar nga ato që përjetojnë probleme me të dashurit, me bashkëshortin, probleme familjare. “Nuk ia vlen të mërzitesh për të, jeta nuk është aq e gjatë sa ta harxhosh duke qarë për një burrë”, i tha ajo një gruaje e cila ishte ndarë nga i dashuri.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons