E zënë dhe e përfolur shumë nga mediat shqiptare, pasi që vitin e kaluar mori pjesë në “Dancing With the Stars”, Agnesa Vuthaj tani pritet të kthehet me projekte të shumta që pret t’i realizojë.Ndoshta e lodhur nga ato që ishin shkruar e thënë për të, bukuroshja kosovare kishte qëndruar afër një muaj jashtë Kosovës, përderisa në një bisedë për Express thotë se do të kthehet në Kosovë brenda shtatë ditëve.
“Këtë fundvit vendosa të pushoj pak më gjatë se zakonisht. Kam qenë në Florida, Miami ku kam qëndruar për tri javë, ku edhe kam kaluar festat e fundvitit. Për momentin jam në Zvicër dhe pasi të rri disa ditë këtu, do të kthehem në Kosovë”, thotë Vuthaj për Express.
Ajo e ka shfrytëzuar këtë mundësi të udhëtimit edhe për të vizituar vende të reja, të cilat thotë se i kanë lënë shumë përshtypje të mëdha, sidomos Miami.
“Në Miami më ka pëlqyer gjithçka, duke u nisur nga moti me diell, deti, plazhi, pastaj edhe vendet turistike si South Beach, Down Town. Vizitat tek Stars Island dhe Fisher Island, Everglades, gjithashtu edhe Palm Beach e shume vende të tjera. Ishte thjesht një qytet fantastik”, thotë ai.
Pasi ka kaluar shumë mirë në shtetin amerikan, bukuroshja ka thënë se është për momentin në Zurich, ku po e viziton motrën dhe mbesën e saj dhe po kalon ca kohë më to.
Por, jo gjithmonë do të rrijë Agnesa atje.
Bukuroshja planifikon që gatë javës të kthehet në Kosovë, ku e presin aktivitete të shumta nga bota e spektaklit.
“Sigurish, punë! Pas një pushimi koxha të gjatë, duhet t’u kthehem aktiviteteve dhe projekteve të shumta që kam”, thotë ajo.
Këto projekte, sipas Agnesës, janë më shumë të fushës që ajo i takon, asaj të spektaklit.
“Jam në përgatitje të disa projekteve, por njëherë për njëherë ato janë vetëm në letër. Por, shpresoj që së shpejti ato do të fillojnë dhe do të realizohen”, thotë Agnesa duke mos dhënë detaje të projekteve që ajo ka në dorë.
Ndërkaq, Agnesa vazhdon që të jetë ende beqare, madje thotë se është një beqare lumtur.
“Jam beqare e lumtur”, thotë ajo.
Nuk e ke takuar personin ideal?
“S’e kam takuar akoma personin ideal se sikur ta takoja, besoj që s’do isha beqare…Po, po më pëlqen jeta si beqare. Unë tashmë jam mësuar më një jetë të tillë dhe ndjehem e përmbushur në këtë aspekt”.
Kështu ajo ka hedhur poshtë çdo mundësi dhe thashetheme që e lidhin atë me ndonjë lidhje të re apo të vjetër dashurie.