Forumi Kuq E Zi
92 vjet me pare, kur Tirana shpallej kryeqyteti yne  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
92 vjet me pare, kur Tirana shpallej kryeqyteti yne  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
92 vjet me pare, kur Tirana shpallej kryeqyteti yne  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
92 vjet me pare, kur Tirana shpallej kryeqyteti yne  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
92 vjet me pare, kur Tirana shpallej kryeqyteti yne  418171_358031200888421_236304299727779_1266240_1507887339_n
Me 11 shkurt të vitit 1920, qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit.
Si sot 92 vjet me pare, Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë nga një vendim i Kongresit të Lushnjes, një nga evenimentet më të rëndësishme të historisë kombëtare për vendimet që mori, ndërkohë që qeveria e dalë nga ky kongres, zgjodhi në krye të saj patriotin Sulejman Delvina. Saktësisht, më 11 shkurt të vitit 1920, qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Në këtë datë vlerësohet historikisht ardhja e qeverisë shqiptare në Tiranë me në krye Sulejman bej Delvinën dhe pritja që iu bë asaj nga populli tiranas, të cilit iu desh ta mbronte me gjak këtë qeveri. Atë ditë, në godinën e cila ndodhet në fillim të rrugës së Elbasanit, u vendos qeveria shqiptare me kryeministër Sulejman Delvinën.
Historia e emrit
Për herë të parë emri Tiranë përmendet në vitin 1418, në një dokument venedikas për t'u kujtuar në shekullin e 15-të nga historiani dhe shkrimtari i madh Marin Barleti. Si datë e themelimit të Tiranës si qytet në zemër të Shqipërisë merret viti 1614, kur me kujdesin e Sulejman pashë Bargjinit u ngrit bërthama e parë e qytetit, me një xhami, një banjë (hamam), një furrë dhe disa dyqane. Tirana për gati dy shekuj qëndroi nën degën e familjes Toptani nga Kruja. Që nga mesi i shekullit XVII-të Tirana nisi të zhvillohej dhe në të u ndërtua një pazar i pajisur me zejtari të ndryshme. Po aq të lashta sa edhe vetë qyteti janë edhe dy lagjet , ajo e Mujos dhe e Pazarit, që ndodhen në zonën mes qendrës aktuale dhe rrugës së Elbasanit.Në vitin 1789 nisi të ndërtohej xhamia e Et'hem Beut , në vitin 1830 u ngrit Kulla e Sahatit, në gjysmën e parë të shekullit XIX-të mbi lumin Lanë u ndërtuan dy ura, ajo e Tabakëve dhe ura e Terzijve. Çezmat në Tiranë, megjithëse të pakta, konsideroheshin si diçka e shenjtë. Mund të përmendim këtu kroin e Banes, çezmën e Kroit të Shëngjinit etj.
Shtrirja gjeografike
Tirana ndodhet 110 metra mbi nivelin e detit dhe ka një shtrirje gjeografike në të njëjtin paralel me Napolin, Madridin dhe Stambollin, si dhe në të njëjtin meridian me Budapestin dhe Krakovin. "U themelua për të qenë një qendër modeste shkëmbimesh për një popull bujk, që vuante mungesën e një tregu të afërt", thuhet në buletinin e botuar nga Bashkia e Tiranës në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Ndryshimi pas shpalljes
Po si do të ndryshonte pas vitit 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet me vendim të Kongresit të Lushnjës dhe si u kthye në qendër të jetës politike- shoqërore? Në dokumentet e shkruara të kohës janë fiksuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me planin rregullues të kryeqytetit të ardhshëm dhe godinat që do t'i rezistonin kohës akoma dhe për shumë vite të tjera. Të gjitha të dhënat do të hidheshin në pjesën idilike në një album shkruar nga Osman Myderizi, të cilat vazhdojnë të ruhen ende në një nga regjistrat e seksioneve të Bashkisë së Tiranës.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Tri hipotezat për prejardhjen e emrit të Tiranës

1- “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në
burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë
fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat
nga malet përreth.


2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të
Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj
kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit.
Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop,
(shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.


3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet.
Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej
tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet
1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe
7300 banorë.

Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.

Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.

Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë
nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një
hamam.

Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja.
Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit,
të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe Rrugës së Elbasanit, në
të dy anët e Lanës.Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.

Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.

Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.

Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.

Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.

Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Xhamia në qendër të Tiranës, e
quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu,
i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla
Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan
mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi
Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve
të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928
u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u
ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u
dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.

Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me shpenzimet e
Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakëve dhe Ura e
Terzive, (aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim të
shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i
Panjohur”), është ndërtuar në vitin 1816.

Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV,
para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën
sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 9 Shkurt 1920 nga Kongresi i
Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe përzunë nga Turqia.

Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref
Frashëri. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga “Nana
Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte.
Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka
shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu
shpalli monarkinë.Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të
periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930 me emrin
Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi
“Skënderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.

Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka
Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër
të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita
Hrushov më 1959.

Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise
Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me
rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më 1971.

Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.

Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të tij titullohet “Shqipëria”.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u përurua më
1988. “Piramida” u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e
Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e
banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka
çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe
deri te Sheshi “Skënderbej”, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të
veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një
proces restaurimi i quajtur “Kthim në Identitet”

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Qytetarë Nderi


Individed e meposhtem jane shpallur qytetare nderi te kryeqytetit qe nga shpallja e Tiranes si e tille:

SHEIK SABAH AL AHMAD AL JABAR AL SABAH
George Soros
Haxhi Hafis Sabri Koçi
Kryepeshkopi Anastas Janollatos
Arqipeshkvi Mitropolit Rrok Mirdita
Baba - Reshat Bardhi
Robert Shvarc
Dritëro Agolli
Hysen Kazazi
Sadik Kaceli
Hans Peter Furrer
Shefqet Ndroqi
Ismail Kadare
Azem Hajdari
Osman Kazazi
Wolfgang Schussel
Ibrahim Kodra
Norman Wisdom
Mahatir Bin Mohammed
Nikita Khrushov
Anton Jugov
Konti Galeacio Ciano

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Në fillim të viteve 1600, rreth vendit që sot quhet Ushtari i Panjohur, u
vendosën shtëpitë e para tiranase. Të ardhur nga fshatrat përqark,
banorët zbritën në fushë për të krijuar kështu qytetin e vogël. E
pozicionuar mirë gjeografikisht Tirana nisi të rritej çdo ditë. Të
"huajt" e parë që prekën qytetin, ishin ortodoksit. Ata u vendosën në
qendër të Tiranës nga ish-Mapoja e Madhe apo sot 9-katëshet tek ish-kafe
"Flora" pranë Rrugës së Durrësit. Ortodoksit kanë mbrritur në Tiranë
rrth viteve 1800. Më pas një grup i madh vllehësh u stacionua te Liqeni
Artificial apo të Stani i Gogëve. Këto ishin dy grupimet e para të të
huajve që prekën kryeqytetin. Tentativat e zgjerimit të qytetit të vogël
u dukën jo vetëm me pozitën kyçe gjeo-grafike, por edhe me
zemërgjerësinë e hapjen e dyerve për të gjithë të ardhurit e mëvonshëm.

Dibranët

Kristo Frashëri, historian i vjetër, tregon për Gazetën se dibranët kanë
zbritur në Tiranë që në vitin 1913, pas agresionit serb. Në fakt
historia e dibranëve nis me mbylljen e dyerve në Shqipëri. Mijëra
qytetarë zbrisnin qytet më qytet, duke kërkuar vend për t'u vendosur,
por pas indiferencës së qyteteve të mëdha, si Shkodra e Elbasani,
zbritën në Tiranë. Mëhalla e dibranëve njihet sot zona në të djathtë
Xhamllëkut, ndërsa një pjesë shumë e madhe janë shpërndarë. Prapa
Shkollës së Kuqe ndodhet edhe lagjja e durrsakëve, një tjetër zonë kjo e
populluar me të ardhurit nga qyteti fqinj. Në vitet '40 të shekullit XX, qyteti nisi të ndahej me
"krahina". Ndryshe nga të ardhurit e tjerë, kosovarët kanë zbritur në
Tiranë në vitin 1941. Fisi i Shalëve ka qenë ai që kanë zënë vend më
shumë në lagjet e kryeqytet, si në pjesën para stacionit të trenit.
Mbiemri i tyre lidhej me zanatin që kishin për punimin e shalëve të
kuajve.

Të ardhurit e fundit

Pas vendosjes së diktaturës komuniste, udhëheqësi nisi shpërnguljen e
Labërisë. Pjesa e Tiranës së Re, e papopulluar deri atëherë, u bë qyteza
e jugut. Gjatë 50 viteve të diktaturës në Tiranë vazhdonin të vinin
familje nga jugu i vendit. Vitet '90 dhe lëvizja e lirë e copëtuan
kryeqytetin edhe më shumë. Përveç se ka mëhalla dibranësh e durrsakësh,
ka edhe çamësh, korçarësh, kuksianësh... ndërsa tironasit kanë mbetur pa
mëhallë. Harta e kryeqytetit është zgjeruar me të ardhurit që kanë zënë
"ëmbël" një pjesë shumë të mirë të pronave të vendasve: Bathoren. Në
fillim të viteve '90 Tirana numëronte rreth 250 mijë banorë, ndërsa së
fundmi kryeqyteti është shtuar me 500 mijë banorë më shumë. Kështu nisi të humbë Tirana e vjetër, me 700 dyqanet e Pazarit të Vjetër, me
monumentet e hershme të kulturës, akshihanet, kafenetë, me lagjet dhe
rrugët me kalldrëme e shtëpitë me qerpiç...

--------

Qekan te vjeter llaci fact mer jahu..

Kam kujtu se jan 200 vjecar po qekan ne ma te vjeter..

Interesant..

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons