Nje studim i ri ka treguar se njerëzit tepër të sjellshëm i bëjnë të tjerët
të ndihen keq, për shkak se edhe ata nuk janë të tillë, apo për shkak
se një sjellje të tillë e konsiderojnë manipulueseSjellja e mirë
nuk ju sjell gjithmonë rezultate të mira, thonë psikologët. Edhe pse
është më mirë që të jesh i sjellshëm sesa i pakulturë, sjellja tepër e
mirë duket se është kundër-produktive. Një studim i ri amerikan ka
treguar se sjellja tepër e mirë të tjerët i nervozon sikurse edhe
rrenat.Për këtë shkak, nuk habitë qëndrimi i psikologjisë se
“meshkujve nuk u pëlqejnë vajzat e sjellshme”. Kjo nuk dmth se meshkujt
duan që të trajtohen keq, por se nuk duan që të jenë objekt i një
mirësjelljeje të pafundme. Në fakt, meshkujt vlerësojnë femrat që
caktojnë kufij të caktuar të sjelljes dhe që marrin qëndrim vendimtar
ndaj problemeve jetësore, thonë psikologët.Rëndësi të madhe ka që
ta dimë kur duhet të jemi të sjellshëm, e kur duhet “t’i tregojmë
dhëmbët”, për shkak se, në të kundërtën, lëmë përshtypjen se jemi
kukulla.
Shprehja e dëshirave të qarta Është
parë se njerëzit arrijnë rezultate më të mira kur thonë qartë se çka
duan, për çka kanë nevojë për t’u ndier më mirë në punë. Po ashtu, është
e rëndësishme që të dihet dallimi midis kompromisit 50:50 dhe atij ku
ju duhet që të hiqni dorë nga ndonjë gjë e rëndësishme.
E mira me të mirë, e keqja me të keqeKrahasojeni
mirësinë tuaj me atë të të tjerëve, thonë psikologët. Nëse të tjerët
sillen mirë ndaj jush, atëherë edhe ju kthejeni këtë me të njëjtën
masë. E nëse ju trajtojnë keq, atëherë mirësia juaj është viktimë e
panevojshme dhe është në kundërshtim me interesat tuaja.