Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen zyrtare në internet të Muzeut të Fosileve në Greqi. Me ta klikuar në sfond të shfaqet një këngë shqiptare, e shoqëruar me një tekst ku lartësohet flamuri shqiptar e grekët quhen dështakë.
Faqja grekë është sulmuar sot dhe nëse klikoni në adresën http://www.kerasiamuseum.gr do të shfaqet një flamur shqiptar i dizenjuar në një bluzë të kuqe.
Më poshtë shkruhet “Shikoni sa i bukur është flamuri shqiptar (në anglisht) ..ndërsa përbri shkrimit shfaqet flamuri shqiptar.
Teksti vazhdon me thënien “Jemi një komb, kemi një gjak, ne jemi bijt e shqipes”.
Pastaj në faqen greke të Muzeut të Fosileve është shkruar një tjetër tekst në anglisht, ku hakeri shqiptar thotë: “Unë kurrë nuk do ndalem deri sa ju të digjni flamurin tuaj dhe të puthni flamurin shqiptar! Unë jam nga Shqipëria e Madhe. U frikësuat?!
Në kohën që hapet faqja e hakeruar në sfond shfaqet edhe një këngë shqiptare “Xhamadani vija vija”, një këngë patriotike tepër e njohur, për të cilën hakeri pyet më poshtë: “Më falni se harrova t’ju pyes, a ju pëlqeu kënga? Ju mund ta dëgjoni atë kur të doni. Greqia, dështakja e madhe”, përfundon teksti.
Hakerat shqiptarë më herët kanë sulmuar disa faqe zyrtare serbe, ndërsa tani një gjë e tillë ndodh edhe me ato greke. Po ashtu edhe hakerat serbë janë kundërpërgjigjur me sulmin e faqeve zyrtare në Shqipëri e Kosovë.