Romë, 28 dhjetor, NOA - Për të gjitha ju femra. Ja çfarë parashikon Horoskopi 2012. Gjithçka për dashurinë, punën, shëndetin, shoqëruar edhe me kërkesat e duhura për një vit sa më të mbarë ...
DASHI
(21 mars-20 prill)
A jeni gati për ndryshime radikale për vitin 2012? Saturni kundër, jo vetëm ju ka mundur, por duket se ju ka bërë edhe më të urtë dhe të ndërgjegjshme. Dhe për një shenjë Piter Pani, si e juaja, ky mund të jetë një shok, sidomos në sytë e të tjerëve. Ju e kaluat një pjesë të vitit 2011 në një tërheqje duke reflektuar mbi veten dhe duke zbuluar gjëra të mahnitshme për karakterin tuaj dhe çfarë ju rrethon. Tani viti i ri nis me ide më të mira, do të doni të harxhoni më pak energji (edhe pse kjo prirje nuk ju leverdis) dhe për të bërë hapa në errësirë. Eshtë viti i duhur për të harruar zhgënjimin dhe mosbesimin e së kaluarës. Tani ju jeni një femër e re....
Dashuria
Nëse në vitin 2011 keni ndjerë peshën e disa nga marrëdhënieve dhe përgjegjësitë në dashuri, 2012-a do të rindizte zjarrin e pasionit! Viti fillon i ndrydhur, ndoshta edhe duhet të mendoni për diçka që ka ndodhur vite më parë. Por pranvera vjen për të gjithë dhe sidomos për ju: Stina juaj e lindjes, do ju bëjë çift, edhe ato që janë të vetmuara. Shtatzani, fat dhe një udhëtim i paharruar ...
Puna
Disa tensione deri në prill, kohë kur durimi juaj mëse i njohur dhe instinkti i zjarrtë që keni, do të ndihet sidomos në familje.
Shëndeti
Kujdesuni për kokën dhe shpinën tuaj, pikat ku do provoni dhimbje nga puna vitin e ardhshëm. Vjeshta do jetë plot me ndikime të mira....
Këshilla
Sinqeritet! Me veten dhe me të tjerët. Lëre mënjanë atë që nuk të bën të nxjerrësh energjitë dhe karakterin tënd. Jeto si një femër e vërtetë e shenjës së Dashit!
DEMI
(21 prill-20 maj)
Jupiteri yt i dashur do t’ju shoqërojë edhe për vitin 2012. Rrota e fatit vazhdon të rrotullohet, por këtë vit është e rëndësishme që të tregoni vlerat tuaja të vërteta, sa keni mësuar nga ngjarjet pozitive që kanë ndikuar te ju në muajt e fundit. Përfitoni nga mundësitë e mira, kërkoni gatishmërinë e duhur dhe kështu do të kuptoni edhe karakterin e ngadaltë tuajin! Këtë vit, ata që do të merren me ju do të ballafaqohen jo vetëm një vajzë të ëmbël dhe të dobishme, por veçanërisht me një të vështirë. Me gjithë karakterin shtëpiak tuaj, ju do të shihni gjatë këtij viti mjaft festivale, udhëtime, marrëdhëniet shoqërore të reja dhe aventurat në majat e botës...
Dashuria
Ju me siguri e keni gjetur tashmë shpirtin tuaj binjak dhe njeriun me të cilin do të martoheni vitin që po mbyllet. Përndryshe, do të keni në dispozicion gjysmën e parë të vitit 2012 për ta bërë një gjë të tillë. Viti i ri do nisë mes përkëdhelisë, dëshirave të shkeljes dhe të eksperimentimit. Në mars, mund të qëndroni edhe i vetëm. Por zemrat e trembura dhe të vetmuara, më pas do e kapërcejnë mosbesimin dhe do të goditen nga Cupidi.
Puna
Jupiteri në shenjë deri më 11 qershor, do t'ju japë mjaft kohë për të marrë raste të jashtëzakonshme, veçanërisht nëse ju keni të bëni me artin dhe krijimtarinë. Kultivoni marrëdhënie, takime kyçe për të gjetur të papritura për të punuar dhe studiuar. Nëse paratë i keni patur të pakta për dy vjet, nga qershori do të burojnë, së bashku me përgjegjësi të reja. Jetoni në mënyrë më luksoze.
Shëndeti
Nëse në botë ka një krizë, në universin e Demit vitin 2012 do të mbretërojë paqja dhe qetësia. Bankete bujare dhe kënaqësi non-stop. Më 3 tetor, Saturni shkon kundër tensionit nervor dhe disa do të kenë probleme me tretjen. Asgjë serioze, vetëm një kamomil dhe mjaltë për dimër.
Këshilla
Ti e ke kuptuar tashmë se mbështetja tek vetja Juaj është mënyra më e mirë për të shkuar përpara. Çlirohuni nga peshat dhe mbani atë që keni ndërtuar deri tani. Ju mund të shkoni shumë më shpejt para se mendoni....
BINJAKËT
(21 maj-21 qershor)
Për femrat Binjake, 2012-a do të jetë viti kur do të kthehet shkëlqimi dhe do jetë tronditëse çdo gjë, si një ciklon. Ne ishim duke e pritur këtë! Shumë lëvizje astrale dhe emocione. Nëse muajt e parë të vitit do të vazhdoni të ndiheni pa humor dhe kapriçoze, prisni me qetësi dhe rezistoni. Jupiteri do ju dhurojë një verë me erërat e saj të dashurisë dhe fat për të ndryshuar rrjedhën e gjërave. Përfundimisht. Ju takoni njerëz e fatit, ndryshim qyteti, ëndrrat janë realizuar, përgjigje nga qielli, të holla, admirues. Dhe ju do fluturoni nga gëzimi ...
Dashuria
Ritëm e emocione të vazhdueshme, por një Binjakët nuk mund të bëjë më shumë se kaq. Një ditë do ju duan, tjetrën edhe mund t’ju urrejnë. Viti 2012 ju sjell dashuritë që prisnit, por edhe shkurtimet e nevojshme. Largohuni nga ata që janë shumë egoistë, ose janë të lidhur shumë, pranoni vetëm të sinqertët dhe pozitivët. Udhëtim marramendës apo flirtime rreth 18 Qershorit. Thuajini Po lidhjeve me njerëzit e rinj.
Puna
Edhe në punë, që nga viti i kaluar vazhdoni të tregoni përkushtim dhe përgjegjësi. Do të duan t’ju vënë në provë. Kush ju mendonte mendjelehtë, duhet t’ju kërkojë të falur. Do të jeni e kërkuar nga të gjithë dhe të gatshme për kthesa të papritura deri në 2013-n.
Shëndeti
Energji në muajt e parë të vitit. Alergjia do të jetë e mundur, çrregullime sezonale dhe pagjumësi për shkak të teprive (netë jashtë psh). Duhet të gjeni një vend apo aktivitet që do t'ju ndihmojë të relaksoheni. Duhet të kujdeset për çdo gjë tjetër.
Këshilla
Luaj me rrezikun. Mbylle derën dhe ajo do ju hapet papritur. 2012-a do të jetë një vit i dyerve të hapura ...
GAFORRJA
(22 qeshor-22 korrik)
Me shumë përpjekje, pak nga pak jeni duke marrë atë që ju mori një kohë të gjatë. Dhe sapo të arrijë vjeshta, nuk do t’u besoni syve tuaj. Viti 2012, mund të jetë viti i vërtetë i përfundimit të një gjithësie për ju dhe zbulimit të një botë të re. Dëshirë për të ndryshuar dhe për të kapërcyer blloqe të caktuara që nuk ju kanë bërë të lumtur në të kaluarën. Urani ju ndihmon të përmbysni zakonet, të ndryshoni jetën tuaj dhe të mos ktheheni përsëri mbrapsht. Çfarë fitore për një nostalgjik si ju!
Dashuria
Saturni nis të largohet dhe mund të shihni fusha të ëmbla të shtruara para jush ... Këtë vit nuk do të jeni në gjendje për të fshehur atë që je në të vërtetë dhe në disa mënyra e keni vështirë për ta shfaqur.... anën tuaj të ndjeshme, duke mundur të shfaqni të gjithë ëmbëlsinë juaj. Eshtë koha për të gjetur dikë të gatshëm që t’ju japë atë që meritoni (nën një qiell të bukur të hënave të gushtit dhe në fund të vitit).
Puna
Fjalëkalimi: Eksperimentoni! Merrni shembull nga një mik ose shokët e Ujorit dhe Akrepit, ekspertë në revolucione. Çdo ndryshim sjell fat dhe prosperitet. Merrni përparësi në muajt e parë të vitit, veçanërisht në qoftë se ju doni të bëni kërkesa dhe të merrni diçka përsipër që nuk e kishit guximin për ta bërë më parë. Puna shkon me velat tuaja.
Shëndeti
Paqja e brendshme e këtij viti do të ndihmojë gjithashtu edhe trupin. Shqetësimet që keni, do kalojnë me lehtësi më të madhe. Edhe sëmundjet klasike të sezonit, kujdes nga gastritet dhe dhimbjet nervore të shpinës.
Këshilla
Ju keni një tendencë për të jetuar me lumturi dhe stres-pozitiv, çdo ngjarje. Këtë vit, do të përpiqeni për t'u çlodhur dhe të gëzoni të mirat që ju vijnë.
LUANI
(23 korrik-23 gusht)
E dashur Luaneshë, 2012-a është një fillim i madh, por ju mbani dyshimet e zakonshme në lidhje me fatin e tij. Diçka që nuk do ju kthehet. Keni shpenzuar gjithçka në rroba dhe udhëtime për të gjetur veten? Ka pasur ndonjë kafaz të mbyllur, ku ju mbajtën në 2011-n? Mos u dekurajoni, viti i ri do ju bëjë të kuptoni më mirë se si mund të jeni më të pavarur (dhe më pak ekstremë). Testet janë forca tuaj, dhe me ardhjen e pranverës filloni të arsyetoni dhe gjatë verës, do të ndiheni i s çliruar. Raste, pasione dhe ndryshime epokale.
Dashuria
Ajo që quhet dashuri ... edhe në qoftë se ndonjëherë për ju është konkurrueshmëri! Muajve të parë të vitit dikush mund t’ju mbajë të pushtuar, si të jeni në ndonjë luftë. Pastaj ju mund të filloni të ndryshoni idetë në lidhje me ndjenjat. Do ju mbërrijnë netë të nxehta nën qiellin e qershorit, magnetizëm, duke nisur nga sekretet e panjohura dhe përshëndetje tifozërie në ditën para dasmës tuaj ..., por edhe vetëdija, ndërmjetësimi dhe besnikëria, i bëjnë mirë dashurisë (gjëra që bëhen të mundura në shtator).
Puna
Vitin e kaluar ju mund të keni patur disa ambicie të gabuara. Por në qershor 2012, Jupiteri hyn në fushën e suksesit dhe shpërblimet do të vijnë të vërtet nga larg, kur kujtonit se i keni humbur. Duhet të gjeni siguritë e humbura që mund të sjellin disa akrobaci për shkak të nxitimit për të arritur atje. Në nëntor, Saturni do t'ju ndihmojë të prisni degët e vdekura. Shpluhurosuni dhe vlerat tuaja do të njihen.
Shëndeti
Një luaneshë është një pasqyrë kur ajo buzëqesh. Ekuilibri mes mirëqenies së brendshme dhe të jashtme, për ju këtë vit do të ketë një rëndësi të madhe. Nuk e teproni si zakonisht mes dietës dhe palestrës, çelësi për të kthyer bilancin e të menduarit.
Këshilla
Përpiquni të jeni në gjendje për të bërë diçka që ju bën të ndiheni sipër aftësive tuaja. A do t’i fitoni sfidat? Yjet vënë bast për ju në 2012-n!
VIRGJËRESHA
(24 gusht-23 shtator)
2012 për ju është viti i angazhimit si ju pëlqen, duke punuar shumë dhe gjithmonë e gatshme të merrni përgjegjësitë tuaja. Shqetësimet tipike të karakterit tuaj do të shkojnë në sfond në krahasim me energjinë me të cilën të përballeni me të gjithë. Marsi në shenjë deri më 3 korrik bën të arrini qëllimet tuaja, zgjidhjet e çështjeve, të gjeni punë, të kaloni provimet dhe të siguroni gjërat që ju duhen. Dhe të gjitha me veten! Ju do të keni një zë të brendshëm që ju sugjeron përgjigjet dhe ju ndihmon për të kapërcyer çdo gjykim. Asnjë ngjarje shqetësuese, por një rritje e ngadaltë dhe konstruktive. Çfarë doni më shumë për një vit? Thesari vjen në vjeshtë...
Dashuria
Konfuzion, konfuzion, thotë një këngë. Në 2012-n, do të vazhdoni me kontradiktat e karakterit tuaj: duhet të jeni vetëm me një dëshirë për të ndërtuar, takuar njerëz të rinj, dëshirë për të jetuar. Sa pasiguri!Pasioni nuk do të dështojë sidomos në pranverë, një kohë kur ju më në fund ndjeheni se vërtet kuptoheni nga dikush. Tundimin e marrëdhënieve në internet, e keni gjithmonë në qoshe ... kujdes të mos e ngatërroni me realitetin, i cili është i afërt me ju dhe me surpriza të mira madje.
Puna
Vullnet nuk do të humbasë as këtë vit, por kurrë nuk të çuditeni nga të papriturat e Jupiterit dhe Mërkurit. Ju do të dëshironi të bëni më shumë dhe për të marrë një vend të lakmuar, kjo vlen edhe për disa virgjëresha të lëna në hije. 2012-a është viti i duhur për të rritur shpejtësinë.
Shëndeti
Gjashtë muajt e parë të 2012-s, më këmbë ju mban një energji e lartë. Ju keni asnjë justifikim për shmangien sportive. Dhe sëmundjet do jenë pasagjere për ju. Relax tani dhe mos u ngutni gjatë vjeshtës. Kujdes sytë. Ktheheni stresin në pozitiv.
Këshilla
Sfidoni karakterin tuaj, duke u përpjekur të jetoni si një protagonist. Duke qenë në qendër të vëmendjes, do të donit shumë....
PESHORJA
(24 shtator-22 tetor)
Viti 2011 nuk ishte për t’u kujtuar prej jush. Saturni dhe sprovat e tij në vazhdim, mund t’ju kenë bërë më të lodhur. Dhe tani ju doni të shihni rezultatet e të gjitha përpjekjeve tuaja. Në fund, 2012-a ju ruan energjinë, ju keni nevojë për të gjitha burimet tuaja mendore dhe fizike për të përfunduar planin e madhe të yjeve. Vazhdoni ta kryeni atë, sepse në fund, do shihni qëllimin! Ju nuk jeni më ajo që ishte më parë, ndoshta do keni partnerë të rinj, miq, partnerë, vende pune. Ju keni bërë revolucion dhe tani ju jeni gati për të jetuar me të ardhurat e tij.
Dashuria
Fati mund t’ju vijë në shpëtim. A keni ndryshuar partner? Keni qenë gati për ta bërë? Në vitin 2012, është radha e krasitjes së degëve të thara. Për t'u kthyer të ndiheni më të lehta pasi ju keni hequr qafe peshën e panevojshme! Ju nuk merrni lehtë vendime, por yjet këtë vit ju bëjnë bërë thirrje për këtë. Merrni hapësira të lira. Kryesisht mes qershorit dhe gushtit.
Puna
Përgjegjësi! Asnjë femër peshore nuk i ka realizuar plotësisht detyrat që i janë ngarkuar në muajt e fundit. Në pjesën e parë të kërkimit të vazhdueshëm për ekuilibër, mes shtëpisë, punës dhe dashurisë, jeta profesionale duket të mbizotërojë mbi të tjerat ... por në tetor perdet e saj duken të rënda. Saturni rritet dhe përgatit një çadër ku sipër saj do të bjerë një shi parash dhe kënaqësia do të bëjë të thuash: "Unë kam të drejtë për të." Mbroje veten nga thashethemet në shtator.
Shëndeti
Shumë përgjegjësi mund të shkaktojë probleme të kockave, qafës apo dhimbje mesi. Duhet që të ndaleni në kërkimin e paqes së brendshme dhe trupit do të përfitojë prej saj. Trajtime bukurie janë në favor, sidomos në vjeshtë.
Këshilla
2012-ën, jetojeni sikur keni qenë në një vallëzim tango. Në fillim ju ndjeheni pak të lirshëm, por me anë të praktikës, ju do ta bëni atë me sytë mbyllur. Një kulm i emocioneve....
AKREPI
(23 tetor-22 nëntor)
Akrepa të dashur, i gjithë vitit 2012 tashmë është një mrekulli. Në qershor, i jepet fund kundërshtimit të Jupiterit, i cili të pengoi ty të kuptoje shumë gjëra dhe të shkoje drejt asaj që shpresoje. A ndjeheni të pakënaqur, të pashpresë dhe pa dëshirë? Asgjë nuk duket të ketë një logjikë? Yjet do të vazhdojnë të kërkojnë forcë, dhe ju duhet të pranoni se nuk ka shenja të tjera që atyre mund t’u rezistoni më mirë se ju. Çmimi vjen në tetor, kur hyn në shenjën tuaj Saturni i madh, planeti i stabilitetit dhe i rritjes, i aftë për të ndryshuar jetën tuaj për mirë dhe ju korrni kredi për vitin e ardhshëm.
Dashuria
Akrepi, Dashuria dhe vuajtjet e tij! A jeni gati për të hedhur dritë mbi atë që ju duhet? 2012-a ju pyet për durim dhe kurajo, veçanërisht në qoftë se dikush do të bëjë që ju të zemëroheni në muajt e verës. Dëshira për të eksperimentuar është pjesë e juaja, mund të jetë viti i duhur për udhëtim të gjatë që ju e keni ëndërruar gjithmonë. Nevoja për të shpëtuar dhe do të jetë një lloj aventure. Ju lutemi të mësojnë nga aventurat tuaja në vjeshtë.
Puna
Racionalitet apo instinkt? Në jetën e profesionale ju do të ndiheni të ndarë midis asaj që ju doni dhe çfarë ju ofrohet me siguri. Disa herë vitin e kaluar keni ndjerë nevojën për të ndryshuar drejtimin dhe shtrembëroni zgjedhjet tuaja. Stresi dhe pakënaqësia vazhdojnë edhe në muajt e parë të vitit, por është koha për të filluar përgatitjet për përparim të madh. Besoni mbi veten, vendosni projekte të reja, studimet, deri më sot, të angazhuar. Do jeni më e vendosur se kurrë.
Shëndeti
Lodhje dhe rigjenerim, feniksi që është në ju, shfaqet jashtë. Stresi do të përgjojë trupin, mendjen tuaj dhe kyçet. Pas verës, dëshirë për rinovim, ndryshim dhe spiritualitet. Shikoni dhe nevojën për të shkarkuar tensionet.
Këshilla
Kapërceni çdo tendencë për të parë çdo gjë zi. Për gjërat më të mira që ju duhet të dini se si të prisni. Saturni mori 25 vjet kohë për t’u kthyer në shenjën tuaj dhe do t'ju ndihmojë të qartësuar idetë.
SHIGJETARI
(23 nëntor-21 dhjetor)
Pavarësisht nga parashikimet astrale, Shigjetari gjithnjë ndeshet me të ardhmen plot optimizëm. Dhe 2012-a do të fillojë vetëm me një valë entuziazmi! Mos prisni të hidheni në krahët e udhëtimeve dhe aventurave që ju presin në këtë vit më shumë se kurrë, dhe yjet do ju sfidojnë për t’ju mbajtur lart humorin. Lëreni mënjanë apatinë dhe zbrazëtinë. Shigjetaret që kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm në kohët e fundit, në dashuri apo në punë, zhvillojnë një vetëdije të re të brendshme. Merr përparësi kjo gjysmën e parë të vitit, ndërsa në vjeshtë Jupiteri hyn në opozitë, por deri atëherë ju do të keni ndryshuar tashmë shumë gjëra për mirë.
Dashuria
Era e pasionit dhe e ndryshimeve të mëdha! Dikush shkoi për të jetuar me të, dikush martohet ... Keni bërë një zgjedhje sidomos duke pasur parasysh natyrën e papritur e të pavarur tuaj dhe të lirë. Ndoshta ju keni gjetur më në fund një person që nuk e kufizon lirinë tuaj dhe nëse jeni ende duke u përpjekur për të kaluar në mes të një flirti në një tjetër, përjetojeni siç ju pëlqen. Ju gjithmonë do të josheni nga pista të dyfishta, kërkimi i emocioneve të reja dhe të shpëtoni nga rutina ... bëjini ballë tundimit.
Puna
Pozitat mund t’i rifitoni, ka hapësira të reja! Nevojë për të vepruar, për të marrë diçka që ju vërtitet në kokë për disa kohë ... mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja, por para se të lëvizni, hetoni terrenin, shkruani strategjinë, të gjeni dikë që mund t’ju ndihmojë, hedhja në errësirë mund të jetë e rrezikshme. Jupiteri dhe Marsi mund të bëjë që të humbni nervat dhe ekuilibrat dhe të shpenzojnë të gjitha kursimet tuaja në shopping. Qershori është kritik, por në shtator hapen horizonte të reja.
Shëndeti
Këtë vit do të jeni në frontin e vendimeve të rëndësishme dhe ekuilibri psiko-fizik tuaj mund të ndikohet. Çmenduri, paqëndrueshmëri, eksese. Gjej mirëqenien në hapësira të hapura dhe në mes të natyrës!
Këshilla
Përqendrim dhe sytë në portofol! Aventurat e 2012-s do të kërkojnë një plan të caktuar dhe të gjitha energjitë tuaja.
BRICJAPI
(22 dhjetor-20 janar)
Sa ju është dashur që të luftoni në dy vitet e fundit? Tashmë ju mendoni ndryshe nga vjeshta e kaluar, gjërat janë më të mira dhe mrekullia duket se ka mbërritur. Humori ju mban! Pjesa e bukurisë në vitin 2012, është vazhdimi i korrjes së fryteve të punës tuaj me favor nga Jupiteri, Marsi dhe Saturni. Edhe një karakter i vështirë si ju duhet të mendojë përsëri: ndryshimi është i mundur dhe këtë vit ju mund të përfundoni atë që keni lënë në mes të 2011-s. Ju jeni protagonist deri në qershor, pastaj ktheheni prapa skenave ...
Dashuria
Dritat e buta dhe ndjenjat nga serialet TV do të plotësojnë vitin tuaj. Mund të takosh personin e ëndrrave të tua, atëherë kur as e pret një gjë të tillë. Ju do të keni përshtypjen se është gjithmonë pranverë, dhe bini në dashuri me dëshirën për përkushtimin e kohës për ata që ju duan. Çfarë zbulimi i madh për një qen të punës si ju! Raporte pak të ngurta deri në prill. Por vera do ju bëjë të jeni më e lirshme. Do të kuptoni një të vërtetë të madhe: Duhen dëgjuar njerëzit që ke pranë.
Puna
Vitit 2011 ka frenuar ambiciet tuaja dhe minuar vetë veten tuaj, por tani e tutje, kjo tendencë zhduket. Gjashtë muajt e parë të vitit, ju do marshoni me shpejtësi të plotë drejt një roli të ri, realizimin e një projekti afat-gjatë. Ju jeni mbretëresha e angazhimit dhe detyrave, atë që ju bëni, është se kush jeni. Nevoja për siguri, dhe gjithashtu për të siguruar stabilitetin në kohë krizash, janë shenjë se investon më shumë se kushdo për të ardhmen. Bravo!
Shëndeti
Lamtumirë dobësi, një valë e re e energjisë do ju karakterizojë, sidomos gjysmën e parë të vitit. Intoleranca e kaluar, tani mbetet vetëm në kujtesë, do të jetë më e lehtë për t'u çlodhur. Forconi kockat!
Këshilla
Mbështetja e yjeve nuk është e mjaftueshme, ju duhet rezistencë dhe duhet të mësoni për të shijuar jetën.
UJORI
(21 janar-19 shkurt)
Pas dy vjetësh ndryshime të thella, edhe në 2012-n kjo nuk do jetë e mjaftueshme akoma ... do të vazhdojë të ketë prej jush një oreks për rinovimin, eksplorimin dhe revolucionin. Ju duhet t’i hidhni të gjitha larg e të ndiheni e gjallë! Viti i ri do të sjellë edhe disa dyshime, të cilat në vjeshtë fillojnë nga zeroja, por pa e ditur destinacionin. Për fat të mirë, yjet dhe njerëzit që ju duan, do t'ju ndihmojë të mbani këmbët tuaja në terren dhe t’u vendosni teprimeve limit. Investoni në veten tuaj dhe kjo po që me të vërtetë ka rëndësi. Ky vit ju premton një takim me mjedise stimuluese dhe njerëz që do ju bëjnë të rizbuloni kënaqësinë, duke ju bërë të harroni hallet e kohëve të fundit.
Dashuria
Jeta e çiftit do të udhëtojë paralelisht me dëshirën për liri! Viti i ri fillon me dëshirën për të dashur partnerin tuaj ndonjëherë, por Venusi në verë mund të sillte një takim të papritur, nëse ju jeni e vetme por edhe në çifte. Nëse ju keni një histori të qëndrueshme, megjithatë, nuk duhet të merrni rreziqe përsipër, në thelb pothuajse të gjitha shkeljet e Ujorit janë mendore! Në 2012-n, megjithatë, do të merrni një mësim të madh: edhe me të njëjtin person, ju mund të përjetoni një perspektivë të re emocionuese.
Puna
Pasiguri, ulje-ngritje, por edhe mundësi të mira, sidomos në kohën e verës, kur provat, por edhe shpërblimet do të shumëfishohen. Në tetor, Saturni hyn në kuadraturë, dhe t'ju mbushë me pyetje. Prano gjithçka që ju jepet, transfertat përfshirë.
Shëndeti
Pas ajrit tuaj të qetë dhe të qetë ... fshihen nerva të gatshëm të hidhen përpjetë në çdo moment! Muajve të parë të vitit do keni stres emocional, netë pa gjumë për shkak të mendimeve që ju rrotullohen në mendje. Nga qershori, do nisni për të gjetur paqen, t’i shkëputni telat dhe të filloni të punoni jashtë.
Këshilla
Kaosi ndonjëherë është forcë krijuese, por këtë vit juve do ju duhet më shumë saktësi. Bëni listën tuaj të prioriteteve dhe trajtojini me kujdes ato.
PESHQIT
(20 shkurt-20 mars)
Peshq të dashur, këtë vit ju mund të ndiheni vërtet me fat dhe të ndjeheni e qenë se keni lindur nën një yll me fat. Lëvizjet e bukura planetare do të përfshijnë jetën tuaj deri në vitin 2015. Dhe lajmi i mirë vjen shpejt: nga shkurti, kur Neptuni hyn në shenjë, i cili mban një peshë në spiritualitetin e krijimtarisë, do nis ndryshimet në ju. Nëse keni qenë të humbur, më në fund gjeni veten dhe të dukeni më të pjekura dhe të orientuara drejt së ardhmes. Deri në korrik, lufta me Marsin në Virgjëreshë dhe planetin e dashurisë ju bën tërheqës, por pastaj keni një pikë kthese nga gushti. Ju do të gjeni fuqinë dhe forcën e një magjie rock.
Dashuria
Dashuri dashuri dhe shumë dashuri. Këtë vit do të jetë e e domosdoshme për ju. Një shtëpi ëndërr ... Edhe nëse tekat e Venusit do ushqejnë diskutime, do t’ju bëjnë të ndjeheni të gjykuar nga njerëzit që ju zgjidhni. Viti 2012 shënon fillimin e udhëtimit tuaj të brendshëm, është koha për të gjetur atë që janë nevojat tuaja të zemrës. Ndjeshmëria tuaj proverbiale do t'ju udhëheqë, duke e vënë atë në lëvizje, veçanërisht midis janar, shkurt dhe gusht, kur fati do të trokasë në derën tuaj.
Puna
Si një lëvizje! Jupiteri vazhdon në favor, edhe pse disa ankthe ju shoqërojnë ende. Jini e durueshme dhe mos i hidhni poshtë të gjitha deri në muajt e parë të vitit, ju po ndërtoni të ardhmen tuaj dhe ju do të shihni frytet gjatë verës. Çdo sakrificë do të shpërblehet.
Shëndeti
Me kaq planete në lëvizje, do të ndikoheni lehtë nga stresi. Ju keni hyrë në 2011-n me vështirësi të mëdha dhe Marsi në Virgjëreshë vazhdon t’ju bëjë që ju të shqetësoheni dhe të keni një stomak të përzier. Duhet të bëni çdo përpjekje për të gjetur kohë për veten tuaj, sidomos në mes të majit dhe korrikut.
Këshilla
Përkushtim dhe vendosmëri. Përdorni zbutësin e karakterit tuaj, larg stresit, shpërndajini konfliktet, për të sjellë harmoni në botën tuaj....