Forumi Kuq E Zi
 Si mund të nxisim leximin e librit???  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Si mund të nxisim leximin e librit???  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Si mund të nxisim leximin e librit???  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Si mund të nxisim leximin e librit???  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Tiranë – Shkrimtarë të ndryshëm dhe njerëz të letrave i propozuan ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi disa politika që duhen ndërmarrë për nxitjen e leximit.

Në një takim të zhvilluar dje në Bibliotekën Kombëtare, Bumçi u shpreh se financimet për librin zënë 20 % të buxhetit të kulturës, ose 15 deri në 20 milion lekë të reja.

I pranishëm në takim, shkrimtari Zija Çela tha se MTKRS duhet të blej disa shërbime për të nxitur leximin, por e rëndësishme sipas tij është dhe iniciativa privat e shkrimtarëve. “Kërkojmë lexues, por një plag tjetër është që kemi blerës, por që s’janë lexues”, tha Zija Çela.

Sipas Çelës, në një shoqëri të tregut privat për disa libra edhe nga ana e medias bëhet shumë zhurmës, ndërkohë që libra të tjerë futen në “burg” nga mungesa e qarkullimit nëpër librari, gjë që e bën librin jo efiçent. “MTKRS duhet të zhvillojë mekanizma që ta orjentojnë lexuesin drejt vlerave të vërteta dhe jo drejt zhurmave sezonale”, tha ai.

Lidhur me propozimet e bëra, ndryshe e shtroi problemin pedagogia Dhurata Shehri duke ngritur pyetjen se si mund të nxitet leximi kur nuk ka statistika se sa lexohet, çfarë lexohet, cilat grupmosha, etj.

“Propozimi im inicimi i një studimi i cili nga një anketim të kthehet më pas në një diskutim lidhur me të dhënat për të kuptuar cila letërsi preferohet, cilat tema, autorët, etj”, tha Shehri.

Mungesa e bashkëpunimit të MTKRS-së me Ministrinë e Arsimit është problemi tjetër që Shehri ngriti, nisur nga të dhënat se nxënësit kanë jo më shumë se 6 libra jashtëshkollor të detyrueshëm për të lexuar. “Politikat arsimore kanë çuar në këto të dhëna dhe duhen bërë politika të përbashkëta pasi edukata e leximit merret në shkollë”, tha Dhurata Shehri.

Gjatë takimit, ku shkrimtarë të ndryshëm shprehën problemet e tyre, u fol edhe në lidhje me mungesën e një rrjeti revistash apo gazetash letrare, mungesa e librit në rrethe, mungesa e librarive të mëdha ne vend, mungesa e një katalogu të librave që botohen, etj.

Shkrimtari dhe përkthyesi Agron Tufa tha se rrjeti letrat i revistave apo gazetave do të sillte një peizazh të tendencave letrare dhe se dinamizmi i leximit nuk mund të mendohet pa një rrjet të tillë.

Nga ana tjetër shkrimtari dhe dramaturgu Stefan Çapaliku u shpreh në lidhje me fondin e ndryshueshëm nga viti në vit të MTKRS-së për librin dhe nuk ka asnjë arsye për këtë.

Sipas disa statistikave të bëra publike nga MTKRS, shpenzimet për librin për vitin 2006 janë 17.349.800 lekë, për vitin 2007 janë 10.000.000 lekë, për vitin 2008 janë 20.485.000 lekë, për vitin 2009 janë 18.937.000 lekë.

Viti 2010 shënon dhe vitin kur janë bërë dhe shpenzimet më të mëdha, 38.273.034 lekë, ndërkohë që gjatë vitit 2011 janë shpenzuar vetëm 3.307.000 lekë. Mbështetja totale e MTKRS për librin që prej vitit 2006 është 108.351.834 lekë. Të pranishëm në takim ishim edhe shkrimtarë si Bardhyl Londo, Viktor Canosinaj, Edmond Tupe, etj.

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
shum interesante e vertet esht qe cdo dit me shum te rinjt o pertojn te lexoj...ka edhe nga ato dembela(si puna ime)qe e lexojn nje liber me an te internetit pasi u duket me i shpejt e me i kendshem

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons