Vihet re një zvogëlim me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Numri i pjesëtarëve të një familjeje, krahasuar me Censusin e vitit 2001, ka pësuar rënie. Sot një familje ka mesatarisht 3.8 persona, ndërsa 10 vjet më parë ky tregues ishte 4.2. Kukësi është qyteti me familjet më të mëdha.Në Shqipëri, në dhjetë vitet e fundit popullsia është zvogëluar. Pas regjistrimit të fundit të kryer rezulton se në vend jetojnë 2.831. 741 banorë, ndërsa në vitin 2001 numri i tyre zyrtarisht ishte 3. 069. 275 banorë.
Vihet re një zvogëlim me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Numri i pjesëtarëve të një familjeje, krahasuar me Censusin e vitit 2001, ka pësuar rënie. Sot një familje ka mesatarisht 3.8 persona, ndërsa 10 vjet më parë ky tregues ishte 4.2. Kukësi është qyteti me familjet më të mëdha.
Mesatarisht një e tillë ka 4.6 persona. Ndërsa familjet më të vogla janë në Korçë dhe Gjirokastër, me nga 3.3 pjesëtarë mesatarisht. Sa u përket të dhënave për banesat, kemi një rritje me rreth 300 mijë të tilla dhe një rritje me 37%. Qëllimi kryesor i censusit të popullsisë dhe banesave është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend.
Kukësi është qyteti më i vogël në Shqipëri. Ai ka 29 046 banorë. Pas tij vjen Gjirokastra, me 37 610 banorë. Ndonëse dihet që Tirana ka numrin më të lartë të banorëve, edhe në nivel qarku nuk i kalon 763 634 banorët. Megjithatë, dhjetëra familje raportojnë se nuk janë regjistruar.
Vlora ka numrin më të vogël të banesave të banuara. Në rreth 52.4% të tyre jetojnë qytetarë, ndërsa pjesa tjetër është bosh. Elbasani është qyteti që ka numrin më të madh të banesave ku jetojnë qytetarë, në nivelin 73.6%. Pas tij renditet Shkodra, Tirana e Korça.
Numri i ndërtesave është 686 405. Krahasuar me vitin 2001 kemi një rritje me 34%. Sa u përket ndërtesave, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të ulët të ndërtimeve, me rreth 3500 të tilla për një hark kohor prej 10 vjetësh.
Mesatarisht, për një km katror në Shqipëri ka 98.5 persona. Dendësinë më të lartë e ka Tirana me përkatësisht 10 533 banorë për km2. Qyteti me dendësi më të ulët është Leskoviku, me 1.8 banor për metër katror.
Dibra është qyteti që ka numrin më të lartë të meshkujve për 100 femra. Në tabelë sqarohet se 103.1 është koeficienti i meshkujve në këtë qytet. Ai renditet i pari me numrin më të lartë të burrave. Pas tij vjen Vlora, Durrësi përkatësisht me 101.1 meshkuj dhe Kukësi me 100.9.