Në Bavari është hapur kisha e cila është e krijuar e tëra nga akulli dhe bora. Kisha e akullt në Bavari është krijuar në njëqindvjetorin e ndërtimit të kishës së parë të akullt, të cilën e kishin punuar banorët lokalë.
Kisha e pazakontë gjendet në Mitterfirmainsreut afër kufirit me Çekinë. Është e gjatë më shumë se 20 metra, ndërsa kambana e kishës gjendet në lartësi prej tetë metrash.
Për ndërtimin e saj janë përdorur 1400 metra katrorë borë. Ndërsa, është e ndriçuar me ngjyrë të kaltër.
Paraardhësit e banorëve lokalë e kishin ndërtuar kishën e parë prej borës më 1911. Këtë e kishin bërë në shenjë pakënaqësie pasi nuk kishte kishë në fshatin e tyre.