Facebook po kërkon tu marrë gjithçka njerëzve. Rrjeti social më i madh në botë po mendon që të vjedhë edhe çastet e fundit të jetës me anë të një aplikacioni që lejon publikimin e një mesazhi edhe pas vdekjes.
Shumë persona e konsideruan si virus një gjë të tillë por Facebook duket se nuk njeh “kufij”.
Nëse aktivizoni aplikacionin “If I Die”, shqip “Nëse vdes” mund të lini një mesazh i cili do të publikohet pasi të jeni larguar nga kjo botë. Pas aktivizimit Facebook do të ju jap opsionin të zgjidhni se çfarë mesazhi dëshironi të lëni, tekst apo video.
Pasi të lini mesazhin, tre miq tuaj pasi të konfirmojnë vdekjen, mesazhi do publikohet.