Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, e ka privilegjin që është zyrtari i fundit, i cili me para të buxhetit të Kosovës ka blerë veturë zyrtare të tipit “Mercedes”. Kjo për faktin se gjiganti gjerman dhe botëror i automobilave “Mercedes” ka vendosur që prej muajit të ardhshëm mos t’i shesë vetura Qeverisë së Kosovës.
Benzi një vendim të tillë e ka marrë për faktin se Kosova ka një nivel të lartë të korrupsionit, gjë të cilën e konfirmon edhe “Transparency International”.
Kjo do të thotë se përfaqësuesit e autorizuar të Mercedesit” në Kosovë nuk mund t’iu shesin vetura institucioneve të Kosovës, nëse këto të fundit shpallin tenderë publikë për blerje të veturave të këtilla